VIDEO+FOTO: Kryeministri britanik përfshihet në një aksident me makinë

17 Qershor 2020, 18:33Lifestyle TEMA
VIDEO+FOTO: Kryeministri britanik përfshihet në një aksident me

Makina e kryeministrit britanik Boris Johnson, u përfshi në një aksident pak sekonda pasi doli nga godina e Parlamentit këtë të mërkurë.

Ndërsa makina e Johnson, tip Jaguar, po ecte drejt “Downing Street”, një grup protestuesish i kaluan para, duke detyruar shoferin të frenonte me shpejtësi.

Me sa duket, rojet e Johnson, që po ecnin pas me një Range Rover, nuk ishin shumë të vëmendshëm, dhe goditën makinën e kryeministrit, duke shtrembëruar derën e bagazhit.

Video e incidentit u shpërnda edhe në rrjetet sociale nga protestuesit që ishin aty pranë.

Zëdhënësi i Johnson konfirmoi se makina ishte ajo e kryeministrit dhe tha se ai ishte në makinë gjatë aksidentit por nuk ishte dëmtuar.

Bois Johnson in car crash at Parliament. Just now. Security drives into back of his car as Kurdish protester runs into road. pic.twitter.com/k1kCplzyZ5

— Steve Bray #HoldThemToAccount (@snb19692) June 17, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje