"PD të bëhet promotore e ndryshimit, në të kundërt nuk vjen në pushtet"

18 Qershor 2020, 13:54Politika TEMA

Fabjan Topollaj, jurist në profesion, një nga përfaqësuesit dhe themeluesit e Partisë Bindja Demokratike foli në A2 për draftin që po negociohet për reformën zgjedhore.

Ai u shpreh se marrëveshja është një mënyrë që opozita jashtëparlamentare të rihyjë në sistem.

“Ajo që konsiderohet marrëveshje, nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë që opozita jashtëparlamentare e ka kuptuar tashmë që ajo që bëri gati një vit e ca më parë, të jetë një mundësi për të hyrë në sistem. Opozita doli nga sistemi duke na thënë se ky sistem nuk funksiononte, ndërsa tani që rihyri në sistem nuk po e përdor këtë mundësi për ta shkatërruar sistemin, për të ndryshuar rrezikun e madh që kishte thënë. Më e çuditshmja është se ka hyrë në sistem, por nuk do ta ndryshojë atë. Marrëveshja mes palëve, nuk është gjë tjetër veçse një këmbëngulje e PD të mos ndryshojë asgjë. Është shumë e çuditshme që PD nuk thotë asgjë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, PD-së i takon të bëhet promotorë e ndryshimit, ndryshe e ka të pamundur të vijë në pushtet dhe të fitojë votat. Këmbëngulja e PD është që të mbajë kodin zgjedhor kështu siç është”, u shpreh Topollaj.

Më tej, Topallaj u shpreh se opozita në parlament nuk duhet ta votojë marrëveshjen, por duhet të bëhet promotorë e ndryshimit të kodit zgjedhor.

“Një grup i madh deputetësh janë në unison me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave. Unë jam shpresëplotë se parlamenti nuk do ta kalojë marrëveshjen, por do të bëhet promotor për ndryshimin real të kodit zgjedhor. Ndryshimet e opozitës parlamentare janë një sinjal shprese. Unë vë re që edhe kryeministri nuk është më reflaktar ndaj kësaj ideje”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje