Sot i jepet lamtumira e fundit për studiuesin, politikanin dhe shkrimtarin Moikom Zeqo, pak ditë pas ndarjes së tij nga jeta.
Homazhet po zhvillohen nga ora 10:00 – 13:00 duke respektuar rregullat anticovid në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ky ishte dhe amaneti i fundit i Moikom Zeqos. Shumë personalitete të vendit po i bëjnë homazhe, mes tyre dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.
“Moikom Zeqon që jo vetëm e kam lexuar përpara se ta njoh në një moshë shumë të re por edhe ta njoh nga afër në momente tepër të vështira dhe të mësoj prej tij mjaft, ai është nga ata njerëz që për njohuritë, dijet, në fushat nga më të ndryshmet janë shumë të rrallë, aq më tepër për një vend si yni, por edhe më të rrallë atë e bën cka është edhe arsyeja që do ta ndiej mungesën e tij edhe më shumë në të ardhmen, fakti që ai dijet i vuri në shërbim të kauzave më të mëdha, kombëtare, publike dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës.
Sot po lexoja në mënyrë të vecantë një shkrim të Spiro Dedes, sic kam lexuar reagime të shumë personaliteteve, dhe ai kujtonte se si 50 vite më parë kur Zeqo kishte disa përfytyrime që dukeshin si imagjinare, bashkëmoshatarët e tij shumë të rinj në atë kohë habiteshin, ai i thoshte, ju nuk shihni.
Ajo që e dallonte atë si misionar ishte që ai kishte përfytyrim dhe vështrim shumë largpamës, ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë, zhvillimeve dhe kjo është arsyeja që sot të gjithë e ndjejnë që kanë humbur diçka nga vetja, i dha shoqerisë shumë më tepër sesa mori prej saj, dhe padyshim që është një personalitet që dha atë kontribut të jashtëzakonshme për mbrojtjen e shkëlqyer që i ka bërë historisë, kulturës e trashëgimisë, por edhe për atë vështrim kritik që kërkonte gjithmonë një Shqipëri më të drejtë, përfshirëse, humane, në shërbim të qytetarëve më të thjeshtë për të gjitha këto do të mbetet një personalitet frymëzues për të gjithë e uroj për gjeneratën më të re.“- tha Meta.
U prehte ne paqe Moikom Zeqo.
Zoti e marrte prane fronit te tij.
Dhimbja me e madhe per Moikomin eshte braktisja qe ju be dhe mos aftesia jone per ti zevendesuar figura si Moikomi.
Zoti qofte me te dhe me Shqiperine.