Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim një grup deputetësh nga opozita parlamentare, ku u diskutua në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Në takim ishin të pranishëm deputetët Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski, Zef Shtjefni, të cilët kërkuan zgjidhje tek Ruçi, ndërsa paraqitën kërkesat e tyre, pasi u tërhoqën nga nisma për ndryshimin e Kushtetutës.
Deputetët e opozitës së kërkojnë përfshirjen në reformën zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj..
Kuvendi bën me dije në një njoftim për mediat se Ruçi, i kërkoi deputetëve opozitarë që propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin, dhe se ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.
“Procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cenojnë aspak, por do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend”, është shprehur Ruçi.
PRAGU ELEKTORAL TE BEHET 10% SEPSE S’KA BORç NJE POPULL I TERE TE MBAJE NE KURRIZ MORRA TE KUQ SI NARD NDOKA APO MURRIZET E LUSHNJES . 10 %