Sipas John Boltonit, ish-këshilltarit më të rëndësishëm të Donald Trumpit, në Shtëpinë e Bardhë zot shtëpie është një injorant që mendon se Finlanda është pjesë e Rusisë, nuk e di që Britania ka armë bërthamore dhe ndihmë elektorale kërkon nga Kina. Ministri i Jashtëm Mike Pompeo citohet ta ketë quajtur Trumpin: “so full of shit”
Nga Enver Robelli
Në librin e tij të ri “The Room Where It Happened” – që afërsisht i bie: “Dhoma ku ndodhi”, John Bolton, ish-këshilltar për siguri nacionale, nxjerr detaje që presidentin Donald Trump e bëjnë të duket edhe më injorant se ç’mendonte bota deri më tani. Përveç se injorant Bolton e përshkruan Trumpin si të paparashikueshëm dhe të korruptuar. Bolton citon ministrin e Jashtëm Mike Pompeo, i cili Trumpin në një shënim në letër e kishte quajtur: “so full of shit”, që në përkthim dashamirës do të mund të interpretohej kështu: Pompeo mendon se shefi i tij është një idiot.
Sipas Bolton presidenti e kishte pyetur nëse Finlanda është pjesë e Rusisë dhe nëse Britania e Madhe është fuqi nukleare. Liderit kinez Shi Xhinpin Trump i kishte ofruar një pazar: nëse Kina blen drithra në Amerikë dhe kështu përkrahë bujqit amerikanë, të cilët do të votonin Trumpin në zgjedhjet e nëntorit, atëherë Trumpi nuk do të protestonte nëse Kina vazhdon ta terrorizojë pakicën e uigurëve dhe të ndërtojë kampe internimi për ta.
Sipas Bolton, Trump është treguar i gatshëm të bllokojë hetimet për t’ua bërë qejfin diktatorëve që i pëlqen. Trump po bën përpjekje për të ndaluar librin e Boltonit, por shtëpia botuese ka njoftuar se libri tashmë është shtypur dhe shpërndarë gjithandej nëpër Amerikë. Detaje nga libri kanë botuar gazetat ameirkane si “New York Times”, “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”.
Mes prillit 2018 dhe shtatorit 2019 Bolton ishte këshilltar për siguri nacionale i Trumpit dhe qëndroi afër presidentit kur diskutohej për sjelljen e SHBA-ve ndaj Koresë së Veriut, Kinës, Venezuelës dhe Ukrainës. Sjellja ndaj Ukrainës – Trump akuzohet se i kërkoi qeverisë në Kiev të hetojë Joe Bidenin nëse dëshiron të gëzojë ndihmë ushtarake amerikane – çoi në hapjen e një procedure për shkarkimin e Trumpit. Senati i dominuar nga republikanët e shpalli Trumpin të pafajshëm, një vendim ky i pritshëm.
Donald Trump e akuzoi Boltonin për shkelje të ligjit, i cili, sipas tij, e obligon të ruajë sekretin e bisedave. “Ai ka shkelur ligjin”, i tha Trump moderatorit të tij të pëlqyer Sean Hannity nga televizioni “Fox News”. Ndërsa gazetës “Wall Street Journal” Trump i tha se Bolton është një “gënjeshtar”, të cilin e urrente çdokush në Shtëpinë e Bardhë.
“Washington Post” njofton se Trump me muaj të tërë kishte menduar se çfarë dhurate t’i bëjë diktatorit koreanoverior Kim Jong-Un. Trump e kishte quajtur Kimin “Little Rocket Man”, domethënë: vogëlushi me raketë. Për t’ia bërë me dije Kimit se cilësimi vogëlushi me raketë nuk kishte qëllim fyes, Trump dëshironte t’i dërgonte diktatorit në Penjan një CD të nënshkruar të hitit të Elton Johnit “Rocket Man”.
Nga libri i Bolton rezulton se stil jete i Trumpit është të pengojë punën e drejtësisë. Sipas Boltonit Trump i ka parë si të barasvlershme interesat e tij personale me interesat nacionale. Bolton tregon një detaj nga komunikimet e Trumpit me autokratin turk Rexhep Taip Erdoan: presidenti turk ishte ankuar se drejtësia amerikane po e hetonte një firmë turke për shkak të shkeljes së sanksioneve kundër Iranit. Trump kishte premtuar se do ta rregullojë këtë punë sapo t’i zevendësojë prokurorët e emëruar nga Barack Obama me njerëz të tij.
Bolton është figurë kontraverse. Në establishmentin republikan ai i përket krahut intervencionist. Si këshilltar për siguri nacionale ai i bëri presion Trumpit për të sulmuar Iranin, por presidenti ngurroi dhe e liroi nga detyra Boltonin. Bolton është një kundërshtar i vjetër i pavarësisë së Kosovës dhe ka qenë përkrahës i shkëmbimeve territoriale.
Më 24 gusht 2018 këshilltari i atëhershëm për siguri nacionale i Donald Trumpit, John Bolton, në një konferencë për media në Kiev të Ukrainës tha: SHBA nuk e kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Mendoj se ka shenja të reja për atë se të dy qeveritë janë të gatshme të negociojnë për këtë. (…) Politika jonë, politika e SHBA-ve është që ne nuk i përjashtojmë korrigjimet territoriale, nëse të dy palët përpilojnë një gjë të tillë mes vete dhe mund të arrijnë një pajtim”.
Nga mesi i dhjetorit 2018 presidenti Donald Trump i dërgoi një letër kryetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Në letrën dërguar presidentit Hashim Thaçi, Trump shkruante se i përshëndet përpjekjet për pajtim me Serbinë dhe apelonte që të shfrytëzohet ky shans i papërsëritshëm. Mosshfrytëzimi i rastit do të ishte tragjik, porosiste Trump. Sepse, shtonte ai, një rast i ri nuk do të vijë shpejt. Trump theksonte se do të ishte i gëzuar t’i priste në Shtëpinë e Bardhë kryetarët e Kosovës dhe Serbisë për të kremtuar “marrëveshjen historike”. Marrëveshja, sipas Trump, është shumë afër për t’u arritur.
Eshte me te vertet shume e frikeshme kjo situate per Kosoven.Kosova duhet te arrije e pa cenueshme deri sa kjo administrate te largohet.Tani kuptohet miresa shantazhe paska bere Trump,natyrisht nuk mund te diskutohet Kosova,me Gjermanine,apo Ukrahinen,dhe resultati eshte qe i derguari special i Trumpit,tregoi gjithe arsenalin e tij dipllomatik kunder Kosoves.Aq delikat qe sa beri kercenime direkte per heqjen e trupave amerikane nga Kosova,dhe tani Kosova eshte e qete dhe plot besim qe nje pression tjeter i permasave te tilla, nuk ndodh nga njesia speciale Granell ,ne dem te Kosoves martire ne 27 qershor?
kopje e artikullit te Washington Post!
Hahaha akoma shkruan ky trapi shoku Enver ? O komunist qe nuk meson kurre, ndoshta ne evropiance perkthehet ashtu… Ne Amerike eshte friendly dhe perkthehet me sakte “ja fut kot”. Te duket ty ashtu se je sick and stupid ( ma perkthe pak kete) dhe verbuar nga urrejtja.
Ke punuar ndonje dite o legen ? Apo komplet parazit si gjithe “analistet” ne Shqiperi – ke degjuar ndonje njeri te flasi mire per shefin pasi e pushon nga puna aq me teper qe ky ka dhe para per te bere tani se e nxisin dhe pagujne lib-tardet ….
Tramp nuk eshte politikan karirre , ishte deri dje bisnesmen
Edhe presidentet qe kane me dekada ne politik para se te zgjidhen ne ate detyre, kane bere gabime , prandaj kane keshilltaret ,si ata politik , gjeopolitik , ekonomik etj me rradhe.
s’ka dal ndonjehere keshilltar te publikoje gjithe bisedat private dhe politike qe kane bere me presidentet paraardhes, se e para eshte e paligjshe dhe e dyta jo etike, nuk je dakord me presidentin !?bej dorhrqje
Boldon eshte ektremist lufte, bindjet e tij ishin ne kundershtim me ato qe Tramp premtoj para popullit amerikan, kjo eshte arsyeja e pushimit nga puna dhe ikja si i dhjere nga shtepia e bardhe.
Nuk di pse duhet te jene te justifikusra te gjitha qe i behen Trampit ,si nga media, elita politike , shkencore, atistike dhe gjithe lyrasht anemban botes !? edhe tema brenda ne keto !!!
Edhe irani doli me nje ekspozit qe tregon rasixmin ne usa dhe Trampin si Hitler !!
Imagjino te maresh leksione demokracie edhe nga irani !!!
Trampi eshte pragmatik dhe jo iluzionist dhe aq me teper globalist , ky eshte problemi qe urehet nga elita.
Aq libra jane botuar per ate ,sa mbas 100 apo 200 vjetve do sudiohet ne shkolla si revolucioni francez qe frymezoj shume autor librash , por kete here do qehet Tramp-era…
Tramp 2020
Qe Trump eshte nje idiot , vetem idiotet nuk mund ta kuptojne!!
Shkrim I dale nga anal-istet e CNN
Ingranazhi, jam plotesisht dakort me komentin tuaj e sakt. Bolton eshte extremist dhe kunder Trump. Trump deklaroi se une nuk jam politikan shume i mire pooo jam nacionalist shume i mire dhe e dua ameriken ta shpetoj ng ata qe duan shkaterrojne. Dhe sot po e ben ai ka shume kundershtar te gjitha keto qe po ndodhin jane skenarist globalistet qe duan te vendosin rendin e ri boteror. Rhoft Trump.
Trump 2020.
I rruajtshin bolet Trump!
Wuflu, ingranazh dhe Tonny, juve e mbroni kete idiotin sikur ta kishit babane tuaj! Keni pyetur manate se mos ju kane dhene gabimisht atesi tjeter? Kllufa ????????