Shifra të frikshme në Brazil: 1.269 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

18 Qershor 2020, 12:15Bota TEMA

Brazili ka regjistruar 1.269 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil, vendin e dytë më të prekur në botë pas SHBA-së, ka shkuar në 46.510, kurse ai i të infektuarve në 955.377, me 32.188 raste të reja.

Shteti i Sao Paulos, qendra tregtare e vendit me rreth 46 milionë banorë, ngelet rajoni më i prekur me 191.517 raste dhe 11.521 të vdekur.

Brazili ka tejkaluar Britaninë dhe pas SHBA-së, tani radhitet i dyti në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve.

Aktualisht, Brazili, me mbi 211 milionë banorë, cilësohet si epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje