Publikoi pamje nga atentati kundër prokurorit Ndoja, Halit Valteri thirret nga SPAK. Do dorëzojë videon e do merret në pyetje

18 Qershor 2020, 12:24Politika TEMA

Deputeti Halit Valteri ka publikuar sot disa pamje të atentatit të prokurorit Arjan Ndoja.

Pas publikimit të pamjeve në Kuvend, deptueti Valteri është thirrur nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion.

Sipas informacioneve SPAK kërkon nga Valteri që të dorëzojë videon që disponon, pasi sipas deputetit në pamje shihen autorët e vrasjes së Andi Malokut.

Po ashtu deputeti do të merret dhe në pyetje për të parë nëse ai disponon prova të tjera që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur vitin e kaluar.

Sot në Kuvend, Valteri ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i ka kërkuar atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja.

Gjatë fjalët, Valteri ka publikuar dhe një video ku shiheshin dy persona, që sipas tij janë vrasësit e Andi Malokut.

2 komente në “Publikoi pamje nga atentati kundër prokurorit Ndoja, Halit Valteri thirret nga SPAK. Do dorëzojë videon e do merret në pyetje”

  1. Zigur Qarri says:

    Disponoka Deputeti Halit valteri një video ku shihen autorët e vrasjes së Andi malokut,SPAKu jo!Ku je o Shtet?
    “Pas akuzave që kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, kanë lëshuar ndaj Prokurorit në Durrës Arian Ndoja duke thënë se ai mbështet bandat e krimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur shqyrtimin për këtë rast nëse ka apo jo shkelje ligjore nga Ndoja. Ndaj prokurorit Ndoja ka patur akuza për shpërdorim detyre e presion ndaj zyrtarit të hipotekës në Durrës”.
    Dhe nisi shqyrtimi për shkeljet ligjore të Prokurorit Ndoja,me plumba!

  2. Erion says:

    Une them qe Valterin ta bejne kryetar te SPAK-ut po deshem qe te ndryshoje dicka se deri tani SPAK-u u ka ngene mune politikaneve te korruptuar si Berishes Likes Bashes dhe Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje