Grenell: Idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë e ka dhënë Bolton, jo Donald Trump

19 Qershor 2020, 19:29Rajoni TEMA

I dërguari special i SHBA-s; për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë tha për Fox News se ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ideja e ish-këshilltarit të sigurisë të presidentit Donald Trump, John Bolton.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë”, tha zyrtari amerikan, “ne do i kemi të dy vendet në Shtëpinë e Bardhë të shtunën tjetër për të folur për një ndryshim dhe marrëveshje historike e megjithatë, po marr vesh vazhdimisht gjëra të reja për këtë thashethem , për shkëmbimet e territoreve midis të dyve.

Sipas Grenell, kjo nuk është politikë e Trump, “por nëse gërmoni më thellë, të dyja palët do të thonë: “Kjo është çfarë ka thënë John Bolton”.

“Të gjitha thashethemet vazhduan sepse Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e presidentit Trump”, tha Richard Grenell për Fox News.

Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qarkulluar prej kohësh, megjithatë, shumë e kanë kritikuar këtë ide duke argumentuar se kjo do të rindizte konflikte të vjetra rreth kufijve në Ballkan, i cili gjithmonë është cilësuar si ‘fuçi baruti’ në Evropë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje