Rama: Oligarkët, oligarkët, në qeverisjen time ata taksohen më shumë

18 Qershor 2020, 11:32Politika TEMA

Kryemintri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me oligarkët.

Në fjalën që mbajti në Kuvend Rama tha se në qëvërisjen e tij të mëdhenjt paguajnë më shumë taksa për shtetin.

“Këtu flitet pafund oligarkët oligarkët, por pse nuk i merrni të gjitha dokumentet dhe shpërndarjen e punëve dhe pse nuk ndihmoni edhe ju që procesi të përmirësohet më tutje se probleme ka plot por të merret e vërteta.

Se janë dy të vërteta, e para se të mëdhenjt paguajnë më shumë për shtetin, jo se kanë marrë më shumë punë se merrnin më parë dhe nga ana tjetër, po të shihni përfituesit janë shumë më shumë se dje.

Rindërtimi, e dini ju sa kompani janë përfshirë në këtë proces? Duzina e duzina kompani shqiptare që do t’ju japin punë njerëzve të tyre”- tha Rama. (TemA)

2 komente në “Rama: Oligarkët, oligarkët, në qeverisjen time ata taksohen më shumë”

  1. Gim says:

    Eeeehaaaaaaa, kot tani. Po jeee praaa jeeee, super djathtist, pro kapitalizmit! Shtypes i puntoreve! Perbuzes i te varfrit! Ashtu je o Rame, me teaplliqe amerikane merresh vetem…Nuk je princi i monakos o toç, je nje cope katunar ne krye te nje katundi

  2. ERTV says:

    PPSL me PPP e VKM !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje