Serbia konsultohet me Rusinë përpara takimit të Uashingtonit, ku do të rifillojë dialogu Prishtinë-Beograd më 27 qershor. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, me të cilin diskutoi kryesisht për Kosovën.
Vuçiç tha në takimin me Lavrov se për gjetjen e një zgjidhjeje në konfliktin me Kosovën duhet dhe konsensusi i Rusisë. Ndërsa Lavrov pohoi se ka besim të plotë në ndëmjetësimin e dialogut nga BE, por kërkoi nga Prishtina implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
“Do të mbështesim çdo hap dhe iniciativë që do të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme, bazuar në rezolutën 1244”, tha ministri i Jashtëm rus pas takimit me Vuçiç.
Gjithashtu, shtoi se marrëveshja mes të dyja vendeve duhet të sigurojë paqe dhe siguri në këtë rajon të Europës.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, i dhuroi Lavrovit një kitarë për 70-vjetorin e lindjes.
Kurora e mbreterise serbe mbi koken e Lavrovit. S’eshte gje kjo, se Hashumi ka mare mbeshtetje te forta nga vet Putini, ka deshmi vizuele per kete. Atehere ‘nasdrovie’ me 28 Qershor.
Cili eshte interesi me i madh i Rusise…???Mbajtja e Serbise nen infuence jashte NATO s duke e perkrahur per ceshtjen e Kosoves apo sigurimi i nje njohjeje nderkombetare per Krimene si pjese e Rusise…???Tashme te dy realitet,Kosova e pavarur dhe Krimea me Rusine jane fakte te kryera.Rusia edhe pse ne dukje ben perpjekjet per arritjen e te dy objektiva e,e di shume mire se Kosova eshte e pakthyeshme.Qellimi i saj eshte te pakten te realizojne nje fare palestinizimi te Kosoves qe do te thote ruajtja e nje autonomie egzekutive ne enklavat serbe dhe objektet fetare ortodokse,…Pikerisht kete nuk duhet ta pranojne ne menyre absolute shqiptaret.Por besoj se mbi te gjitha Rusise i intereson Krimea.Nje njohje e plote e Kosoves,perfshi pranimin ne OKB sherben si shkak qe Rusia te kerkoje njohjen e plote te Krimese nen Rusine .Natyrisht ne na intereson ky variant.Prandaj politika shqiptare duhet te qendrojne asnjeanese ne diskutimet per Krimene.Ne diplomacine moderne nuk ka klishe idiote si ,,aleance strategjike,,besnikeri ndaj vlerave,,etj.Prandaj kosovaret ne Shtepine e Bardhe duhet te shkojne te pergatitur per te gjitha variantet,pa i shfaqur idete paraprakisht por duke deklaruar se marreveshje me Serbine do te kete vetem mbi bazen e barazise se plote ne trajtimin e ceshtjeve per zgjidhje duke perjashtuar absolutisht cdo ndrrim teritori apo tendence per palestinizimin e Kosoves.