“E di se çfarë po gatuhet, në çfarë kuzhine po gatuhet dhe çfarë gjelle do të hamë”, ishte mesazhi që ish presidenti Bamir Topi tha për marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.
Duke e cilësuar Kodin Zgjedhor si më të reformuarin në vend dhe më problematikun njëkohësisht, Topi tha se kjo marrëveshje është një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitë, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike.
I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Topi tha për gazetarin Denis Minga se e gjithë kjo situatë është një anormalitet dhe se po harxhohet një kohë aq e madhe për të mos prodhuar asgjë.
“Marrëveshja e 5 qershorit është një pamje që përsëritet në mënyrë ciklike. Sa herë jemi në prag të një reformimi, pasi reformimi i kodit zgjedhor është bërë pafundësisht dhe vijon të mbetet ende më problematiku.
Nuk e kam parë këtë situatë në qelizë pasi e di fare mirë se çfarë po gatuhet, në cilën kuzhinë po gatuar dhe çfarë gjelle do të hamë.
Kjo i takon ekskluzivisht politikës shqiptare dhe çdo aktor ndërkombëtar futet për t’i vendosur ata në normalitet që gjithmonë është jashtë saj.
Opozita e pa se duke mbetur jashtë, ky tjetri që ka përball nuk ‘të fal’ dhe shikojmë një pamje të çuditshme, një njeri që ka gjithçka dhe një opozitë të çoroditur dhe pa vizion dhe vendimmarrje emocionale të çastit.
Marrëveshja është një sajesë e politikës shqiptare që bëjnë një strukturë të posaçme për të rifutur në lojë disa parti politike, jo pak të rëndësishme, që me vullnetin e tyre dolën nga loja.
Kjo u bë për t’i futur ata në shina, por në shina politike, jo ato institucionale, pasi aty kemi një opozitë parlamentare.
Politika shqiptare është në anormalitet, kjo nuk është një opozitë normale, por as ky pushtet nuk është normal, duke krijuar një situatë anormaliteti në Shqipëri“, tha Topi.
E degjuam me shume vemendje intervisten e zotit Bamir Topi ne REPORT.Tv dhe na pelqyen shume mendimete tija.Respekt.
Listat e mbyllura jane me te mira kur ne parti ka demokraci, kur vleresohen dhe kandidojne me te aftit dhe ata qe kane merita.
Listat e hapura jane me te mira kur partite jane prone private e kryetarit.
Sistemi spanjoll eshte me i keqi.
Edhe sistemi 100 % mazhoritar nuk eshte demokratik.
Te dy keto sisteme minojne pluralizmin, pasi teorikisht por dhe praktikisht, mund te ndodh qe nje parti te marre 15% a me shume te votave popullore e te mos fitoje asnje mandat deputeti.
Me keto sisteme, partite e reja, sado me programe progresive, futen ne klasen e pare dhe nuk kalojne asnjehere ne klasen e dyte.
Rezultati i sistemit spanjoll:
Cilesia e parlamentit ra. Kaq mjafton.