Pas Arben Malajt, Agron Duka i “rrëmben” PS-së Mark Nikollin, ish deputetin e ish kreun e Garancive Statutore në PS

18 Qershor 2020, 13:17Politika TEMA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka ndërmarrë një tur “rekrutimesh” të ish figurave të PS në partinë që ai drejton.

Pas ish anëtarit të kryesisë Arben Malaj, Duka ka përfshirë në gjirin e PAA dhe ish deputetin e ish kreun e Komisionit të Garancive Statutore të PS, Mark Nikolli.

Rrugëtimi drejt zgjedhjeve ka nisur. Nëpërmjet implementimit të 15 kushteve, që janë garancia që në zgjedhje do të kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare për të normalizuar procesin, gara e ardhshme elektorale do të jetë më afër standarteve që meriton një vend normal.

Për këtë garë Partia Agrare Ambientaliste ka nisur prej kohësh përgatitjet, dhe ekipi ynë zgjerohet çdo ditë e më shumë.

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Mark Nikollin, një socialisti i orëve të para, që do të këtë në radhët tona hapsirën për ta shndërruar PAA-në në një forcë parlamentare dhe në një alternativë të qëndrueshme”, shkruan Duka në rrjetin social.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje