KE shpjegon se çfarë duhet të përmbushë Shqipëria: S'janë 15 kushte

19 Qershor 2020, 19:42Politika TEMA

Komisioni Evropian ka bërë një sqarim për Euronews Albania mbi debatin për numrin e kushteve para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim, iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri.

“Përfundimet e Këshillit të Marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi”, thotë Pisonero në përgjigjen e saj.

“Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keto nuk janë 15 kushte”, thuhet në deklaratën e dërguar nga zëdhënësja e KE.

“Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Komisionit për pjesën e para-kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ndërsa pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave:

“Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin.

KE shpjegon për Euronews Albania se ç’duhet të përmbushë Shqipëria: “S’janë 15 kushte. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”, përfundon sqarimi i Komisionit.

10 komente në “KE shpjegon se çfarë duhet të përmbushë Shqipëria: S’janë 15 kushte”

  1. Ariu says:

    Sa qesharak jeni! Nuk jane kushte por jane kerkesa apo deshira apo quajeni cfare te doni, por pa i plotesuar ato nuk ka negociata. Atehere normale qe jane kushte!

    1. Genc says:

      Po merru me thelbin jo me cfare thote ajo . Ajo eshte diplomate . Nuk do thote ajo sa te shemtuar qe jeni me kete shtet qe keni . I thua nje vajze ti ose nje gruaje sa kot qe je pa e njohur ? Eshte tip furce qe behet zakonisht

    2. Tani says:

      Ariu te rroje lideri global qe te jep nga nje sufllaqe. Militant idiot. Ato kushte jane ne rradhe te pare ne interes te cdo shqiptari, pervec ketyte zagareve politikane qe jemi ketu e 30 vjet.

  2. luan saliko says:

    Ku je o Petrit Vasili se na rrokanise koken me kushte.????????

    1. Socialisti i Ndershem says:

      O i gjori Luan , nese do te behesh i mencur dhe i dobishem per vehten dhe te tjeret , mos lexo vetem Meron se do te vdesesh idiot.

  3. undefined says:

    Nuk jane 15 kushtet problemi….por dicka tjeter….nje vend si Shqiperia me 3 milion banore ne mes te Europes behet…”zap” kur te duash e si te duash….por diku tjeter “flen lepuri” i BE….prandaj jo 15 kushte por as 15 vjet….nuk e realizojn kete “enderr” shqiptare….shqiptareve nuk ju duhet patjeter kjo..BE…por ju duhet nje …Shtet ligjore….i pakorruptuar…dhe nje ekonomi solide….keto ju duhen shqiptareve dhe jo….pordhet e greke e…francezve…italianeve..apo dikujt tjeter…te kesaj Europe….qe e tille nuk eshte me….

  4. ben says:

    Vazhdoni ti vendosni kushte Shqiperise, sepse kemi politikane idjote qe duan te fusin vendin ne nje organizate ku ato qe jane Brenda duan te dalin.

  5. Konjak says:

    Problemi nukse qendron se sa eshte numri i kushteve te BE-se 5–10 apo 20 ; problemi qendron tek mirqeverisia . Kur popullsia e thjeshte ka nje ekonomi te pa miaftushme per jetese normale ; perjashtuar asaj pjese te popullsise qe me njemije menyra dhe ne te zeze, mundet te siguroje , ekonomi disi me te mire . As ne nukse e besojme se jan 15 kerkesa , para disa vitesh BE-ja thoshte te firmosen 3 tre kerkesat , dhe ne dote pranoheshim ne BE ; besojse te gjitheve na kultohet vitet 2012–2013 te cilat nukse u firmosen nga opozita –per te cilen kam bindjen se ishte e porositur nga BE-ja , per te mos u firmosur . Megjithate BE thote se nuk jane 15 kerkesa , ; mirpo 5 jane kerkesa , 5 te tjera jane detyra si dhe 5 te tjera lidhen me kuadrin negocjues . Keshtu 3 here 5 per BE-ne bekan 7 , dhe jo 15 . Zoteri KM , nese mundesh na ngre ca rrogat dhe pensionet , ; Kurse BE-se i urojme gjithe te mirat , dhe te vije kur te doje , e mirpresim .

  6. olsi says:

    ju evropa plake ,ngelet duke bere terci-verci . me ato vendet si bullgaria, rumania qe jane cope-cope edhe sot nuk bete kushte . sidoqofte ,evropes ia kemi pare te mirat , qe nga 1900 e deri me sot . prandaj dhe nuk na habit shume fakti qe beni keto lojra.

  7. Ladi says:

    Vdndosni dhe nja 15 kushte te tjera te kenaqen qente si Doktor vdekja dhe Ilir floriri qe ndersejne zagaret e tyre Tit Vacilin apo Lyl Bashen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje