Itali, rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi

18 Qershor 2020, 18:36Bota TEMA

Në Itali janë regjistruar 333 raste të reja me koronavirus dhe 66 viktima, duke shënuar një rritje të bilancit në krahasim me ditët e kaluara.

Nga këta, 216 raste të reja dhe 36 viktima janë shënuar në Lombardi.

Në total, në Itali janë shënuar deri më sot 238 159 raste dhe 34 514 viktima nga Covid-19.

Gjithashtu, rritje ka pasur edhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive: 5 më shumë në krahasim me dje.

Ndërkohë, të shëruarit në 24 orët e fundit janë 1 089.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje