VIDEO/ "Plani për Shqipërinë", Basha jep zotimin e radhës: Do ta bëj si Maqedonia dhe Kosova, bujqësia shumë e rëndësishme. Mua më pëlqen domatja zemër kahu

17 Qershor 2020, 10:16Politika TEMA

Lulzim Basha ka treguar sot planin që ka për sektorin e bujqësisë ku është zotuar se do ta shndërrojë në një katalizator të ekonomisë.

Ai thotë se për ta realizuar këtë, si model ka menduar që të ndjekë atë të dy shteteve fqinje, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kryedemokrati nënvizon se do të punojë bashkë me ekipin e tij për të implementuar këto modele nëse bëhet kryeministër.

“Ndodhem në Ndroq me zonjën Nevrie dhe nga Ana, e ka mbjellur me domate zemër kau, një nga domatet e preferuar për të gjithë shqiptarët dhe për mua.

Për gjendjen me të cilin ndodhem, nuk kam asnjë surprizë pozitive, se situata është shumë e vështirë. Fermerët janë lënë jashtë vëmendjes, nuk kanë marrë asnjë mbështetje, fermerët as e kanë dëgjuar subvensionin, e jo më ta marri. Nga ora 5 e mëngjesit deri vonë, kultivojnë produkte dhe nuk kanë garanci që do e nxjerrin në treg, e kur e nxjerrin nuk e dinë a kanë treg për të nxjerrë shpenzimet.

Mungesë totale mbështetje, harresë totale, ndërkohë që qindra mln euro që këto paguajnë, shkojnë për 4-5 oligarkë, në vend që të ndihmojnë këto fermerë. Shteti ka nxjerrë 90 mln euro për tre muaj të kësaj gjendje, që do të thotë 10 euro në muaj për shqiptarët, por jo për oligarkët që kanë marrë miliona euro. Rruga e daljes është e thjeshtë, nëse një qeveri ka njerëzit në mendje atëherë vëmendja është për ta.

Këtu shteti i ka braktisur, por edhe ata që e quajnë pagë luftë, që në fakt është dëmshpërblim mezi mjafton për të blerë bukën e muajit, do kemi skemën e subvencioneve që ka Maqedonia e Veriut dhe Kosova, dhe nuk do të shkojnë për grumbulluesit, por drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe në bazë të prodhimit do të marrin subvensionet.

Prodhimet e tyre do të mbrohen, dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa pasur një tarifë të barazvlefshme me subvensionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre, prodhimi i fermerëve shqiptarëdo të jenë të parët në tregun tonë, dhe do bëjmë gjithcka për eskportin e tyre. Me uljen e cmimit të naftës, do të mundësojmë që edhe prodhimet tona të bëhen më konkuruese”, tha Basha.(TemA)

7 komente në “VIDEO/ “Plani për Shqipërinë”, Basha jep zotimin e radhës: Do ta bëj si Maqedonia dhe Kosova, bujqësia shumë e rëndësishme. Mua më pëlqen domatja zemër kahu”

  1. SHKELZENI says:

    HAAAA KY NUK ESHTE NORMALE DO TA BEJE SHQIPERINE SI KOSOVA HAAAAA .
    DUHET QE PD TA LARGOJE SA ME SHPEJTE KY ESHTE I MBARUAR

    1. pjeter says:

      Haha, i esht merzit kastraveci hollandes lulit,mendon se po ti futet domates zemer kau do i ndryshojne gjerat,hahaga ç’fare personazhi Luluqi.

  2. Endri says:

    Haaaa ky eshte rrot kari komplet.
    Lum si rama, 1000 vite kryeminister do jete me kete debilin perballe

  3. Liku says:

    A ti je per gjynof mer daj…

  4. Kreshniku says:

    Luli Basha, mos u lodh kot, nuk fiton dot zgjedhje. Ti je vetëm zgjatim i Doktorit.

  5. Lennard says:

    Po Trangulli I Puçeruar a te pelqen?? ma mire Ai se ta bon Sumen me te dhimbte Paksa!!!!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje