Rama tregon inevstimet që do kryhen në Sarandë: Nga aeroporti tek bulevardi i Ksamilit

19 Qershor 2020, 17:06Politika TEMA

Gjatë ditës së sotme të prezantimit të tunelit të Llogarasë, kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe disa prej investimeve që do të kryejë në qytetin e Sarandës.

Një premtim i kryeministrit Rama ishte ndërtimi i aeroportit të Sarandës.

“Përtej faktit se aeroporti i afërt me zonën, ai i Vlorës, do të ndërtohet, dhe një tjetër aeroport shumë herë i përfolur do të ndërtohet, ai i Sarandës.

Por kyçi mbetet Llogaraja, sepse distanca zgjatet jo vetëm si kohë, pro edhe si vështirësi në segmentin që e njohim të gjithë, që gjarpëron për të kapërcyer malin e Llogarasë”, tha kryeministri.

Gjithashtu, Rama u ndal edhe tek shëtitorja që pritet të ndërtohe në Ksamil, pas asaj që po kryhet në Sarandë.

“Aktualisht po punohet në Shëtitoren e Sarandës dhe më tutje do të vazhdojmë me realizimin e projektit që bëhet aktualisht për Ksamilin”, u shpreh Rama gjatë konferencës së sotme.

7 komente në “Rama tregon inevstimet që do kryhen në Sarandë: Nga aeroporti tek bulevardi i Ksamilit”

  1. Genci says:

    Ore po mbaro njëherë atë Kardhiq-Delvinë se këto të tjerat duken si përralla. Tuneli që thua zotrote nuk ka asnjë impakt pozitiv domethënës, përveçse prish raportin unik të zonës MAL-DET. Mbaro rrugën Kardhiq-Delvinë që pastaj të ketë kuptim dhe aeroporti por dhe shëtitorja e Ksamilit. Se bie fjala dhe nëse bën tunelin, Llogara Sarandë në terma kohorë është njësoj me Tiranë Gjirokastër Sarandë. Mbaro rrugën Kardhiq-Delvinë të rujt zoti dhe je në rregull.

  2. ?????? says:

    o ju te ghithe jeni maskarenj edhe te pa afte per te drejtuar vendin hajduta te poshter edhe kriminla

  3. Zigur Qarri says:

    Hahahaha….. zëri vjen nga larg,nuk eshte i tij,prandaj edhe i beson mashtrimet e veta,dhe çuditet se si ka mundesi qe te tjeret dyshojn!

  4. CHRIS says:

    Po zoti Kryeministet mir e ke aeroport Vlore, Kukes, tani ne Sarande e me vone Shkoder pse jo Korce. 28000 km2 siperfaqja e shqiperise ne cdo km katrore nje aeroport. Or t ja kalojme edhe vendeve me te zhvilluara te Europes. Po ndertove tunelin e Llogarase sa km distanca Vlore Sarande? Per 1 ore apo 1 ore e gjysem
    Nuk ka asnje internes ekonomik . Po ti kesh parate e droges e do ti zbardhish mire bej po jo parate e shtetit dhe taksat e shqiptareve
    Chris

  5. buzeplasuri says:

    Po si nuk ju shkon asnjehere mendja me zgjidhjet e thjeshta dhe relativisht shume me te lira: vendosni nje linje aijesh pasagjeres nga Durresi me Sarande. Edhe ndotja nga tere ato makina te shtrembra do ulet, edhe trafiku qetesohet per Ata qe Kane frike te saline nga makinat edhe ne te tjeret shpetojme nga makina dhe udhetojme si Njerez. Treni I shpejte dhe anijet e pasagjereve do na cojne ne shekullin e njezete, se cdo gje ka rradhen e vet. Pastaj me durim do vije rradha edhe per te 21in.

  6. Drino says:

    Nuk mora vesh se sa do ti kushtoje buxhetit ndertimi i tunelit. Kjo nuk ka rendesi per qeverine. Duke mos pasur asnje ligj qe te percaktoje se si mund te studiohen dhe percaktohet rradha e investimeve, vlera e tyre, leverdia dhe domosdoshmeria, keto pune keshtu do te behen.
    Te ndertossh nje tunel ne Llogara eshte nga njera ane nje luks i madh per kapacitetin buxhetor e vendit sepse ne kete tunel do te kalojne vetem veturat . Tunelet ndertohen per te shkurtuar distancat e levizjes se mallrave kostua e transportit te tyre siguron edhe leverdine e ndertimit te tyre, ndersa per turistet eshte me e mire ngjitja ne Llogara dhe zbrittja ne det si nje na bukurite e ralla te vendit, per ta koha dhe distanca nuk ka rendesi.
    Nga ana tjeter per ambjentin mund te jete edhe nje katrastofe e vertete per pasojat qe mund te krijohet nga ndryshimi i rrjedhjeve te ujrave nentokesore , duke hapur nje galeri te tille ku do te drenohen gjithe burimet qe dalin tani ne siperfaqen malit te Llogarase duke thare gjithe pyllin. Fenomene te tilla kane ndodhur ne te kaluaren kur u ndertua tuneli hekurudhor i Qafthanes dhe tuneli ne Sasaj te Sarandes ku drenuan sasira te medha uji qe perdoren edhe sot.

  7. TT says:

    Ik ore Debil se i ndertove te gjitha ne trurin tend .saranda nuk ka banjo publike ky te ju marre votat premton aeroporte,e pse u dashka nje aeroport ne vije ajerore 10 minuta nga I vlores.rrej rrej se dicka do mbetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje