Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara të enjten hodhi poshtë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund mbrojtjes ligjore për 650,000 imigrantë të rinj, një qortim mahnitës ndaj presidentit në mes të fushatës së tij për rizgjedhje.
Tani për tani, këta imigrantë, të ardhur në vend në mosh të mitur, do të ruajnë statusin e tyre të mbrotjes nga dëbimi dhe autorizimin e tyre për të punuar në Shtetet e Bashkuara.
Rezultati pritet të intesifikojë diskutimet për këtë çështje në fushatën e Presidentit Trump, duke marrë parasysh retorikën e tij kundër imigraconit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe kufizimet ndaj imigracionit që administrata e tij ka vendosur që nga ajo kohë.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë kundërshtuan argumentet e administratës se Programi 8-vjeçar i DACA-s është i paligjshëm dhe se gjykatat nuk kanë asnjë rol në rishikimin e vendimit për t’i dhënë fund këtij programi.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, u bashkua me anëtarët liberalë të gjykatës në mendimin se administrata e Presidentit Trump nuk ka ndjekur hapat e duhur për t’i dhënë fund programit DACA.