DETAJET: Një edukatore në Tiranë pozitive me COVID-19

19 Qershor 2020, 11:31Sociale TEMA

Nga 50 rastet e reja të konfirmuara sot me COVID-19 është identifikuar edhe një punonjëse e çerdhes nr.11 në Tiranës.

Mësohet se në datën 12 Qershor, ditën e premte, në momentin e paraqitjes në punë, sipas protokollit të zbatimit për masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është konstatuar me temperaturë një punonjëse e çerdhes nr.11.

Kjo punonjëse nuk është pranuar në ambientet e punës dhe është karantinuar në banesën e saj, duke mos krijuar kontakt me fëmijët apo me stafin e çerdhes. Pas raportimit të rastit është bërë dhe tamponi, që është konfirmuar pozitiv.

Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve është në pritje të vënies në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor i cili bën dhe konstatimin. Gjithashtu do të jetë edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.

1 komente në “DETAJET: Një edukatore në Tiranë pozitive me COVID-19”

  1. specialisti says:

    Cfare behet keshtu ?
    Qe nga data 12 qershor nuk ka ardhur ne pune, si e dyshuar, e nuk i kane bere tamponin.
    Edhe pergjigja do disa dite.
    Ne dore te ZOTIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje