Balla “zbulon” akuzat fallco ndaj oligarkëve: Basha i shan ditën sipërmarrësit e natën firmosin kontrata me familjarët e tij. Si rezultoi e vërtetë skema e ‘haraçit’

18 Qershor 2020, 14:07Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ky i fundit ditën sulmon sipërmarrësit dhe natën ata firmosin kontrata me kompaninë në pronësi të familjarëve të tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla, ku ka publikuar dhe një vendim të Gjykata e Tiranës që cilësoi të vërtetë sipas tij gjetjet e deputetëve Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Elisa Spiropali për atë që ai e cilëson ‘haraç’.

Sipas Ballës, ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe “haraçit” nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.

Postimi i plotë i Ballës:

Muaj më parë deputetët e Grupit Parlamentar Socialist Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Elisa Spiropali zbuluan një skemë “haraçi”, sesi ditën Lulzim Basha sulmonte sipërmarrës të ndryshëm për kontrata publike dhe natën po këta sipërmarrës firmosnin kontrata private financiare me një kompani në pronësi të familjarëve të tij.

Lulzim Basha nuk ktheu asnjëherë përgjigje dhe nuk dha shpjegime për këto përfitime që shkojnë në disa milionë euro.

Gjykata e Tiranës zbardhi sot VENDIMIN që i cilëson gjetjet e deputetëve të vërteta. Ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe “haraçit” nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.

Lulzim Basha duhet tu kthejë përgjigje protestuesve të Kuksit, të “Astirit”, që i thirri në protestë ditën, por natën i paska parë hajrin me kontrata pafund.

Në ndihmë të transparencës dhe pa e kaluar këtë çështje me kundërakuza bajate, e këshilloj t’i zbardhë vetë kontratat.

2 komente në “Balla “zbulon” akuzat fallco ndaj oligarkëve: Basha i shan ditën sipërmarrësit e natën firmosin kontrata me familjarët e tij. Si rezultoi e vërtetë skema e ‘haraçit’”

  1. rexha 10 says:

    EDHE 50 VJETE NE PUSHTET PO NJERI TJETRIN DO TE SHANI ,SEPSE E DINI MIRE QE TE GJITHA VJEDHJET ,DHE VRASJET ,DROGA E KENI QENDISUR JU DHE JO POPULLI.PO NUKE PATI ALTERNATIVE ME JU NGA 30 VJETE NE PUSHTETE ESHTE ME MIRE TE MOSE VOTOSHE FARE .ESHTE E KOTE ME SHKU TEKE KUTIA E VOTIMIT-..JENI BERE SI ATO BUQET E KEQIA QE DITEN BEJNE GAM GAME ,NDERSA NATEN LEPIHEN ME NJERA TJETREN

  2. Taulanti kërkon një motër says:

    Me të vërtetë o katnari i Llaibrixhit po kërkon me na bind me këto.
    Kur dihet botërisht që me Lul (hollandezin) ju jeni palë, dhe ky është vetëm show.
    Njëlloj si i Bashës me oligarkët.
    Ju jeni simbioza e së njëjtës së keqe dhe mjer ai popull që se kupton…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje