Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka dënuar gjobitjen e disa maturantëve protestues, duke e quajtur atë ‘gjobë politike për të shtypur pakënaqësinë e popullit ndaj qeverisë.’
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai denoncoi gjobat e vëna për shkak të grumbullimeve ne shkelje të masave ne kuadër të COVID-19 dh nënvizoi se sipas tij, policia nuk gjobit kryeministrin për grumbullimet e tij, por gjobit vetëm qytetarët.
Më poshtë, deklarata e plotë e tij:
Edi Rama duhet të ndalojë masat represive ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre.
Gjobitja ndaj të rinjve protestues sot përpara Ministrisë së Arsimit apo e shoqatës së transportit është antikushtetuese, është politike dhe tregon standardin e dyfishtë të policisë në shërbim të regjimit në ikje.
Edi Rama nuk gjobitet për grumbullimet e tij, ndërsa qytetarët përndiqen, trajtohen pa dinjitet dhe gjobiten padrejtësisht.
Gjobat politike janë një masë e rrezikshme që synon të shtypë pakënaqësinë kundër një qeverie që nuk ka prioritet shëndetin e qytetarëve, por pasurimin e kryeministrit dhe të oligarkëve.
Koronavirusi nuk luftohet as me polici, as me gjoba, as me kërcënimin se do të mbyllemi sërish.
Edi Rama duhet të bëjë testime, të menaxhojë spitalet dhe institucionet, që i ka shndërruar në vatrat kryesore të përhapjes së virusit dhe të rimbursojë qytetarët dhe bizneset për dëmin e shkaktuar nga mbyllja.’ – përfundon Këlliçi
Perfaqesuesi me i larte i FRPD thjeshte radio e prishur e Shqup-it.Ne cdo vend te botes o gomar, gjobiten shkelsit e masave qe vihen shkelsave qe thyejne rregullat e masat e marra nga qeveria per te ulur nivelin e infeksionit me korona virus C-19 E PENGIMIN E PERHAPJES MASIVE NE POPULLATE. Ne vendin ku jetoj gjobitja shkon nga 100 deri 5ooo dollar duke filluar nga mosmbajtja maskes,distancimi social e deri tubimet proteste te cdo lloji ku nuk ruhet distancimi social apo mos vendosja e maskave.Nderhyrja e policis eshte e menjehereshme ne shperndarjen e tubimeve e vendosjen e gjobaveper thyerjen e urdheresave e vendimeve te qeveris per perballimin e pandemis.
Kam pershtupjen se te gjithe perfaqesuesit e PD shfrutezojne negativisht vishtiresit e masave anti pandemi e lozin me shendetin e popullit per te ngrite nje zemrim fallco te popullsis kunder qeveris e masave te qeveris per pandemin.
si cdo opozite apo ish opozite eshte detyra e juaj ta ndihmoni qeverin e te sqaroni ithetaret tuaj randesin e masave antipandemi te qeveris e patjeter randesin e zbatimit tyre.Populli eshte nje pamvarsisht dallimeve politike.
Cbere me deftesen e shkolles te mesme ? Ke Rruga Kavajes e bere?