Kujtim Gjuzi denoncon në Kuvend: Deputeti i Vlorës ofendon nënën me djalin e sëmurë, këtë herë po i fal

18 Qershor 2020, 10:43Politika TEMA

Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë ka denoncuar një rast ku një nga deputetët e Vlorës ka ofenduar me mesazhe nënë e një djali të sëmmurë në Vlorë.

Sipas Gjuzit, deputeti i ka thënë gruas se fatkeqësia më e madhe e djalit të saj është se ka atë për nënë.

Ai është shprehur se këtë herë nuk do ta thojë emrin e deputetit, por në rast se ndodhë përsëri nuk do të ngurrojë ta bëjë publik.

“Në seancën e kaluar meqënëse kryeministri më përmendi emrin, ju nuk më latë të drejtën e replikës. Nuk është mirë në momentet që ne duam të bëjmë replikën me kryeministrin, ju të thoni që jemi në kohë pandemie dhe s’kemi kohë.

Deputetë të Vlorës, fyejnë një nënë të një djali të sëmurë me emrin Flori, duke i thënë se fatkeqësia më e madhe është që ka nënë atë. Këtë herë s’do t’ja përmend emrin, por herë tjetër nuk do kursehem”, tha Gjuzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje