Ftesa e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, është shndërruar në temë diskutimesh në Kosovë dhe në Serbi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se pret njohje të ndërsjellë nga procesi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe se takimi në Shtëpinë e Bardhë është mundësi e artë që nuk duhet shmangur.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik, tha se qeveria e tij i ka të përcaktuara parimet mbi të cilat mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë.
“Së pari: integriteti territorial është i panegociueshëm. Unë nuk kam mandat të hap këtë temë në procesin e dialogut. Së dyti: karakteri unitar i shtetit të Kosovës. Unë po ashtu, nuk kam mandat të bisedoj për këtë çështje. Së treti: marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Objektiva jonë është njohja reciproke, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk na kanë njohur, anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe shfuqizimi i rezolutës 1244″, tha ai.
Vuçiç: Me kushte të tilla, përfaqësuesit e Kosovës më mirë të mos vijnë fare në takim.
Në Beograd, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se kushtet e tilla të kryeministrit Hoti, janë të papranueshme për Serbinë.
“Ekzistojnë pesë kushte, pesë gjëra për të cilat Avudllah Hoti ka folur sot dhe të gjitha, të pestat janë të papranueshme për ne. Nëse është kjo platforma me të cilën Hoti do të vijë në bisedime, Hoti apo Thaçi, cilido, sepse ne nuk përzihemi në zgjedhjet e tyre, njerëz më mirë mos ejani askund”, tha ai duke nënvizuar se nuk e di se çfarë çështjesh do të shtrohen në tryezën e bisedimeve.
“Serbia është e vogël që ta komandojë Shtëpinë e Bardhë, mirëpo është mjaft e madhe që të guxojë të tregojë se cilat janë qëllimet dhe interesat e saj dhe se çfarë qëllimesh mundet, dëshiron dhe duhet t’i mbrojë”.
Kosova pa bashkërendim ndërmjet pushtetit dhe opozitës
Kryeministri Hoti, ka ftuar ndërkaq udhëheqësit e partive politike në vend për një takim të enjten me qëllim që të bashkërendimit të qëndrimeve në procesin e bisedimeve me Serbinë.
Takimi është refuzuar tashmë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga lëvizja Vetëvendosje.
Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që drejton lëvizjen Vetëvendosje tha se “dialogu duhet të udhëhiqet nga përfaqësues legal dhe legjitim e jo nga këta që kanë kontrabanduar pushtetin duke rrëzuar qeverinë e mirë dhe demokratike të zgjedhur nga populli. Prandaj, zgjedhjet janë të domosdoshme dhe të pashmangshme për një qeveri legjitime e kredibile të dialogoj dhe të arrij një marrëveshje të qëndrueshme e afatgjate”.
Komentet e tij u bënë nëpërmjet një njoftimi të lëvizjes Vetëvendosje pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i cili në ditën e dytë të vizitës u takua më përfaqësues të partive politike.
“E vazhdova ditën e dytë me një diskutim përmbajtjesor dhe shumë të mirë me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flas me një zë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për popujt e përfshirë”, shkroi zoti Lajcak në rrjetin social twitter.
Kryesia e parlamentit të Kosovës, kërkoi të mërkurën ndërkaq nga kryeministri Hoti të raportojë në një seancë të posaçme lidhur me bisedimet me Serbinë. Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, tha pas mbledhjes së kryesisë se një gjë e tillë duhet të ndodhë para 27 qershorit.
“Me vendim unanim të anëtarëve unë do t’i drejtohem kryeministrit që ai t’i raportojë kuvendit para se të niset për në Washington duke pasur parasysh rëndësinë e qasjes së dialogut dhe rolin mbikëqyrës që ka kuvendi e po ashtu detyrimin që e ka qeveria që t’i raportojë kuvendit për çështje të politikës së jashtme”, tha zonja Osmani.
Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, përkon më ripërtëritjen e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për rifillimin e bisedimeve të pezulluara që në vjeshtën e vitit 2018.
Nuk ka ndonjë bashkërendim në mes të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për këtë proces, por vëzhguesit thonë se këto angazhime paraqesin një zhvillim të ri që mund të lëvizë gjërat nga vendnumërimi.
Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.(VOA)
Ma se miri a pe, s’pashe, a nive, s’niva, nenshkruaj, zgerdhiju, dhe pirdhu. Mos e kqyr pazarllakun, po kqyre kallabllakun balo.
Ne kete konglomerat politik, une me mire nga te tere kuptoj Kurtin. Qellimi i tij eshte i pandryshuar. Ai vazhdon te ndihmoje Serbine ne qellimet e saj armiqesore. Ne vend te gezohet dhe sulmoje Vuciqin qe nuk eshte dakort me axhenden tone, te njohjes reciproke, ai sulmon delegacionin tone, qe ngule kembe ne njohjen reciproke dhe pa “shkembim territori”.
Ne kete konglomerat politik te bie ne sy edhe sitauta ku ndodhet Vuciqi. Ai pa filluar bisedimet, paralajmeron deshtimin e tyre. Ne thelb ai nuk do fare bisedimet dhe eshte ne kerkim te sebepit te terhiqet, njelloj si beri kur Kurti nuk hiqte taksen me dekret. Ne vend te hiqte taksen dhe te hapte bisedimet, Kurt karafili vendosi reciprocitetin, qe vetem idjotet si Zhajku i Pamposhtur e mbeshtesnin. Me mire nga te tere, bile me mire se Zhaku I Pampushtur, reciprocitetin e kuptonte Vuciqi. Reciprociteti i Kurtit e bente Vuciqin te kendonte kenget serbe te mencurise, sepse fajin per deshtimin e bisedimeve e mbante Albin karafili. Shume njerez e akuzonin Kurtin se si spiun i Vuciqit e ndihmonte ate ne sabotimin e bisedimeve. Une per vete e quaj Kurtin thjeshte nje karafil saksie qe edhe sot ben te njejten gje. Ai lehteson Vuciqin dhe krijon veshtiresi ne palen tone. Cuditerisht ketij karafili i eshte bashkangjitur edhe bukuroshe Vjosa . Shume veta mendojne se Kurti dhe Vjosa kane lidhje te fshehta me Serbine. Dashakeqet bejne iliuzione per Kurtin kur ka qene ne burgun e Nishit dhe Vjosen e lidhin me faktin qe babai I saj ka qene polic i Serbit. Vecanerisht puna e Vjoses nuk ka lidhje fare me Serbin. Ne fund te fundit, cpune ka Vjosa me babane e saj? Akoma me biografi do merremi ne?
Une personalisht mendoj se Vjosa tradhetoi partine e saj per tu lidhur me Kurtin, thjeshte nga fakti i ngjashmerise se saj me Kurtin. Valle nuk I shikoni sa te ngjashem jane me njeri tjetrin? Te dy bukuroshe, me sy te zinj. Floket kacurela dhe qafe te shkurter. Me shume ngjajne si arabe se shqiptare! Ma merr mendja se jane moter dhe vella. Kjo eshte arsyeja qe ata bashkepunojne. As qe u vete mendja te ndihmojne Serbin. Faji eshte I Vuciqit qe qendrimet e tyre patriotike, i shfrytezon me marifet per te perfituar. Keshtu beri me reciprocitetin qe doli nga bisedimet dhe po keshtu po mendon edhe sot. Veprimtarine e Vjoses apo Kurtit ai perpiqet ta shfrytezoje per te dale prape nga bisedimet. Sebeve nuk ju pelqen goditja amerikane ne koke. Ata duan dashurine vellazerore te……Rusit…. Kurti jo se nuk eshte dakort me politiken Amerikane, por si karafil saksie qe eshte, ai mendon se cdo gje mund te arrihet me politiken e tij kunder Amerikes dhe Shqiperise. Bashkepunimi midis Rusit dhe Evropes eshte zgjidhja me e mire. Qeveria e sotme e Hotit e ka gabim qe lidhet me Ameriken. Ketu rreh cekani i Kurtit. Vjosa thjeshte i mban ison Kurtit. Mjere ne!
Nuk kuptohet shume mire Kush e ka ftuar Kosoven ne shtepine e bardhe ,Vuçic apo Granell!!!????
Apo Vuçic do te na tregoje si do jete dinamika e ketij takmi?