Sherri për pelën e humbur i merr jenë 60-vjeçarit në Gjirokastër, autori i krimit u kap në shpellë

18 Qershor 2020, 09:22Kronika TEMA

Një 60-vjeçar është vrarë mbrëmjen e të mërkurës në Gjirokastër. Viktima i identifikuar si Andrea Xhavara u paraqit në spitalin e qytetit pa shenja jete.

“Rreth orës 20:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta)” – njoftuan uniformat blu.

Policia ndërkohë arrestoi autorin e dyshuar të krimit, Janaq Koleta. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se 67-vjeçari u kap teksa ishte fshehur në një shpellë në zonën lindore të Labovës.

Policët e kanë gjetur autorin e vrasjes të mbytur në lot dhe duke i rënë kokës me grushte.

Shkak për konfliktin mes tyre që përfundoi me humbje jete mësohet se është bërë një pelë. 

Ka qenë vetë agresori që ka rrëfyer ngjarjen para oficerëve të Policisë Gjyqësore në orët e para te mëngjesit të sotëm kur mbërriti në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Sipas dëshmisë së Jana Koletës, konflikti ka nisur si zënke mes dy banorëve në orët e vona të pasdites së djeshme.

Koleta i ka kërkuar llogari viktimës për pelën e tij të humbur, ndërkohë viktima kishte mohuar dijeninë për fatin e kafshës.

Debati është ndezur fillimisht me fjalë dhe më pas avancoi me goditje karshi Andrea Xhavarës.

“Nuk kam dashur ta vras por vetëm ta tremb, pasi dyshoja se e kishte marrë pelën time,” është shprehur Koleta.

“E kam qëlluar nga këmbët me një shkop disa herë në ecje dhe më pas ai u rrëzua te një shtyllë druri pranë një gardhi dhe aty është dëmtuar në kokë. 

Hemoragjia ka qenë shumë e madhe dhe e pashë teksa po i dilte shumë gjak. 

I gjendur në këto kushte jam larguar nën panik nga ajo çfarë bëra dhe nuk dija ku me çonin këmbët. 

Nuk e kam qëlluar për ta vrarë por thjesht për ta trembur” ka deklaruar më tej 67-vjeçari.

“Meritoj të dënohem dhe vitet e tjera të jetës deri në vdekje ti kaloj në burg se e meritoj për këtë krim që kam bërë”-ka thënë Koleta.

2 komente në “Sherri për pelën e humbur i merr jenë 60-vjeçarit në Gjirokastër, autori i krimit u kap në shpellë”

  1. ilirberisha says:

    O kafshe po si su bene keta njerez njehere me tru.Gomere mbeten,vriten per gardh ,pula,pela,gomere,,,,,,.
    Atje u kalbesh more zagar.

  2. Cifuti x says:

    Qeka vrases i nershem.
    …per i pel,m xu nata n shpell…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje