Labi nuk tërhiqet: Mos i lëshoni dasmat e ahengjet, ju çdo gjë e bëni politike. Do dal dhe në protestën e Vetëvendosjes

18 Qershor 2020, 11:54Rajoni TEMA

Labinot Tahiri sërish ka reaguar ndaj mos-lejmit të ahengjeve familjare në Kosovë për shkak të pandemisë Covid-19.

Labi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rastet e fundit të shfaqura në Kosovë me koronavirus nuk kanë të bëjnë me tubimin e VV’së e cila në ditën e Çlirimit të Kosovës e mbajti në sheshin e Prishtinës.

“Më besoni, është e padrejtë tê thuani se nga Protesta e VV-së kanë dalur këto raste me Covid 19!!. As pak e besueshme sepse covid 19 ishte qe 3 muaj dhe nuk kishte protesta të VV-së.

E dyta, po i shoh disa analista të mjekësisë duke më ofenduar por ju them që më se paku unë dhe organizimet e mia lëshojnë viruse thuajse fare, sepse çdo rast që marr në dor edhe kur shteti nuk guxon te garanton për shërimin e tyre ne ja dalim”, ka shkruar Labi.

Tutje ai ka thënë se mos’lejimi i dasmave në Kosovë është cështje politike.

“Mosni mosni kështu mos i bani edhe ata që e duan vendin e qytetarët e fëmijët e huaj te dalin jashtë vendit se pak na vyen me na dëshpërua.

Për virus besoj kur te me kap dhe mua dhe në raste se organizon protesta VV-ja do të dal aty me ta dhe të shofim çfarë lloj Virusi kemi në Kosovë.

Fare mos i leshoni dasmat se ju çdo gjë e bëni politike dhe çdo gjë mundoheni ta shuani por nuk e keni mundësinë ka shkruar Labi.

1 komente në “Labi nuk tërhiqet: Mos i lëshoni dasmat e ahengjet, ju çdo gjë e bëni politike. Do dal dhe në protestën e Vetëvendosjes”

  1. Bekim Peja says:

    Ky lesh tallavaja edhe deputet ka qenë ??.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje