Një gjykatë në Shkup e dënoi me 7 vjet heqje lirie ish-kryeprokuroren e Prokurorisë së Posaçme, Katica Janeva, në rastin e njohur gjyqësor si “Reket” (Zhvatja), ndërsa të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13, me 9 vjet heqje lirie.
Zonja Janeva u shpall fajtore dhe dënua për veprën shpërdorim i detyrës dhe të autorizimit zyrtar. Ndërkaq, Bojan Jovanovski për veprën “përfitim shpërblimi nga ndikimi jozyrtar” dhe për larje parash.
Prokuroria publike e hapi rastin para 11 muajsh me arrestimin e Boki-13, i cili prej atëherë ndodhet në paraburgim; ndërkohë, zonja Janeva u akuzua në gusht të 2019-s dhe pasi kaloi pak muaj në paraburgim, u la më pas në arrest shtëpie.
Gjykata i dënoi ata pasi gjeti se nga nëntori i vitit 2018 deri në prill të 2019-ës Jovanovski përmes ish-prokurores së posaçme Janeva kishte bërë që të ndikohej në rastin gjyqësor “Perandoria”, ku akuzohej biznesmeni Jordan Kamçev. Jovanovski kishte marrë 1,5 milion euro nga biznesmeni, teksa Janeva kishte përvetësuar pronë me vlerë prej 50 mijë eurosh dhe mobilje me vlerë prej 5 mijë eurosh.
Ky është vendimi i shkallës së parë dhe të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë atë tek gjykata më e lartë, ajo e Apelit. Zonja Janeva nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit kur iu shqiptua dënimi.
Megjithëse në korrik, 2019 ajo dha dorëheqje nga detyra e prokurores së posaçme, parlamenti e shkarkoi atë në shtator të atij viti. Procesi mund të ndikojë tek zgjedhjet e pritshme parlamentare, sipas njohësve të rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut.
Ky eshte ndryshimi i Shqiperise me Maqedonine,qe u penalizua prej nesh me mos’hapjen e negociatave me BE-n!Kryeministri
i tyre Zoran Zaev me pergjegjesi te plote qytetare-politike dha dorheqje vetem per mos’mbajtjen e nje premtimi,ate te hapjes se
negociatave me BE-n,qe nuk ishte per faj i tij,por te Edvin D’Rames.E gjith jeta private dhe politike e Edvin D’Rames eshte ndertuar
mbi mashtrimin.Eshte pikerisht faji i Kryeministrit dhe vetem i tij,qe Shqiperia u penalizua me mos’hapjen e negociatave me BE-n,
sepse e kthye ne Kolumbine e Europes (dy Ministra te Brendeshem mafioze),sepse banda ne pushttet vodhi voten e qytetareve,
sepse qeveriset nga nje bande mafioze dhe nje i droguar,sepse nuk eshte demokraci funksionale perderisa ka nje Parlament
monist,perderisa beri zgjedhjet lokale pa pasur opozite,perdrisa gadi çdo Muaj ka nje afere korruptive,por askush nuk eshte denuar.
Në vitin 2011, Ministria e Brendshme e Maqedonisë kishte vendosur të blejë një makinë të blinduar deri më 243 mijë euro.
Por,me insistim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ministrja Jankullovska kishte nënshkruar vendimin për blerjen e një
makine tjetër,të pajisur sipas shijeve të Gruevskit, vlera e të cilës kishte arritur në mbi gjysmë milioni euro. Gjykata e Apelit
në Shkup dënoiish-Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski me dy vjet burgim,me 4 vjet e gjysmë burg është dënuar
edhe ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme Popovski,ndërsa një proces i veçantë u zhvillua edhe ndaj ish ministres Gordana Jankullovska.Demshperblimi i Françesko Beketit me shumen prej 140 milion Eurosh,per faj te Kryeministrit dhe Erion Velias,
por sidomos te Kryeministrit qe ka gjithshka ne dore,eshte 280 here më i madh se sa vlera e Makines se Gruevskit,qe i bie se
denimi i Ramesduhet te jete 560 vjet.Por rasti i Rames ne krahasim me ate te Kryeministrit Gruevski,ka nje ndryshim.Makina
qe bleu Kryeministri Maqedonise i mbeti po Shtetit,megjithese mall ne vlere,ndersa Leket qe i paguajn takspaguesit shqiptare
Françesko Beketit,jan te humbura ne te gjitha format.Prandaj denimi nese e rrumbullakosim,duhet te jete 800 vjet,500 vjet
Rama dhe 300 vjet Veliaj.
Po per katica llalla ku eshte i eshte haruar emri.