Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social shprehet se konceptet e sigurisë dhe të mbrojtjes kanë evoluar me zhvillimin e tekonologjisë.
Xhaçka nënvizon se Ministria e Mbrojtjes dhe FA i janë përshtatur sfidave të reja.
Për ministren e Mbrojtjes një ‘armatë’ e tërë ushtarakësh dhe civilës punojnë përditë për të siguruar të dhënat, informacionin dhe komunikimin e klasifikuar të FA si një strukturë pjesë e NATO-s.
“Me zhvillimin e teknologjisë kanë evoluar edhe konceptet e sigurisë dhe mbrojtjes.
Për këtë Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë përshtatur sfidave të reja.
Një “armatë” e tërë ushtarakësh e civilësh të padukshëm punojnë përditë për të siguruar të dhënat sensitive, informacionin dhe komunikimin e klasifikuar të Forcave tona të Armatosura, si një strukturë, pjesë e një organizate madhështore si NATO.
FA në krye të detyrës! ??”, shprehet Xhaçka.
Z.j Xhacka! Ju jeni politikane apo eksperte ushtarake? Kur jeni bere kaq eksperte per te kuptuar konceptet e sigurise dhe te mbrojtjes? Nato eshte vene ne dyshim, besoj e dini kete. Edhe qytetari me i thjeshte e kupton se ajo e ashtuquajtur aleance euro-atlantike pikerisht, per Naton eshte ne situate delikate. Pra mos u cudisni qe te jemi perseri ne ne nje”lufte te ftohte”. Duhet te dini se per Pashalimanin u be lufte 15 vjecare midis dy superfuqive dhe Enver Hoxha luajti Pehlivanin me ate baze. Per atre rajon kane luftuar dhe Osmanet e romaket me pare, ju e falni pa e kerkuar Nato? A nuk mund te jete Pashalimani prone e shqiptareve dhe nuk mund te jepet pa kompensim? Kush ju ka kapur “per beli”, cfare ju fshihni shqiptareve?