Frika e opozitës!

17 Qershor 2020, 17:19Politika TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Shatobriani thotë: “Ambicia për të cilën mungon talenti është krim”.

Kjo opozitë ka ambicje për pushtet, jo për të përmirsuar jetën e shqiptarë e ky është krim.

Është e vërtetë se cdo qeveri e djeshme, çdo politikan i djeshëm, nuk ka çfarë të japë.

P.sh çfarë mund të japë Ilir Meta?

Çfarë mund të japë Vangjel Dule?

Apo çfarë mund të japë vetë Lulzim Basha, i cili qëkuse ka hyrë në politikë, ka vetem 7 vjet në opozitë.

E në këto 7-vjet e çoi opozitën të protestojë me Stresin, Ujkun e Cërrikut, Lek Plepin, Linda Morinën.

Të marrësh pushtetin është sakrificë. Duhet një sakrifice që ka rrisk. E kjo sakrificë i mungon sot opozitës.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi duan pranë vetes njerëz të bindur, duan tipa made in Klevis Balliu, made in Ervin Salijani, made in Petrit Vasili etj etj.

Prodhimet seri të Lulzim Bashës dhe Monikës bëjnë atë, që qeveria të tallet, te gajaset me opozitën dhe popullin.

Një politikan i nxjerrë në pension nga populli, nuk duhet të kërkojë të rifitojë pushtëtin sepse i ka humbur gjithë kredibilitetet tek votuesit.

Lulzimi, Monika, Iliri etj etj i kanë djegur këto mundësi. Brezi im p.sh mban mënd Ilir Metën gjithmonë në pushtet. Kryeministër, zv.kryeministër, ministër të Jashtëm, kryetar Parlamenti, e tani president.

Me çfarë logjike duhet ta votojë brezi im Ilirin?

Çasti për t’u larguar!

Kur mund të largohesh? Si? Ndodh që zgjedhjet ta kenë në dorë fatin e një politikani, apo një grupacioni politik.

Largimi apo dorëheqia në Shqipëri është një utopi, është dicka që dhe nëse ndodh, ai që largohet apo dorëhiqet kërkon me çdo kusht të jetë përseri aktiv.

Të largohesh kur gjithçka shkon keq, kur pëson disfatë pas disfate, nuk është turp, është dinjitet.

Lulzim Basha po e çon opozitën nga humbja në humbje, nga turpërimi në turpërim.

Lulzim Basha duhet të mbledhe këshilli kombëtar dhe të japë dorëheqien, duhet ta bëjë për PD-në jo për vete.

E bën dot? Apsolutisht jo jo dhe jo. Nuk e bën sepse do pushtetin për veten e tij e nuk i rruhet për popullin.

17 komente në “Frika e opozitës!”

  1. Pyka says:

    Blloshmi…të lumte…shkruaj gjithmonë….

    1. Revizori says:

      Thua ti keshtu. Po çfare thote Zigur Qivuri se?
      Nuk I mbushet mendja që po nuk u reformua OD, nuk merret pushteti. Por, po ta vesh re, kur shkruajne keta te persekutuarit e vertete, dhe te djathtet e vertete si Ilirjan Blloshmi, paçavuret dhe bastadet e Saliut e qepin gojën. Sepse ketij nuk.i thone dot i shitur tek Rama.
      Mire une qenkan shitur tek Rama, megjithese kam 25 vjet jashte Shqipërisë, dhe vazhdimisht kam theksuar qe kjo gjendje ku ka rene PD-ja eshte shume keq per popullin shqipetar, por edhe Blloshmi eshte shitur tek Rama?
      Përsa kohe qe PD zvarritet pertoke e vrare nga Saliu, çerri i Beratit dhe Beu i Divjakes Erion Braçe, bashke me kumarxhiun Ahmetaj, bejne kerdine.
      Po kujt i thua? Mbushin debilat qe mbeshtesin Saliun dhe Lolon e tij?

  2. Marko says:

    Ok te vijne te rruajne dhe kete temin.

  3. Gazetarja says:

    Ambicia per te cilen mungon talenti eshte krim ! Domethenese !
    Shoqeria jone eshte e mbushur me kriminele te tille ordinere dallkauke qe syte i mbajne ne karrike ! Shumica kane inteligjence nen nivelin mesatar te popullsise , eshte “karshillik ” i madh ta besh kete ! Jane karagjoze te lindur, nuk u lodhen duke bere cirk gjithe jeten !

  4. Zgalem says:

    Nje shkrim i plote dhe i argumentuar . Zgalem

  5. p.m.p. says:

    Pershendetje z. Ilirjan Blloshmi.
    Sipas mbiemrit, mund te jesh nga Berzeshta, Vend i memndjeve te ndritura deri ne Perandorine Osmane e me von.
    Kete SHATOBRIANIN dhe thenien e tij “AMBICIA PER TE CILEN MUNGON TALENTI ESHTE KRIM”, nuk e kam hasur ndonjehere dhe tani do hulumtoj ta gjej ne internet, POR AJO QE MUA ME ZGJOJ DHE INICIOJ ne shprehjen e mesiperme eshte: Ish i ashtuquajturi “Lider i Opozites” (Sot pensionist, por me ndikim tek opozita e sotme, ashtu si i ndjeri Pilo Peristeri ne “Kombinatin e Autotraktorve” mbasi doli ne pension si drejtor i atij Kombinati), duke qene se Ambicien per Pushtet e ka patur ne shkallen me te larte, kurse talentin per te drejtuar nje shtet (si edhe u vertetua), e kishte ZERO ME PA BISHT, ME GJITHE MEND, PASKA BERE KRIMIN ME TE MADH PER KETE VEND DHE KETE POPULL.

  6. Tori says:

    A thua i lexojnë keto,ata???

  7. H says:

    Problemi i vetëm që tingëllon si sentencë dëmimi të përjetsjëm është se janë hajdutë, të korruptuar dhe degraduar totalisht.

  8. Mir shume Z Ilirjan. Po populli ka ndonje faj ne ket rremuj ? says:

    Nje analize qe perfundimin e ka njesoj si gjith te tjerat te kesaj “ngjyre”.
    Por analistet (flas per ata te ngjashem me Z. Ilirjan), shkrimtaret, por edhe lexueset duhet avash avash te kritikojne dhe Popullin Shqiptar.
    Nese fajit do ti vinim nje vlere psh 100, politikanet kane 25-30% te tij, 70 ta mbaj populli.
    Keta politikan lulezojne fale ketij populli, tragjikisht shume injorant/ i prapambetur / kokefort/ e ter te keqiat bashke e pa asnje cilesi te mire.
    Psh te gjithe ne njohim shprehjen:
    “Populli shqiptar eshte popull trim”, ky eshte kulmi i delirit….
    Rritu o popull, rritu, e nderkohe qe rritesh Monika & Company do vazhdojne te jene parazitet te ty.

  9. Trotski says:

    Drejte Z.Blloshmi .Kjo fare Opozite me Bandite,Kriminele dhe Hajdute te Sprovuar i ngjall Neveri Miletit.

  10. met bathorja says:

    Po Rama cfar po jep o koqe kandari,apo se ka pasuruar veten e oligarket qe deri dje i mbante Berisha.Ne vend qe te thuash te shporren te gjithe na can trapin me gjera te sterthena.

  11. Lush berbali says:

    Per te mbeshtetur tezen e ambicieve pa talent ….
    Kam nje gjeagjeze reale .
    Nje konkurs per drejtor i nje shkolle te mesme.
    5 apo 6 konkurues .
    Te gjithe me profile te ndryshme.
    Dikush Gj -L., dikush Mat,dikush B-K,dikush H-Gj .
    Dikush AF.
    Te gjithe me mesatare nga 5,2 deri ne 8.
    AF 5.2 dhe korrespondence.
    Kush e fiton konkursin ?
    Arsyen gjejeni ju.
    Mbase ne Shqiperi ambicia eshte talent dhe shperblehet…

  12. Mondi says:

    RESPEKTE- Z. ILIRIAN BLLOSHMI

  13. Ka dale pislleku sheshit says:

    Mire te tha nje komentues me siper ” Po Edi me taulnt pallen -cfare dha e cfare ka per te dhene me ??!!
    TIFOZ I SEMURE edhe ti Bythelepires

  14. GAZETARJA says:

    P.M.P.
    Cfare ke dashur te shkruash ti me kete pseudonim kuptimplote ? ….Interesante , sa mendje gjymtuar kemi. Nga Pilua te Saliu ..e ke zgjuar dhe inicuar shkelqyeshem shprehjen …..O Zot !

  15. I dituri says:

    Mendje dhe shtjellim nen nivelin mesatar te punonjesve te komunaleve te bashkive. Mjafton qe te shaje opoziten dhe ju e vini ne balle te vendit. Te pakten e njeh veten se te besh analistin apo opinionistin kur as nuk je as nuk mund te behesh e ke treguar ne krye te ketij mender shkrimi. Ore pastronjes komunal po ky pushtet solli ne fuqi gjithe llumin dhe paditurine e ketij vendi, drogaxhinj, tutore prostituash, vrases, hajdute te tmershem, rrenim ekonomik e social, dhe ty pith some hic se ne te bije ndermend se cfare po kalojme po hidhesh direkt tek opozita, megjithate nje gje eshte e vertete, kur je i zhytur dhe ha mut si puna jote, njelloj te duken te gjithe.

  16. Bureto says:

    Thuhet se populli nuk gjykohet dhe keshtu duhet te jete. Por! Dhe si gjithmone ky ‘por’ na bezdis. Nese politikane si keta tanet nuk dorehiqen, edhe pse u plaken ne kolltuk, kane çuar elektoratin e tyre jo rralle here nga humbja ne humbje, kane bere krime dhe vjedhur parate publike dhe perseri votohen kush e ka fajin? Ata jane të pamoralshem me shqip te pacipë dhe kjo ben muuu. Ama jane ata qe na kane qeverisur dhe me ç’duket do na qeverisin ende, pavaresisht rotacionit “demokratik”. Artikullshkruesi me siper do duhej te bente me teper analize. Nuk ndesha kund aty qe keta pushta-tetaret tane jane aty dhe jane ata qe jane, sepse zgjidhen nga populli. Dhe t’i qash hallin popullit se e do ‘kapelen sipas kokes’, atehere le t’i mbaje ne shpine. Ata vetë nuk ikin dhe pikë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje