Pasi vuri veton për të mos patur depolitizim të komisioneve zgjedhore për dy proceset e ardhshme elektorale, Partia Demokratike i përqëndroi të gjitha forcat tek identifikimi elektronik i zgjedhësve. Në dy mbledhjet e fundit të Këshillit Politik i gjithë meraku i opozitës jashtë parlamentare ishte tenderi që KQZ do duhet të kryejë eventualisht për mundësimin e identifikimit elektronik.
Në mbledhjen e së hënës, përfaqësuesit e PD dhe LSI u fokusuan tek kërkesat për ta shkruar sa më qartë në ligjin elektoral se autoriteti përgjegjës për përgatitjen e tenderit duhet të jetë nënkomisioneri që sipas marrëveshjes së 5 Qershorit i takon si propozim ekskluziv opozitës jashtëparlamentare.
Socialistët u treguan të gatshëm që ti pranonin kërkesat e demokratëve duke u njohur atyre të drejtën që përmes nënkomisionerit jo vetëm të mbikëqyrin këtë proces por edhe të jenë përgjegjës për procedurat e prokurimit dhe tenderimit të pajisjeve elektronike.
Pasi morën atë që kërkuan nga mbledhja e së hënës, një ditë më pas, PD dhe LSI mbërritën me një tjetër kërkesë e cila duket se nxjerr zbuluar dhe gjithë insistimin e deritanishëm. Ata propozuan vendosjen e një neni në Kodin Zgjedhor që autorizon KQZ që prokurimin për blerjen e paisjeve elektronike të identifikimit ta kryejë me negocim pa shpallje. Pra, praktikisht ta kryejë në kushtet e transparencës minimale, mungesës së kushteve të garës së hapur duke paracaktuar dhe fituesin që në Kodin Zgjedhor.
Socialistët mësohet se e kanë kundërshtuar këtë propozim me pretendimin se nuk mundet ligjvënësi ti caktojë në Kod, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe mënyrën se si do ta bëjë tenderin. Sipas socialistëve, duhet të jetë KQZ që nesër në cilësinë e autoritetit kontraktor mund të konstatojë kushtet e pamundësisë për përmbushjen e detyrimeve dhe kërkon një procedurë të përshpejtuar. Në asnjë rast sipas PS nuk mundet që me ligj të ja caktosh këtë detyrim si parapërcaktim.
Demokratët kanë këmbëngulur çka ka detyruar mazhorancës të kërkojë një opinion të specializuar nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Nga këto propozime duket qartë se PD, pasi mori të drejtën për të përgatitur tenderin e elektronikës tashmë kërkon të paracaktojë dhe fituesin. Madje këtë të drejtë për ta paracaktuar fituesin kërkon të ja japë me votë Partia Socialiste dhe opozita parlamentare.
80% e antarëve të PD-së, marrin rrogën kot,ndërsa 95% e përbërjes në Parti, paguajn kot kotizimet.Duhet bërë me dije që 15 kushtet e BE-së jan formalitet për nisjen e negociatave, ndaj asnjë të mos shpresoj që ky hap do i kthen në pushtet.
Pajisjet Elektronike i ka kaparosur Endri ne Rusi. Eshte loje e thelle o koqe…
Nga i di ti këto gjëra o gjeni i paparë?!
Lerjani Oertit tenderin se ka pervoje te vyer. Ne 2011 i xhvati mbi 2 milion € me Indren nga Spanja per projektin e numerimit elektronik qe nuk e be kurre. Natyrisht parate u ndane midis tije, zj. Lleshi dhe keshilltarit per informatiken, por ing miniere! te doctor murtajes qe e hapi kompanine e konsulences nje muaj para tenderit.
cte keqe ka..? Duan te bejne shtet sa me pare… haha
PD-ja është një parti pisash, hajnash, vrasësish, një konglomerat njerëzish me vese nga më të ndyrat, që udhëhiqen nga më të ndyrët e të ndyrëve, ç’mund të presësh prej tyre?!
Pd e di se nuk i fiton zgjedhjet, prandaj po kerkon rruge per ti manipuluar ato, shqip per te vjedhur si gjithmon.
Lerjani Oertit tenderin se ka pervoje te vyer. Ne 2011 i xhvati mbi 2 milion € me Indren nga Spanja per projektin e numerimit elektronik qe nuk e be kurre. Natyrisht parate u ndane midis tije, zj. Lleshi dhe keshilltarit per informatiken, por ing miniere! te doctor murtajes qe e hapi kompanine e konsulences nje muaj para tenderit.
historikisht PeDE i ka vjedhur votat…ne listat e elektoratit jane dhe te vdekur qe ka 30 vjet qe jane larguar nga kjo jete plus refugjate qe jane larguar qe ne 1990..
EHE, PD-ja ja mori tenderin Rames, EHE – Mimoza llastica
“Posi ore” – Miri (Ne shtepine tone)
Ej jeni te papare me kto shkrimet.