Edhe pse do të hyjnë duar bosh, liderët e Kosovës dhe Serbisë mund të dalin nga “bisedimet e paqes” në Shtëpinë e Bardhë, edhe me një marrëveshje historike.
Samiti i 27 qershorit, i mbajtur nën kujdesin vetë e presidentit Donald Trump po cilësohet nga mediat si dita kur Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes, pas tre dekadash lufte dhe tensionesh.
Mediat serbe raportojnë se presidentit Aleksandër Vuçiç dhe palës shqiptare, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, do t’u vihet në tavolinë një marrëveshje e gatshme, e hartuar nga administrata Trump. Një pjesë e mediave në Prishtinë, por edhe në Beograd kanë nxjerrë një draft të kësaj marrëveshjeje, që raportohet se mund të nënshkruhet nga pala shqiptare dhe ajo serbe në Uashington.
Edhe pse si kryeministri Hoti, ashtu edhe Thaçi nuk kanë dhënë detaje për atë çka pritet nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, “Tanung” raporton se marrëveshja e hartuar nga SHBA parashikon që:
1. Kosova fiton 7 miliardë euro nga SHBA.
2. Nuk ka cënim të territorit te Kosovës.
3. Nuk ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante.
4. Kosova njihet nga Serbia.
5. Kosova anëtarësohet në OKB pas tri vitesh.
6. Serbia anëtarësohet në BE dhe pranon anëtarësimin e Kosovës në BE pa e penguar ligjërisht, Kosova anëtarësohet dy vite me vone.
7. Serbia fiton 10 miliardë euro nga SHBA.
8. Kosova merr liberalizimin e vizave.
9. Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nënshkrimit te marrëveshjes finale.
10. Kosova dhe serbet qe jetojnë ne Kosove kane qasje për furnizim me ujë nga Ujmani, i cili menaxhohet dhe mbikëqyret nga autoritetet e Kosoves.
11. Trepçën e merr ne menaxhim Qeveria e Republikës së Kosovës.
12. Serbisë i lejohet të ndihmojë serbet ne Kosove me mjete financiare, Kosovës i lejohet te i ndihmojë qytetarët e Luginës me mjete financiare.
13. Kosova anëtarësohet ne UNESCO, INTERPOL pa u penguar nga Serbia, ndërsa vota e Serbisë PRO ose KUNDER, varet nga vullneti i saj.
14. Serbia bëhet kandidate për anëtarësimin ne NATO dhe pranohen si anëtare në të njëjtin moment me Kosoven.
15. Kishat Ortodokse në Kosove, financohen nga mjetet e mbledhura nga donatoret serb brenda Kosovës dhe objektet ruhen nga gjysma e Policisë që janë te komunitetit shqiptar të Kosovës dhe gjysma e policëve serbe të Kosovës.
16. Serbia kërkon falje për krimet e luftës në Kosovë, detyrohet të shlyejë dëmin e shkaktuar (me ndihmën e BE-se pas anëtarësimit në BE) dhe te krimeve të luftës, në këtë gjykim gjysma e gjyqtareve dhe prokuroreve do të jenë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe gjysma gjyqtarë dhe prokurorë serb.
17. Serbia ndryshon Kushtetutën e saj dhe heq nga preambula e saj Kosovën me termin “Kosova dhe Metohija”
18. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë marrin Çmimin Nobel për Paqe, për arritjen e marrëveshjes historike.
Ky draft nuk është konfirmuar deri më tani nga asnjëra palë. Por a mund të jetë kjo marrëveshja që do të pajtojë serbët dhe shqiptarët?
Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles Kupchan, beson nuk ka dyshim se në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, mund të dalin me një marrëveshje paraprake, që do t’i hapë rrugë marrëveshjes finale.
Në një intervistë, Kupchan deklaron se do të ishte e çuditshme që të organizohej një samit i një rëndësie të tillë dhe që SHBA të mos prezantojë një draft-marrëveshje.
“Do befasohesha shumë sikur nga takimi i Uashingtonit të dilnim me asnjë lloj marrëveshjeje. Këto lloj arritjeje zakonisht nuk shfaqen brenda natës. Mendoj se kjo, është edhe më e vërtetë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, ku duhet që të kryen shumë detyra të shtëpisë, për të bërë gati popullatën e brendshme, përfshirjen e parlamentit si dhe krijimin e mbështetjes së brendshme për marrëveshjen”, deklaron ai.
Kupchan thotë se qasja e të dërguarit të presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, për t’i fokusuar bisedimet në lidhje ekonomike, është e njëjtë me qasjen e administratës Trump ndaj konfliktit izraelito- palestinez .
“Themi se mund të spekulojmë se rezultati do të ishte një marrëveshje konkrete, le të themi konkretisht në çështje tregtare, ndoshta edhe ndërprerja përfundimtare kundër njohjes së Kosovës, e cila do të shërbejë drejt normalizimit të plotë”, shprehet ai.
Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve (shkëmbimin e territoreve), Kapçan deklaroi se ai e dinte që kjo ishte diskutuar për ca kohë mes dy presidentëve, por se ishte hedhur poshtë nga administrata Trump. Ai thotë se i dërguari i Trump, Richard Grenell e ka refuzuar si një zgjidhje për mosmarrëveshjet dypalëshe.
Ky skenar ka shkaktuar një sërë polemikash në Uashington ditët e fundit, pasi ish-këshillari i Trump, John Bolton, ka publikuar një libër, ku akuzon presidentin si ideator të shkëmbimit të territoreve. Por Grenell ka vendosur të kundërpërgjigjet, duke deklaruar se në fakt ideja ishte e vetë Boltonit.
Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Uashington me 27 qershor, kur theksoi se skenari i shkëmbimit mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit Trump.
“Për momentin jam në një situatë të vështirë, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”, ka thënë Grenell gjatë kësaj interviste.(SI)
Do Zoti ndodh siç jeni shprehur. Amin!
Nuk jam ekspert politik por materiali i pregatitur duket mjaft i mire per te dyja palet.THUA TE BEHET????? Do ta joshin Serbine 1o miliarde EURO hyrja ne BE DHE NATO?
Këto janë ëndra të një adoleshenti në PIDH !
Pika dymbëdhjetë do të jetë si më poshtë:
12) Kosovo becomes 51st State of the United States.
12) Kosova bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve.
Kurse Shqipëria bëhet monarki me Gjuzin mbret mbi mbretër, Ramën Princin e Principatës së Surrelit ( e binjakëzuar kjo me Davos) , Salën Princin e Principatës së Lalzit ( e binjakëzuar kjo me Monte Karlon) , Metën Princin e Skrapari Beratit , dhe Dukët Balla, Ruçi, Paloka, Tahiri, Gjiknuri, Ahmetaj, Topalli, Manja , Ruli, etj që do marin tokat që ngelen. Veliaj do bëhet Kont I plantacioneve të fiqve në Fier dhe Ndroq, Mziu Kont i plantacioneve të bananeve në Malsi t’Madhet.
Murrizi do shpallë panvarsinë e Llushnjes
Kurse Lul koklopa do krijojë Partinë Demokratike të lopëve hollandeze në fermën e Mul Nokës
Me këta politikanë që kemi ne fiton gjithmonë populli.
HAAAAAAAAAA. FIKS JAM PLOTESISHT DAKORT
Skenar Fantashkence, trillet e Tanjugut. Sikur…. Tramp shpallet gjeni, gjeneral i shekujve e diplomati me i madh i kohrave!
E sakte. Trump nuk ben asgje ne politiken e jashtme pa lejen e Putin. Nga keto 18 pika Putin nuk fiton asgje.Eshte thjesht trillim per ti hedhur hi syve publikut.
Budalleqe,spekullime pa lidhje.
Si vendoska Trump se kush antaresohet dhe jo ne BE?
Si garanton Trump se shtete te tjera te BE njohin Kosoven?
Dengla pa lidhje.
MA MORE NGA GOJA.
Hahaha..
Shkoni, lexojeni dhe firmoseni. Te dy palet fitojne.
Hahaha do ishte vertet fantastike kjo pune por un nuk i besoj fare kte sepse faktet flasin ndryshe qe nga goditja e albin kurtit njerit me te ndershem per momentin ndersa te tjeret jane me shum se hajna poe edhe te shitur te udb e te vucic kjo eshte vec per forografi para zgjedhjeve trump njeriu me i deshtuar ne historine amerikane do mbahet mend si nje kloun qe u bo gabimisht president shpresoj te jem gabim nqs ndodh w kunderta qe un mendoj ska shance hajde tung
O Tema dergojani ta lexoje këlyshi i bllokut Andit te gjyshit Hysni ???
Rast I Arte !!!
Po të jet e vërtet kjo, mendojë se është koha që Kosova të bëjë lëvizjen e duhur për derisa Amerika të jet garante e marrveshjes.
Moment historik për Kosovën sepse k’shtu siç janë n’vënd numero prej kaq shumë vitesh, pa të ardhme, stabilitet, lëvizje të lirë si gjithë europa mendojë se do humbnin një moment historikë për një të ardhme europjane.
Natyrisht me këmbë n’tokë si thuhet sepse dihet me kë kanë t’bëjnë.
Sa i përketë Luginës, edhe ne duhet të presim një moment tjetër besojë kur të dy shtetet tona të antarësohen në europë, për të vazhduar ëndrrën shekullore për bashkimë.
Hahahaha! Cfare jane keto idiotizma??!! Nuk ja vlen te analizosh pikat e “marrveshjes Trump”, por vetem piken 18 te lexosh dhe e kupton se artikulli nuk eshte aspak serioz. Cmimin e Paqes e vendos dhe e jep Komiteti Nobel i Norvegjise. Atehere si mund te percaktohet ne nje para- marrveshje qe udheheqesit e Kosoves dhe Serbise marrin Cmimin Nobel per Paqen??!!
Kush te pyeti ty mor uturaku dhe gabel i Greqise ??
Mashtrim i mases nga pacavurre si tanjug,tema,express etj.
Vendoska Trump qe Kosova dhe Serbia hyjne ne Europe, me lehte besoj shkojne ne Mars qe te dyja :))
Kjo eshte genjeshter dhe propagande politike e mediave serbe eshte vetem per te mashtruar popullin shqiptar te Kosoves me kete marreveshje te nenshkruar nga presidenti i Kosoves Hashim Thaci ne Washington DC qe do te ndodhe ne fund te muajit Qershor eshte ne dem te Kosoves ne korigjimin e kufijeve ku Kosova Veriore e pasur me minerale dhe ujore do t’i takoje shtetit te Serbise ne kembim te disa katunde te pa zhvillim ekonomike,bujqesi,blegetori dhe te varfera te Serbise me popullate torbesh,rome,ashkali,serbe,ku presidenti Hashim Thaci nuk ka njohuri per permbajtjen e marreveshjes dhe eshte ne gjendje cfaredo marreveshje me nenshkruar vetem e vetem per te shpetuar nga Gjykata Speciale e Hages per krime te luftes dhe me kete marreveshje nuk munden te jene te jane te kenaqur te dy popujt i Kosoves dhe Serbise?!
Pordhe me rigon… presim të zezën mbi të bardhë.
Hahahahahaha…sa kam qesh me J-52….je i madh hahaha
Fix….hahaha
Dhe këtë e publikon vetëm Mero Gëlbaza bythlëprsi i Berishës dje dhe i Ramutit sot.
SIKUR VERTET KJO LISTE TE EKZISTOJE NE SIRTARET E GRENELLIT DO TE PERBENTE NJE INCIDENT TE RENDE DIPLOMATIK. SIPAS KESAJ GRENELL DHE TRAPI PO I JEPKAN KOSOVES GJERA QE NUK I KANE NE FUQINE E TYRE. C’HYN AMERIKA NE VENDIMET PER ANETARESIMET NE BE. C’HYN AMERIKA NE DHENIEN E CMIMEVE NOBEL. KUSH I HA KETO ESHTE PER GJYNAH.
Kjo është një gënjeshtër me bisht. Ku keni parë që shqiptarët në marrëveshjet ndërkombëtare në lidhje me kombin shqiptar të favorizohen? Shqiptarët në marrëveshje të tilla hyjnë me dy këmbë e dalin me një këmbë siç thotë publicisti i ndjerë Arbër Xhaferi.
Edhe nje Shqiptar i kulluar ta kishte hartuar nuk behet me mire.Trump mund ta detyroje Europen te beje me pergjegjesisht pjesen e saj.
MASHTRIM GJIGAND KOSOVARE MOS FLINI POR PREGATITUNI PER GJITHCKA
UJI FLE THACI E VUCICI NUK FLENE
Endra në sirtar.
O zot, kush I ka shkruajtur këto idjotesira? Dhe kush janë ata idjote që I besojnë?
Dmth serbia vetem fiton te drejten te ndihmoje serbet ne veri , hajde gallate
Territoret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise do behen pjese e Perandorise se re Otomane. Pavaresia dhe krijimi i ketyre shteteve artificiale ishte nje eksperiment I deshtuar sikurse Iraku, Libia etj. Me Turqine keto vende do bihen rehat. Doni apo nuk doni kjo eshte e vetmja zgjidhje solide. Software Enverist nuk ju lejon ta kuptoni por kjo eshte zgjidhje e persosur. Nuk ecet me minishtete vasale qe vetem presin se cfare thone disa ambasadore alabake te pavlere, dhe lypin ndihma e borxhe.
Kush nuk e beson, te gjithe ata te albin kurtit s’kane se si ta besojne. Haradinaj sigurisht qe nuk do, por keta lapanjoze do shahen nga historia. Mbar e mir kosove, keni fatin qe SHBA, ju ndjek dhe ju ndihmon. Lerini langojte te kehin, sot eshte koha e arritjeve ne dobi te popujve, haradinas e kurtas le te meret haga.
Kujt i kane dale ne enderr keto pika te marrveshjes !!!!!!!!. Ta rikujtoje edhe njehere endrren qe ka pare se mos ka harruar ndonje nga pikat e marrveshjes qe do te nenshkruhet. A besoni ju se do ta njohe Spanja shtetin e Kosoves, ne te kundert do te detyrohet te njohe shkeputjen e Barcelones nga trungu i saje.
Përrallë qenka kjo. Nuk vendos washingtoni se kush kur hyn në BE apo kush e merr çmimin Nobel për paqe. Sipas këtij plani serbët nuk fituakan asgjë. Pse duhet ta pranojë vucici nuk e kuptoj.
Ne pasardhesit e Aleksandrit ??!! Perfaqesohemi ne samit me Abdulla dhe Hashim ndersa sllavet e ardhur me Aleksandrin
E bukur. Bravo Prifti.
Si pikpytje duket…
Washingtoni i tha Gjermanve do terheqi trupat qe garantojne sigurine e gjermanve u zbyth dojcat….Nqs ju kujtohet sekretarja shtetit tha ne rastin e Ukraines vazhdoni sipas planit tone dhe You know fuch the EU….America i dha Nobelin Obames edhe ai vete u habit….America i kap per veshit shtetet e Evropes i ven ne rresht.E perzuni gjermania grenellin por i tha kot e keni planet Washingtonit jane te padiskutueshme e te pakundershtueshme