Rudina Hajdari zbulon prapaskenat, sulmon Bashën: Bëri luftë për tenderin e identifikimit biometrik, për dy vite më radhë. Më vjen neveri

18 Qershor 2020, 11:36Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari dekalroi nga foltorja e Kuvendit se PD-LSI bërti dy vite për revolucion me molotov dhe protesta pasi dogji mandatet dhe në fund rezultoi se e bëri gjithcka për një tender, atë të identifikimit biometrik.

Gjatë fjalës në Kuvend Hajdari tha se nuk e kupton Bashën që do të rrijë sikur është, nuk e do votën e diasporës, depolizitimin e administratës.

“Këshilli Politik përfundoi duke e lënë atë sistem sikur është nuk bëri asgjë. PS, PD, LSI ranë dakord se sistemi aktual është më i mirë.

Thanë le ta lëmë sikur ishte, po kjo opozita jashtëparlamentare pse i dogji mandatet, kur numërimi, administrata është mirë. Pse i nxorët njerëzit në rrugë, pse i latë bashkitë rrugëve? Rama do të shkojë në pension politik, po i hapi listat.

Por nuk e kuptoj atë lider opozite që do të rrijë sikur është, nuk e do votën e diasporës, depolizitimin e administratës. Opozita mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. Bëri revolucion, nxori njerëzit në rrugë, bëri luftë për dy vite me radhë për tenderin e identifikimit biometrik.

Ata donin të vendosin në kod, që opozita të përcaktonte tenderin për identifikimin biometrik. E bënë gjithë atë luftë për të fituar atë tender.

Por nuk merrem më me atë se është humbje kohe. Edi Rama ti gabohesh nëse mendon se ne jemi kartonë të votojmë atë reformë pa ndryshuar sistemin.

Nëse ke ndërmend të shpallesh diktator mund ta bësh, nëse ke ndërmend, bashkë edhe me Bashën, thuaje, ne jemi bashkë dhe do të shpallim diktaturën. Edi Rama na premtove se do ta bëjë reformën me dy faza.

Unë e ngjita atë shkallë, se vura interesin e shqiptarëve para meje, po tani ti ku e ke shkallën tënde, cfarë do të bësh ti? Sot listat e hapura i do e gjithë shoqëria shqiptare. Jeni bërë sulltanë” tha Hajdari. (TemA)

1 komente në “Rudina Hajdari zbulon prapaskenat, sulmon Bashën: Bëri luftë për tenderin e identifikimit biometrik, për dy vite më radhë. Më vjen neveri”

  1. J-32 says:

    Nuk je për këtë punë ti moj bijë.
    Hienat e PS, PD dhe LSI pijnë bashkë e dehen në të njëjtën kupë gjakun e shqiptarëve përfshirë dhe gjakun tënd.
    Prandaj lëri ethet për pushtet apo ‘drejtësinë për shqiptarët’ si e quan ti dhe më mirë shko e jep ndonjë leksion apo pikturo tani për tani, sepse do të iki mendja e po të fluturoi nuk të vjen përsëri.Sa për lek është kujdesur mami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje