Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj: Njerëzit më thonë se e luajte bukur rolin si i sëmurë me Covid-19

19 Qershor 2020, 21:24Sociale TEMA

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se qytetarët janë tepër mosbesues ndaj pandemisë së koronavirusit për një sërë arsyesh.

Sipas tij, një nga arsyet është se në fazën e parë të përhapjes së koronavirusit, duke parë edhe vendet si Italia e Spanja që u goditën rëndë, shumë njerëz menduan se kush prekej nga virusi “do të vdiste”.

Brataj tha se mosbesimi i disa njerëzve shkon deri aty sa e akuzojnë se ka bërë sikur është sëmurë me Covid-19.

“Ka njerëz që më thonë “bravo të qoftë, e luajte bukur rolin si i sëmurë,” tha Brataj, i cili u prek nga koronavirusi në mes të muajit mars, por e kaloi në shtëpinë e tij pa komplikacione të rënda.

1 komente në “Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj: Njerëzit më thonë se e luajte bukur rolin si i sëmurë me Covid-19”

  1. Trotski says:

    Respekte Dottore.Mos ua ve veshin delenxhinjeve.Ju do te mbaheni mend Gjate per kontributin Tuaj.Shendet dhe suksese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje