Rama rrëfen prapaskenat e Reformës Zgjedhore: Basha qurravitej me emaile në adresa ndërkombëtare, ngriti ballonë në ajër dhe tha "jemi mirë siç ishim"

18 Qershor 2020, 12:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se opozita ngriti ballonë në ajër për reformën zgjedhore dhe mbajtën të njëjtat rregulla që kishim. 

“Pse hyri Reforma Zgjedhore tek rekomandimet për të hyrë në BE. Asnjë vendi para nesh s’i ka thënë Brukseli bëj reformën zgjedhore. 

Hyri si rezultat i një presioni, me dhunë e me shantazhe që çuan në humbje me sukses Lulzim Bashën, por krijuan kanalin e qarjeve dhe qurravitjeve në zyra e në adresa ndërkombëtare. 

Atje ku unë bashkohem me ju është pjesa ku s’kam si të kem një mendim ndryshe. Bënë gjullurdi, ngritën ballonë në ajër dhe erdhën na thanë; Jemi mirë siç ishim. 

Se paska pasur fajin administrimi se ka qenë OK. Në kohën e humbur kemi lenë dy pika të rëndësishme, e para, vota e emigrantëve dhe e dyta identifikimi biometrik. 

Mediat kanë arkiva, t’i hapin kur thoja, Lulzim mos rri rrugëve se nuk i pengon dot zgjedhjet, eja që zgjedhjet t’i përdorim për projektin pilot për teknologjinë siç rekomandon çdo mendje e arsyeshme edhe ODIHR-i vetë, për zgjedhjet e ardhshme kombëtare.”– tha Rama. (TemA) 

1 komente në “Rama rrëfen prapaskenat e Reformës Zgjedhore: Basha qurravitej me emaile në adresa ndërkombëtare, ngriti ballonë në ajër dhe tha “jemi mirë siç ishim””

  1. Zigur Qarri says:

    Ti je i denuar qe ne fillese,sepse ke lindur pa integritet moral.E gjith jeta jote private dhe politike eshte ndertuar mbi mashtrimin.
    Shqiperia more i pabesë,eshte penalizuar sepse u kthye ne Kolumbine e Europes (dy Ministra te Brendeshem mafioze),sepse banda
    ne pushttet vodhi voten e qytetareve,sepse qeveriset nga nje bande mafioze dhe nje i droguar,sepse nuk eshte demokraci funksionale
    perderisa ka nje Parlament monist,perderisa beri zgjedhjet lokale pa pasur opozite.Vetem budallenjt dhe mashtruesit ke mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje