"Grupi puçist", dëshmia e rrallë e ish-deputetit dhe ushtarakut të lartë: Kadri Hazbiu na thirri në zyrë, ja çfarë na tha për Mehmet Shehun

19 Qershor 2020, 08:40Politika TEMA
"Grupi puçist", dëshmia e rrallë e ish-deputetit dhe

Memorie.al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në mes krerëve kryesorë të udhëheqjes së lartë komuniste në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe qeverisë shqiptare, duke filluar nga Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Petrit Dume, Kadri Hazbiu etj., raportet e marrëdhëniet që ata kishin me njëri tjetrin, si dhe përse filloi goditja ndaj të ashtuquajturit “Grupi puçist në Ushtri” me në krye Beqir Ballukun në vitin 1974, dhe përse kryeministri Mehmet Shehu u tërhoq nga qëndrimi tij i parë, ku kishte kërkuar që ndaj ministrit Balluku dhe zëvëndësave të tij, të merreshin vetëm ndonjë masë e lehtë administrative?! Dëshmitë e rralla të ish-zv/ministrit të Mbrojtjes Popullore, deputetit dhe anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Maliq Sadushi, lidhur me raportet e konfliktet në mes Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Beqir Ballukut, Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut etj., që nga viti 1974 e deri në 1983-in, për çfarë i akuzoi dhe si i përdori të gjithë ata kundër njëri tjetrit?! Çfarë ishte organizata “Oshëtima e Vjosës” dhe letra që ajo dërgoi në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 1982, ku i’u bënte thirrje ushtarakëve të lartë, të ngriheshin dhe të mbronin figurën e Mehmet Shehut?! Si u shkarkuan pesë zv/ministrat e Mbrojtjes Popullore nga detyra pas ngjarjes së Mehmet Shehut dhe përse i’u kërkua atyre që të largoheshin brenda 30 minutave nga ministria?!

Nga Dashnor Kaloçi

“Në mëngjesin e datës 18 dhjetor të vitit 1981, ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, erdhi në ministri dhe na thirri në zyrën e tij, ne katër zv/ministrat: Maliq Sadushi, Nazar Berberi, Mendu Backa, Alfred Mojsiu dhe Veli Llakaj, që ishte dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë. Kadriu, që atë ditë ishte shumë i tronditur si asnjëherë tjetër na tha: Shoku Mehmet Shehu vrau veten. Pas këtyre fjalëve, njëri nga ne u shpreh: Bo, bo, e bëri si Ndue Marashi! Pas kësaj, Kadriu na tregoi se si ai bashkë me Ramiz Alinë, kishte shkuar dhe e kishte parë Mehmet Shehun të vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë tij. Në atë tension të jashtëzakonshëm që u ndodhëm ne pasi mësuam lajmin e hidhur të vetëvrasjes së ish-shefit tonë që e kishim pasur ministër për shtatë vjet me rradhë, dhe që na kishte zgjedhur vetë për të punuar si zevëndësa të tij, unë në mënyrë instiktive e pyeta Kadri Hazbiun: Mos ka lënë ndonjë letër? Kështu e kujtonte bisedën me shefin e tij, ministrin e Mbrojtjes Kadri Hazbiu, mëngjezin e 18 dhjetorit të vitit 1981, ish-zë/ministry i Mbrojtjes Popullore, Maliq Sadushi, duke bërë publike dhe duke ndriçuar disa nga anët e panjohura të ish-shefit të tij, Mehmet Shehut, dhe mardhëniet që ai kishte me Enver Hoxhën e Kadri Hazbiun.

Maliq Sadushi, ish-kolonel, deputet, antar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe zv / Ministër i Mbrojtjes Popullore nga viti 1974 e deri në 1982-in kur e larguan nga të gjitha funksionet e tij, për të vetmen arsye se kishte qenë një nga bashkëpuntorët e afërt të kryeministrit Mehmet Shehu, i cili u gjet i vrarë në dhomën e tij të gjumit, në mëngjezin e 18 dhjetorit të vitit 1981, me dëshmitë e tij, zbardh disa nga anët e panjohura të një prej ngjarjeve më të diskutuara dhe përfolura në historinë 45 vjeçare të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ngjarje e cila që nga ajo kohë e deri më sot, vazhdon të ngjallë përsëri kureshtje dhe interes. Po kush është Maliq Sadushi, cila është e kaluara e tij dhe si mundi ai që të ngjitej në postin e lartë të zv / Ministrit të Mbrojtjes dhe të antarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor? Cilat ishin mardhëniet e tij me Mehmet Shehun dhe çfarë përshtypjesh pati Sadushi nga takimi i parë me të në tetorin e vitit 1942, kur Mehmeti kishte vajtur në fshatin Vajzë të Vlorës, për të takuar Kadri Hazbiun? Përse Mehmeti kur ishte duke inspektuar kufirin Veri-Lindor në zonën e Kukësit, në majin e vitit 1968, i’u drejtua Beqir Ballukut, Petrit Dumes e ish-gjeneralëve të tjerë që e shoqëronin, duke u thënë se do t’i propozonte Enver Hoxhës për t’i shkarkuar ata? Cilat ishin akuzat që i’u bënë Beqir Ballukut dhe ushtarakëve të tjerë madhorë kur ata u etiketuan nga Enveri si “Grupi puçistë”? Si reaguan ushtarakët e tjerë që i zëvëndësuan ata dhe përse ishin dakort me të gjitha vendimet e Byrosë Politike për dënimin e tyre?

A ka pasur disidencë në Ushtri, cili ishte qëndrimi i Mehmetit në lidhje me dënimin e të ashtuquajturit “Grupit puçist” dhe përse ai u tërhoq nga vendimi i parë i tij në lidhje me dënimin e Ballukut? Cilat ishin mardhëniet e Enverit me Mehmetin dhe të Mehmetit me Kadri Hazbiun, e çfarë thoshte Enveri në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes për Mehmetin? Përse Enveri i’a ngarkoi Mehmetit të gjitha funksionet që kishte mbajtur Hysni Kapo dhe si e cilësoi ai Mehmetin në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes? Çfarë qëndrimi mbajti Hazbiu kur nisi fushata e kritikave ndaj Mehmetit dhe çfarë u thoshte ai vartësve të tij në lidhje me atë problem? Çfarë thuhej për Mehmet Shehun në letrën që Enveri e mbante në kasafortë e tij, kush i’a kishte dhënë atë dhe a kishte ajo fakte konkrete për ta akuzuar Mehmetin si agjent? Përse koloneli amerikan i CIA-s, shprehej se: “për të rrëzuar Enver Hoxhën më parë duhej eliminuar Mehmeti”?! Çfarë ishte organizata “Oshëtima e Vjosës” dhe çfarë thuhej në letrën që ajo i dërgoi Ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiu e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj, në periudhën që bëhej demaskimi i Mehmetit si armik? Pse, dhe si u hapën fjalët që Kadriu me Veli Llakajn, ishin arratisur me avion jashtë Shqipërisë dhe si u bë për gjithë natën artikulli në “Zëri i Popullit” në lidhje me atë problem? Si u shkarkuan të katër zv/ministrat e Mbrojtjes që kishin punuar me Mehmetin, çfarë thuhej në vendimin e Byrosë Politike në lidhje me shkarkimin e tyre dhe përse atyre i’u kërkua që brenda 30 minutash të largoheshin nga Ministria?!

Lidhur me këto ngjarje të panjohura më parë dhe të tjera fakte, na njeh intervista e mëposhtëme e zotit Maliq Sadushi, njeriut që për shtatë vjet me rradhë mbajti funksionin e zv/ministrit të Mbrojtjes, duke qenë ndihmës i parë i Mehmet Shehut.

Zoti Sadushi, kur e keni njohur për herë të parë Mehmet Shehun?

Mehmet Shehun e kam njohur për herë të parë në tetorin e vitit 1942, kur ai erdhi në fshatin tim, (Vajzë të Vlorës), tek shtëpia e Perlat Rexhepit (“Hero i Popullit”), pasi me të kishte një lidhje miqësore. E mbaj mënd si tani Mehmetin, i cili ishte i veshur shumë mire, me një kostum të ri ushtarak ngjyrë gri, që në atë kohë e përdornin oficerët italianë.

Me kë erdhi Mehmeti aty?

Atë e shoqëronin tre persona të tjerë, që nuk u kujtoj dot emrat dhe pasi u largua nga shtëpia e Perlat Rexhepit, unë së bashku me disa shokë të tjerë, i siguruam rrugën, sepse Mehmeti në atë kohë ishte zgjedhur Sekretar Organizativ i Qarkorit të Vlorës, dhe do të shkonte tek shtëpia e Kadri Hazbiut, në fshatin Hysoverdhë. Kjo ishte hera e parë që unë e shihja Mehmetin dhe ne të rinjëve të fshatit, atëhere na bëri përshtypje të madhe paraqitja e tij e jashtëme, sepse mbante mustaqe dhe ne na u duk si njeri tepër i madh, ngaqë kishim dëgjuar për të se kishte marrë pjesë në Luftën e Spanjës.

Pas kësaj, kur patët rast ta takonit përsëri?

Për herë të dytë e kam parë në dhjetorin e vitit 1943, kur ai kishte ardhur me Brigadën e Parë Sulmuese në fshatin Ramicë të Vlorës, ku unë kisha shkuar për të çuar një letër në Komandën e Qarkut. Mehmeti takohej me partizanët dhe bisedonte e fliste me ta. Ai kishte shumë autoritet dhe një simpati të madhe, si tek partizanët ashtu dhe në popull. Kjo gjë vinte nga fama që ai kishte fituar në krye të Brigadës së Parë, për ato luftime që ajo kishte bërë deri në atë kohë. Kurse për herë të tretë, e kam parë në fshatin Potom të Skraparit, disa muaj më vonë kur aty u mblodh Brigada e Pestë. Atë ditë me rastin e nisjes së brigadës për në Veri, Mehmeti mbajti një fjalim, ku na shpjegoi ne partizanëve vendimet e Kongresit të Përmetit, si dhe na komunikoi lëvizjen e Hysni Kapos, nga komisar i Brigadës së Pestë, për në Divizionin e Parë, ku ai shkoi si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare. Po në atë Divizion, ishte caktuar si zv / komandant dhe vetë Mehmeti, i cili në fund të fjalës së tij, na u drejtua ne partizanëve duke na thënë: Deri tani keni luftuar mirë se keni qenë afër xhixhave, (familjeve tona), por tani që do të shkojmë në Veri, do t’ju shohim.

Cilat kanë qenë kontaktet që ju keni pasur me Mehmet Shehun në periudhën e pasluftës?

Në vitin 1964, Mehmet Shehu erdhi në qytetin e Laçit, ku unë isha me detyrën e Komandantit të Brigadës së Këmbsorisë 6136, që porsa ishte krijuar aty. Në fakt ai erdhi në Laç për të parë se si shkonin punimet në Uzinën e Supefosfatit, që atëhere ishte duke u ndërtuar, por me atë rast, ai erdhi tek unë në Brigadë, së bashku me gjeneral-major Nuri Arapin që e shoqëronte, i cili ishte zv/ministër i Mbrojtjes Popullore për Prapavijën. Pasi u takuam, të tre dualëm në një kodër mbi qytet dhe unë i tregova tokat që do të ziheshin nga vendosja e ndërtesave dhe ambineteve të Brigadës, si zyrat, kapanonet, ofiçina etj. Mehmeti, pasi më dëgjoi, u kthye nga gjeneral Nuriu dhe shkopin që mbante në dorë, i’a vuri tek spaletat e i tha: Nuri, më ke marrë shumë toka buke për ushtrinë dhe po vazhdove kështu, do t’i hedh këto spaleta në tokë. Ndonëse ai i’u drejtua me ato fjalë gjeneral Nuriut, mua m’i aprovoi dhe m’i dha të gjitha tokat që kisha kërkuar për vendosjen e Brigadës. Një takim tjetër me Mehmetin, unë e kam pasur në majin e vitit 1968, kur ai erdhi në Kukës, ku unë isha me detyrën e Komandantit të Brigadës dhe atë e shoqëronin ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, Shefi I Shtabit të Përgjithshëm, Petrit Dume, Drejtori I Drejtorisë Politike të Ushtrisë, Hito Çako dhe shumë ushtarakë të tjerë madhorë. Gjatë asaj vizite e cila zgjati pesë ditë, Mehmeti me të gjithë ne që e shoqëronim, inspektoi kufirin shtetëror, për të parë masat që kishim marrë ne për mbrojtjen. Në atë kohë, unë kisha pasur një konflikt me Ministrinë, në lidhje me problemet e mbrojtjes dhe ai debat u hap përsëri aty. Mehmeti, pasi dëgjoi me vëmendje raportimin që i bëra unë, i’u kthye Beqir Ballukut e gjithë ish-gjeneralëve të tjerë që e shoqëronin dhe tepër i nevrikosur, i’u tha: Unë do t’i propozoj shokut Enver, që t’ju shkarkojë të gjithëve ju nga detyra.

Si reaguan ministri Balluku dhe ish-gjeneralët e tjerë?

Ata nuk u ndjenë fare. Mehmeti nuk e kishte zakon të shante dhe ofendonte, ai vetëm kërkonte llogari dhe donte t’i tregoje të vërtetën për gjithshka.

Si erdhët ju në postin e zv / Ministrit të Mbrojtjes?

Që kur u titullova oficer në tetorin e vitit 1944, e deri në dhjetorin e vitit 1974, unë kisha kryer disa detyra ushtarake, që nga zv/komisar Kompanie në Brigadën e Pestë Sulmuese, e me rradhë deri në Komandant Brigade dhe Shef Shtabi Korpusi. Pas gjithë këtyre detyrave në disa rrethe të vendit, nga Jugu në Veri, në dhjetorin e vitit 1974, Mehmet Shehu, i cili ishte emëruar si Ministër i Mbrojtjes që në muajin korrik të po atij viti, (pas shkarkimit të Beqir Ballukut) më thirri mua dhe tre kolegë të tjerë dhe na komunikoi vendimin e Byrosë Politike, që emëroheshim zv/Ministra të Mbrojtjes. Në këtë detyrë unë do të mbuloja përgatitjen luftarake të Ushtrisë, shkollat dhe Akademitë Ushtarake, si dhe Kulturën e Propagandën.

Çfarë akuzash i’u bëri Enveri të ashtuquajturit “Grupi puçist i Beqir Ballukut”?

Në vija të përgjithëshme, pa hyrë shumë në detaje të hollësishme të cilat janë thënë dhe herë të tjera, desha të theksoj se: akuzat kryesore që i’u bënë atëhere ministrit të Mbrojtjes Popullore, Beqir Ballukut dhe vartësve kryesorë të tij, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Petrit Dume, Drejtorit Politik të Ushtrisë Hito Çako etj., kishin të bënin me një studim mbi “organizimin e Ushtrisë dhe platformën e mbrojtjes së vendit”. Për këtë studim, që njihet ndryshe edhe si “Teoria e rrëshqitjes”, i cili asokohe u përgatit nga disa kuadro kryesorë të Ministrisë Mbrojtjes, sipas udhëzimeve të Beqir Ballukut, atëhere na u tha që ishte bërë pa lejen dhe pa dijeninë e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe të Byrosë Politike. Kjo ishte akuza kryesore në parim, që i’u bë atëhere grupit të ushtarakëve të lartë me në krye Beqir Ballukun.

Çfarë qëndrimi mbajtët ju ushtarakët e tjerë që i zëvendësuat ata që u dënuan si armiq, në lidhje me akuzat që i’u bënë atyre?

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se në atë kohë, të gjithë ne ushtarakët u pajtuam dhe ishim dakort me vendimet e Byrosë Politike dhe të Enver Hoxhës, të cilët ato teza të atij studimi, i quajtën “Teza të zeza ” dhe i dënuam si armiqësore. Desha të them se gjërat dhe problemet duhen parë, analizuar e trajtuar në kohën që kanë ndodhur dhe në varësi të situatave të krijuara. Është krejt e lehtë të thuash sot se përse ne ushtarakët e lartë të asaj kohe, u pajtuam me dënimin e Beqir Ballukut dhe kolegëve të tjerë, por kjo gjë ka disa shkaqe. Së pari, duhet thënë dhe pranuar se me ato informacione që na jepeshin, me ato analiza që na servireshin dhe ato me situata që na paraqiteshin në atë kohë, ne ushtarakët e lartë kurrsesi nuk mund të ishim kundër dhe të vepronim në mënyrë tjetër, përveçse të ishim dakort me vendimet e Byrosë Politike e Komitetit Qëndror dhe t’i zbatonim me fanatizmin më të madh vendimet e tyre. Ne atëhere, ashtu i mendonim ato probleme që u shtruan në lidhje me të ashtuquajturin “Grup puçist” dhe kjo vinte pasi në Ushtri, nuk ka ekzistuar kurrë disidenca, por vetëm uniteti dhe unanimiteti. Ne në atë kohë, mendonim se Beqir Balluku e të tjerët kishin bërë gabime dhe ky qëndrim i yni, duhet parë në varësi me kohën dhe rrethanat kur ndodhën ato ngjarje, të cilat çuan në dënimin e të ashtuquajturit “Grup puçist”.

Cili ishte qëndrimi i Mehmet Shehut në lidhje me dënimin e “Grupit puçist”?

Në atë kohë që filluan analizat rreth këtij problemi, ashtu si të gjithë ne, edhe Mehmet Shehu i dënoi ato teza të atij studimi, si të papërshtatëshme e të papajtueshëme me Artin Ushtarak Popullor. Mirpo, Mehmeti kurrsesi nuk ishte dakort që në Ushtri të fillonte një valë spastrimesh me atë egërsi që filloi, gjë e cila çoi në dënimin kapital të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos dhe burgosjet e internimet e shumë ushtarakëve të tjerë. Mehmeti në atë kohë kërkoi që për ato gabime që ishin bërë të mbante përgjegjësi vetëm Beqir Balluku, si minister, dhe kjo me ndonjë masë administrative, kurse të tjerët të ndëshkoheshin me masa më të lehta. Nisur nga ky mendim që pati Mehmeti atëhere, ai propozoi që Petrit Dume dhe Hito Çako, të ishin zëvendësa të tij në Ministrinë e Mbrojtjes, kur ai u emërua ministër në vend të Beqir Ballukut dhe ajo gjë u pranua.

Po pse u tërhoq më pas Mehmeti nga mendimi i tij, lidhur me dënimin e Ballukut?

Siç i’u shpjegova dhe më lart, gjërat duhen parë në varësi me kohën në të cilën ato u zhvilluan. Në këtë kontekst duhet parë dhe qëndrimi i Mehmetit lidhur me pikpamjet e tij për dënimin e Beqir Ballukut. Desha të theksoj dhe duhet pranuar se, Mehmeti nuk i ndryshoi aspak pikpamjet e tij lidhur me dënimin e të ashtuquajturit “Grup puçist” të kryesuar nga Beqir Balluku, por ai u tërhoq nga mendimi i tij dhe u detyrua që të pranonte vendimet e Byrosë Politike e të Enver Hoxhës, vetëm atëhere kur ajo gjë u vendos në mënyrë unanime dhe ai nuk kishte asnjë mundësi për t’i mbrojtur ata. Askush nuk mund të vepronte dhe të dilte kundër vendimeve që merrte në atë kohë Byroja Politike dhe këtë gjë nuk mund ta bënte as Mehmet Shehu, i cili s’mund të dilte kundër konkluzioneve që bëri në atë kohë Enveri lidhur me “Grupin puçist”. Duke u nisur nga ky qëndrim i Mehmetit, i cili në atë kohë kërkoi që ata të dënoheshin sa më lehtë, e ka zanafillën dhe akuza që ngriti Enver Hoxha ndaj Mehmetit (pas vrasjes së tij), ku ai thoshte se “Mehmet Shehu ishte vetë kryetari i atij Grupi puçist, prandaj kërkonte që t’i mbronte ata”.

Po tani pas kaq kohësh, cili është mendimi juaj për dënimin e “Grupit puçist”

Duke e parë se si rrodhën ngjarjet më vonë dhe gjithë veprimtarinë e të ashtuquajturit “Grup puçist i Beqir Ballukut”, unë kam nxjerrë konkluzionin dhe këtë gjë e kam deklaruar publikisht edhe në shtyp, se pushkatimi i Ballukut, Dumes e Çakos, ishte një gabim mjaft i madh. Nuk them se ata nuk kishin gabime, por kurrsesi ata nuk e meritonin pushkatimin, sepse kishte dhe shumë mënyra të tjera për t’i dënuar. Për ata nuk është gjetur asnjë document, që të vërtetojë se ishin “agjentë”, apo “armiq” që kërkonin të merrnin pushtetin, etj., akuza siç na u tha atëhere për ta. Këto akuza që u bënë ndaj tyre, nuk u vërtetuan kurrë dhe ata nuk kishin çfarë pushteti të merrnin më shumë, sepse në pushtet ishin.

Ç’dini ju lidhur me mardhëniet e Mehmetit me Enver Hoxhën dhe a ka pasur përplasje mendimesh midis tyre, në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes?

Lidhur me këtë pyetje, dua të them se në mes Enverit dhe Mehmetit, për aq kohë sa unë kam qenë antar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes dhe kam marrë pjesë në ato mbledhje, kanë ekzistuar mardhënie të shkëlqyera. Enver Hoxha e donte dhe e vlersonte shumë Mehmetin, jo vetëm si Kryeministër, por edhe si ushtarak, dhe për aq kohë sa unë kam qenë antar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, as nuk bëhet fjalë që të ketë pasur përplasje mendimesh në mes Enverit dhe Mehmetit. Përpara se të vazhdojë t’i përgjigjem kësaj pyetje, në parantezë desha të theksoj mendimin tim, por dhe të shumë kolegëve të mij, në lidhje me Mehmet Shehun, për të cilin jemi të një mëndje, se ai ka qenë një nga ushtarakët më të përgatitur dhe më të aftë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe padyshim për atë kohë të gjatë që ai qëndroi si Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në modernizimin e forcimin e Ushtrisë.

Këtë mendim dhe vlerësim që bëni ju për Mehmetin, a e kishte dhe e bënte Enver Hoxha, në atë kohë që Mehmeti ishte Ministër i Mbrojtjes?

Në mënyrë apsolute po. Dua të them se: Enver Hoxha në çdo urdhër, apo vendim që do të merrte lidhur me Ushtrinë, ai mbështetej vetëm tek Mehmeti, dhe nuk bënte asgjë pa e pyetur më parë atë.

Por, disa nga ushtarakët e tjerë, kanë dëshmuar se Enveri i thërriste ata në zyrë dhe i pyeste për probleme të ndryshme të Ushtrisë në atë kohë që Mehmeti ishte Ministër i Mbrojtjes?

Po, kjo gjë është më se e vërtetë. Enver Hoxha e kishte zakon dhe na thërriste në zyrën e tij ne zv/ministrat dhe Drejtorët e Drejtorive të Ministrisë së Mbrojtjes dhe na pyeste për probleme të ndryshme që kishte Ushtria. Por, po kështu është fakt, se për çdo problem që dilte, ai na thoshte që t’i zgjidhnim me Mehmet Shehun. Këto mendime për Mehmetin, të paktën me sa di unë, Enver Hoxha i kishte që në dhjetorin e vitit 1979, kur u bë mbledhja e zgjeruar e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.

Pse, çfarë tha Enveri në atë mbledhje për Mehmetin?

Në dhjetorin e vitit 1979, pak muaj pas vdekjes së Hysni Kapos, u bë mbledhja e zgjeruar e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes dhe aty Enveri na komunikoi ndryshimet dhe lëvizjet që do bëheshin. Në atë mbledhje Enveri tha: “Byroja Politike ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në atë të Brendëshme. Vdekja e Hysni Kapos, na krijoi një boshllëk të madh, prandaj ne kemi vendosur që shokun Mehmet Shehu, ta lirojmë nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes, për të marrë në dorë funksionet që kishte Hysniu në Komitetin Qëndror, si sekretar i Komitetit Qëndror dhe Komisar i Ushtrisë. Shoku Mehmet, duke marrë funksionet që kishte shoku ynë i paharruar Hysni, do të orientohet më mirë në drejtimin e punëve të Partisë. Ne e lirojmë shokun Mehmet nga funksioni i Ministrit të Mbrojtjes, në mënyrë që ai t’i përkushtohet më shumë detyrës si kryeministër, sepse deri tani ai ka qenë shumë i angazhuar me problemet e Ushtrisë”. Në fund të fjalës së tij, Enveri tha: “Shoku Mehmet si Ministër i Mbrojtjes, i ka kryer në mënyrë të shkëlqyer të gjitha detyrat që i janë ngarkuar, kurse tani, Byroja Politike ka caktuar në vend të tij shokun Kadri, i cili edhe ai ka qenë ushtarak me funksione që nga koha e Luftës dhe në këtë detyrë të re, ai do të ndihmohet shumë nga ju ushtarakët”.

17 komente në ““Grupi puçist”, dëshmia e rrallë e ish-deputetit dhe ushtarakut të lartë: Kadri Hazbiu na thirri në zyrë, ja çfarë na tha për Mehmet Shehun”

  1. drino says:

    Qe ai rregjim ishte mizor dihet sepse eshte prezent me Sali Berishen, trashgimtar i bllokut…..
    Shikoni se si e katandisi PD me kurva te tipit Grida Suma, me Salianus e kompani…..

  2. TT says:

    Boll me Koleren e kuqe sllave qe I piu dhe po i pi gjakun Kombit tone.Mallkuar qofte Dita qe iku mbreti se do ishim sot nje Monte Karlo .erdhen kokepalaret nga malet e jugut dhe Ben kerdine mbi popullin e shkrete Shqiptar.Sot kane ndru Pardesyte e bardha te UDBse dhe KGBse dhe na vishen here me qillota dhe here me Adidas,po jane po ata gjakpirese po te integruar ne gjoja kapitalizmin e tyre si kishin dhe komunizmin e tyre….mehmeti mos ishte gje ai vrasesi qe egsekutoi 50 burra per nje dinamit qe ju hodhen muzhikeve…keta ishin dhe jane vrasesit me te rrezikshem te historise se kombit ,nuk ka pushtues te kete vrare kaq shume Shqiptare,sa ka vrare dhe vret kolera e kuqe,!!!

    1. tt:ti mbron katilin-malok-kusar-tradhetar zogolli???
      KUSH E SHTI SHQIPERINE NE SERBI O SHPELLAR-GENJESHTAR-MASHTRUES?⛰??️?

  3. Doda says:

    O Kaluuç beri çberi ai sistem , ne SHQIPTARVE na afroi ate qe kta hajdut kriminela te degjenerum mashtrusa dhe antishqiptar te politikes 30 vjeçare nga 90ta e ktej nuk kan byth te naj ofrojn as per 300t vjet , ata na ofruan pun per te ter , shkolla me kualitet falas per te ter nga vermoshi ne konispol , çerdhe kopeshte , mjeksi me kualitet dhe sherbim perfekt per te ter shqiptaret nga Vermoshi ne Konispol falas, ne fshatrat me te larget kishte mami dentist mjek çerdhe kopeshte , na garantoj jeten per 50 vjet rresht, zhduku gjakmarrjen analfabetizmin na beri me shkoll te mesme te detyruar te terve na dhan profesione nga me te ndryshmet , i bashkoj njerzit bashk , ngriten SHqiperin nga nje vend zejtarofeudal ne nje vend me ekonomi te zhvilluar evropian me uzina fabrika kombinate universitet pa fund , ngriten nje armat me intelektual kalibri si Mojkomi ndjer, Aleks Buda me shok , elekrifikuan vendin nga vermoshi ne konispol , se flinin te ter qytetet dhe fshatrat me pish e kandil si ne kohen e trojes dhe kur dilnin ne mgjes ishin sterr te zinj nga tymi pishes si tek filmi francez mizerabl origjinal , ata ishin SHQIPTARET me te ndershem qe e kan drejtuar kte vend gjat gjith historis se kti kombi , mos degjo ish tradhtaret dhe pasardhesit e tyre ata flasin mas muzikes vet , ata moren ate qe merituan mas lufte, ata dhe te ter tradhtaret e kti vendi qe sot duke shar PPSHn dhe Enver Hoxhen duan te dalin te pa fajshem , hiq ish antaret e byros politike te denuar , te tjeret plumbin dhe burgun e kan mar mbas ligjit ne fuqi , si ne xhdo vend te botes , tradhtaret dhe bashkepuntoret e nazifashizmit ne Franc u vran rrugve si qent pa gjyq sa mbaroj lufta , ne Belgjik i hoqen nacionalitetin Belg i pushkatuan e i lan pa atdhe , ne Angli i vran si qent e rrugve ku i gjenin nuk denjonin ti nxirnin ne gjyq , kurse PKSHja i nxori para gjyqit , i faktoi krimet qe i pranuan me gojen e tyre dhe i denoj ne baz te ligjit per tradhti , kush beri krim me vdekje , kush nuk beri krim vetem spiunlleqe me burg kaq , mos degjo zarbot sot , turp te ken kta plera qe deri die i priste shpata nga te dy krahet ,kurse sot si kopila shajn dhe vjellin ate qe kan ngren , njerez pa byth e pa moral , jazik u qoft , njerez pa karakter te ter duan te han ne xhdo sistem shpifin e sajojn sa te munden te dalin gjoja pa faj , nuk ishte Enveri vetem qe e mbajti ate sistem o pushta , ishin te paret tan qe e ndoqen nga pas dhe ben endrrat e tyre realitet , Enveri piken me te fort e kishte tek dashuria popullore mos degjoni ca qyrraveca sot qe shpifin si i do qefi , ne e votuam at sistem se ishim te bindur qe benim gjen me te mir per begatin dhe sovranitetin e vendit ton , un e kam votuar pa me detyruar njeri, komunist nuk kam qen kurr ne jet , as antari noj partie , kam qen njeri i lir por duhet te themi te verteten per çfar u be gabim u be gabim kolektiv, Enveri nuk ishte mbret pa pyetur masat nuk bente asgje , nese diku njerzit imponoheshin nuk ish Enveri qe i shtynte punonjsit e shtetit , por ishin ata moterqir siç jan sot qe per interesin e politikanve te vet shesin grat , jan kta qe e kan trash gabimin, pergjegjsia esht kolektive por kemi pasardhes alabak te nje brezi qe shkoj , dhe ata qe jan sot jan pa moral qe te vertetat nuk i thon siç kan qen , por dalin si ky kurva Sadushi me shok dhe bejn sikur i detyronin me zor , jan njerez pa byth karakter e moral , jan vemje, genjejn se nuk kan burreri te thon te verteten qe punuan me pasion per xhdo gje ne ate sistem , turpi i mbuloft mashtrusit alabaket qe shpifin dhe beshtyn ata qe i kan vlersuar , jan vemje qe nuk i hyn as qenit ne pun , turpi i mbuloft kta njerez , rrespekte burrave te vertet qe jan shum me pakic ne kte vend dhe qe urrehen nga turma albakve dhe njerezve pa nder e moral .

    1. Sinqeritet says:

      E sakte: sot me kusare-shkaterrues se bllokmenet!

  4. dikur says:

    Memeti ishte i ndergjegjeshem per ato qe kishte bere dhe kur i erdhi rradha qe te gjykohej , siç tha edhe Kadriu duke u qurravitur , nga “partia e tije ” nuk priti mirkuptim, prova, fakte, falje. Ai nuk e la veten ne dore te “shokeve” te tije . E dinte se edhe ai vete nuk fali njeri pramdaj edhe vrau veten. Shoket ishin njelloj si ai kriminela qe nuk e njinin konceptin e shenjteris se jetes, te cilen ta jep e ta merr Zoti.

  5. edmond says:

    Naten qe eshte vetvrare M.Shehu, asnje person nuk eshte futur ne bllok! Kadri Hazbiu eshte paraqitur tek postblloku kryesor i bllokut dhe eshte ndaluar te futet ne bllok nga Komandanti i Bllokut me pergjigjen: eshte urdher i Komandantit (Enver Hoxhes)! Kufomen e kane pare vetem ekspertet kriminaliste (mjeke dhe hetues) si dhe ata qe e ruajten (garda)!

  6. iksi says:

    Ti mut Dashnor Kaloçi me ate mut Maliq Sadushi paskeni pare ne enderr nje perrall per femije me titull ” Oshetima e Vjoses ” me mendu ju qe me gjithe mend populli po ju beson atyre briçkullave qe nxjerrni ju mbas vdekjeve te atyre per te cilet ju ķushtoni perrallat dhe jepni mbishkrimin botohen per here te pare e ne fakt aty lexohen andrrat qe shikoni ju .

  7. Sot says:

    Shysyr qe jeni te lumtur sot o komentus me saliun lulin Ilirin Ramen mul noken e kopani , keshtu me kta ne krye ju pafsha ne perjetsi , i paçit sa malet i lonshi mrapa , e them kte se dua tju shikoj te lumtur siç jeni, lereni te shkuaren ajo shkoj , edhe te doni ta ktheni mbrapç , nuk kthehet me , se do burra te ndershem e me bole e byth ai sistem , jo legena mashtrus e bira kurve burra pa byth e pa moral si sot.

  8. Sot says:

    Shysyr qe jeni te lumtur sot o komentus me saliun lulin Ilirin Ramen mul noken e kopani , keshtu me kta ne krye ju pafsha ne perjetsi , i paçit sa malet i lonshi mrapa , e them kte se dua tju shikoj te lumtur siç jeni, lereni te shkuaren ajo shkoj , edhe te doni ta ktheni mbrapç , nuk kthehet me , se do burra te ndersh9em e me bole e byth ai sistem , jo legena mashtrus e bira kurve burra pa byth e pa moral si sot.

  9. Plaku i mocem says:

    “TT” vill sa te duash, po thuaj dhe nje te vertete: Ata me qillota nga jugu bene ate qe dy hasmit nga Mirdita te hanin buke bashke nen hijen e rrapit dhe te mos guxonin te shikonin njeri tjetrin ne sy. Provo sot te kesh nje hasem se ku te vete koka ty dhe gjithe fisit tend. Ajo kolere e kuqe e beri Shqiperine e mbretit nga 800 mije ne 4 milion banore, kolera e kuqe i tregoi vendin Greqise dhe jugosllavise tende, ajo kolera e kuqe beri universitetet dhe nje sistem shendetsor perfekt, ajo kolere e kuqe beri akadmi shkencash, i dha liri qytatarit brenda ligjit. Ajo kolere e kuqe hoqi pishen dhe kandilin nga kulla jote! Askush nuk te prekte ty TT se shkonte tek 7 penxherete! Shko vill atje ku ke lindur atje te ngjit e vjella jote.

    1. TT says:

      Ha hahahaaaa jetimet e xhaxhi enverit na flasin per Patriotizem,ata qe na sollen,serbet ne durres,ruset ne sazan dhe I veshen njerezit si kinezet,ata qe hanin dhe pinin ne Bllok dhe visheshin nga jashte dhe vrisnin dhe groposnin Shqiptaret,ata qe vrisnin dhe varnin klerin dhe hoxhallaret,dhe qe Xhaxhi Mao kishte edhe hidrocentral po jo gjergj kastrioti apo Ismail Qemali.keta laro vrases te kuq me idelogjine Staliniste qe internonin femije,pleq,gra dhe I perdhunonin.ata qe vrane gjithe heronjte e pamvaresise dhe krijuan njeriun e ri te xhaxhi enverit qe kur doli ne evrope doli si majmun i urritur.Ai qe I binte bythes ne Paris dhe bllokoi At Nolin qe futi kombin ne OKB te vdiste rrugeve se nuk e gelltinte dot koleren sllave te tyre.u vrane si kriminelat mes tyre dhe ti plesht I stalinit permend Kanunin.ata qe i vrisnin malesoret pas shpine dhe mbushen shqiperine me fuksat e kurveleshit kudo….pasi vrau dhe kryeministrin e tij pederasti vdiq i dhier si nje qelbesire pa shoke ….Komunisti me i mire duhet varur nga gjuha dhe te digjen i gjalle per cfare ju ben Shqiptareve ,akoma dhe fuksa ne familje i katandisen….ik ne Korean e veriut te hash loqen e Kimit se ketu nuk ka vend per juve.

  10. tt:ti mbron katilin-malok-kusar-tradhetar zogolli???
    KUSH E SHITI SHQIPERINE NE SERBI O SHPELLAR-GENJESHTAR-MASHTRUES?⛰??️?

    1. TT says:

      Ik ore debil me Historine e xhaxhi Pederastit,Mbreti I dhe Burse,Beqiri qinte sume ne Pigal ,mbreti eshte I vetmi nga te gjithe qe hodhi Pushke,e morri qynef e beri me 120 ambasada dhe visa free per ne amerike.beri ushtri,rruge,spitale,nje njeri fisnik dhe trim ,vdiq me flamur te kombit jo me yll sovjetik..po cfare shqiperie shiti ,kur ishte mbreti nje xhandar mbante ligjin ne nje qytet …akoma me uniformat dhe me simbolet e monarkise mburret shteti sot.se xhaxhi kolera e katandisi ushtrine si kinezet …rrofte mbreti poshte kolera e kuqe vrasese qe fuste bidonat ne rresht dhe i katandisi Shqiptaret te kendojne per Mao dhe Stalin gjeorgjianin.mbreti ishte fisnik dhe morri Nuse amerikane,jo delexhesh me lesh gopi me morra dhe shall te kuq te vrasesve…ne kohen e Mbretit xhaxhi Beqiri ishte LGBT ne Paris e thante klarineten….

      1. katarakti says:

        Je aq i tërbuar në urrejtjen tënde saqë bêhesh krejtësisht i pabesueshëm. Nxjerr vetëm vrer dhe helm nga goja. Enveri ka shumë për ta sharë dhe mallkuar, por ai ka bërë për Shqiperinë më shumë se kushdo tjetër. Po ty të eshte errësuar krejtësisht arsyeja. Prandaj nuk mund të diskutosh me ty. Dhe as tê marrësh për bazë shfrimet e tuaja prej një perversi rrugësh.

  11. lenci says:

    Zoti Mero, ke filluar te seleksionosh komentet. Cfare nuk te pelqeu, pjesa per Zogun, apo per ata qe vjedhin duje trembur popullin me fantazmen e komunizmit?
    Nga ty nuk e prisja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje