Kryeministri Edi Rama njofton sot se puna për aeroportin ndërkombëtar të Kukësit vazhdon me ritme të larta.
Me këtë rast ai përcjell pamje nga terminali ku duket një holl me ca stola dhe një dalje drejt avionit.
Ky është terminali i një aeroporti ndërkombëtar që lidh Kukësin me… nuk dihet se kë.
Për të shkuar në Kukës ka një rrugë që e kemi paguar sa frëngu pulën por e cila nuk e justifikon ekonomikisht veten.
Vëllimi i transportit në të nuk është ai që u parashikua, ndaj edhe kemi kontratën e famshme koncesionare për të cilën pati edhe protesta.
Për në Kukës shkohet me rrugë për 1.5 orë nga Tirana dhe aeroporti aty nuk gjen shpjegim ekonomik. Çfarë tranziti mund të shërbejë Kukësi, në çfarë destinacioni të çon ky aeroport.
Për në Kosovë ka linja direkte dhe nuk ka shumë logjikë që të bësh tranzitin drejt saj përmes Kukësit. E mira e këtij aeroporti është se mund të shërbejë nesër për aviacionin sportiv nëse do të zhvillohet si sektor dhe se ai eci mirë krahasuar me të nëmurin aeroport i Vlorës.
E keqja është te shpenzimi i pajustifikuar – shpresojmë jo – dhe faktin se ai duket sikur zëvendëson dellin një qytet- një universitet të Berishës kryesministër, me dellin tjetër, një qytet- një aeroport.(Respublica)
Pyetje me vend . Fatkeqesisht nuk kemi nje qeveri qe te punoj me rendiment te kete nje plan ekonomik afatgjat zhvillimi. Jane disa amator qe jane ministra pa ekperienc pa njohuri ekonomike . Ministrat jane vetem sekser te kryeministrit dhe oligarkeve per tenderat e PPP-te. Nuk krahasohemi dot me Maqedonin e Serbin ku vitet e fundit kane ardhur me dhjetara firma nderkombetare . Rekordin e mban Shqiperia e Ramutit ne 7 vjet asnje fabrik nuk eshte ndertuar edhe pse kostoja e punes eshte me e uleta ne Evrope.
Per gazetarin: A keni vizituar Italine dhe a e dini se sa aeroporte ka? Aeroporti eshte komunikim per mallra dhe njerez vendas dhe te huaj. Keshtu e gjithe zona e pjeses veriperendimore te Shqiperise mund te lidhet me Tiranen me avion dhe te vazhdoje fluturimet nderkombetare. Me pas edhe me Vloren. Turiste te shumte do te bien parate e tyre per te vizituar zonat veriperendimore dhe bukurite e tyre. Hotelerite do te ndertohen dhe restorante per te akomoduarc keta turiste. Mallra do te transportohen me avione drejt qyteteve te Europes direkt, pa qene nevoja te vijne ne Tirane. Nese rruga kerkon 1.5 ore nga Tirana ne Kukes, avioni do ta pershkoje per 20 minuta dhe ne rehatine e avionit, pa llogaritur vonesat ne qarkullim kur ka aksidente ose levizje te madhe. Mund te ndertohen qendra per ski, keshtu qe te huajt dhe vendasit te gezojne malet me bore te Shqiperise. Duhet te jeni me shume falenderues per zhvillimin qe po i ben vendit kjo qeveri dhe mjaft me qarje dhe qurravitje. Rruget, trenat e shpejte, aeroportet, anijet jane ato qe e zhvillojne vendin.
Po te kete strategji, mund te ngrihen disa rezorta dimerore per ski qe nuk i ka kush ne Ballkan.
Kukesi ka malet, infrastruktura po ndertohet, jepi nje dore turzmit dimeror dhe nxorre te tere zonen nga varferia…
Ke degjuar per ngrohjen globale?
E drejte.Edhe Siberia po kthehet ne vend tropikal.
Artikull shkruesi duhet te vizitohet tek mjeku….si mund te thuash qe per 1.5 ore shkohet nga Tirana,kur vetëm te dalesh me makine minimumi duhet 30 minuta e lere pastaj sa te arrishe ne Rëshen. Pastaj transporti i mallrave bujqesore etj….apo Shqiperia te vazhdoje si ne mesjete. Apo shkruani sa per te ngecur,o shqipe ruajeni koken,por trunin vejeni ne funksinim nga progressi. Tung
Ky do ti dherbej flamur ndokes, destinacini, kalis – kukes -tirane
mund te sherbej dhe per traspot te patateve ngaqe eshte terreni i thyer
Ose e fundit kot fare vetem te themi qe kukesi ka nje airport qe nuk i hyne ne pune askujt
Kuh ishte ai Idiot qe ndertoj kte Aeroport ne Kukes ?
mesiguri ata hajvanet e shpellarit
Shpellar je ti qe ben kesi pyetjesh! E kane ndertuar Emiratet e Bashkuara Arabe,o idiot!
Kukesi eshte, ne mes te Shqiperise etnike! Dil nga shpella dhe lexo ndonje liber,shih ndonje harte te kuptosh dicka….
me sjell Terroriste ne Shqiperi ? ?
Per low cost. Vetem low cost. Konkuron Rinasin, Prishtinen dhe Shkupin. Si Paris/Beauvais qe konkuron(te) me sukses (para Covid-it) dy aeroportet e medha te Parisit. Pozicioni eshte fantastik: praktikisht i baraslarguar nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, lidhet me autostrade me te treja kryeqytetet. Vend me te mire nuk gjen dot. Duhet vetem hapje tregu dhe mend per ta menaxhuar.
Vlora mund te zhvillohet per jugun e Shqiperise (nga Lushnja/Berati e poshte), low cost dhe turizem.
Ky aeroport do fuksjonoj per te cuar kuksianet me Carter per ne vlore per pushjme ose per te kullotur lopet me vone
Kuksi do falimentoj para se te filloj.
Edhe aeroporti Vlores eshte thjeshte propogande dhe nuk do ndertohet kurre…
Rinasin mire qe u ndertua nga soc se keta te sotmit jane vetem per te vjedhur…
Shikoni edhe hidrocentralet qe po ndertojne,vetem per te prishur ambjentin dhe per te vjedhur…
Aeroporti eshte nderuar me fonde te dhuruara nga Emiratet. Nuk eshte vene ne pune sepse koncesionari i Rinasit kishte ekslusivitet mbi fluturimet nderkombetare. Nuk shoh ndonje gje te keqe qe te hapet. Mund t’i sherbeje veriut te vendit dhe Prizrenit. Nuk ka pse te zbresin turistat qe vijne per Thethin e Valbonen ne Tirane. Le te zbresin ne Kukes dhe te vazhdojne me rruge ujore ne Veri-Perendim.
Aeroporti i Kuksit do ti vleje shume zones per turizem.
Vendet e punes dhe investimet e lidhura me te do te ndikojne jo pak
ne transport dhe ekonomine e Kuksit. Duhet njekohesisht te investohet ne turizmin malor.
Ishte i filluar me fonde te dhuruara perse te mos perfundohet?
Eshte e rendesishme te thyet eskluziviteti i Rinasit dhe hapur rrrugen e ndertimit te
aeroporteve te tjere ne Shqiperi .
Edhe universiteti ishte nisme emancipuese le te behet nje shkolle teknike
dhe kuksianet do ja shohin hajrin,
Aeroporti ishte i mbaruar po si do justifikohej koncensioni ???!!!
Po Maqedonia qe eshte me.e vogel se Shqiperia pse ka.aeroport funksional ne.nje qytet te vogel si Ohri pyesni keta te Respublikes
Hajt mos u zini…
I çik gallatë…
Doli i xhindosur ‘xhindi’ e pyeti kuksianët..
-Çfarë doni mor, vlla çfarë kërkoni nga unë (3 dëshirat) ma hoqët pettlën se ngelët tuj fërku llampën??
-(Rr) ugë..
-(A) eroport….
-(S) tadium … thanë Kuksianët..
– Hajt se po jua shpërblej unë dëshirën tha ‘xhindi’ dhe jua ‘RRAS’-i ?
Rruga me parametra ndërkombëtare
(pa një 50-çe as mos u nis fare)
Aeroport ndërkombëtar
(se kush do vij e kush do ikë …ngelët për tu parë)
Stadium bashkëkohor
(vaditja me uj shiut e kositja me gamor).
Nuk eshte e vertete ajo qe thoni sepse do te sherbeje si konkurent i rinasit me ato cmime stratosferike.Per shembull nga Lezha ne rinas nje ore po ashtu nga Kukesi nje ore keshtu qe jane te detyruar qe ti ulin cmimet ne rinas urojme te perfundoje sa me shpejt.
Aeroporti duhet në Sarandë se u meruan turistët nëpër anije nga Korfuzi dhe u shqepën grekët me lekë.
Keta jane aeroporte lokale dhe shkurtojne distanca . Ne vitet 30 ka patur edhe nje aeroport ne Korce qe e bente Korce- Tirane per rreth 30 minuta. E shikoj
si shenje zhvillimi dhe do ti sherbeje turizmit malor dhe lidhjjes mes shqiptareve.
Taulant e ke thene tamam. veriu i shqiperise ,po te kishim tru ne koke do kishte sezonin dimeror te mire me bujtina , dhe do kishte nga pak perfitim per te gjithe . por e gjithe rinia e veriut ,dhe e gjithe shqiperise ikin sepse , nuk kane te ardhme ,dhe kane shume te drejte . por debilat qe jane ne qeveri qofte te djathe, a te majte nuk ju intereson shume kjo gje, kur iken truri, dhe fuqia punetore ,qe jane rinia , cdo vend qofte ,ai vend do ngelet ne vendnumero, dhe fatkeqsishte ne jemi ky vend.
1ore e gjysem me makine nga Tirana. Pse duhet ky aeroport e di vetem qeveria. Pse nuk jepet nje shpjegim financiar nga ekpert per perfitimin qe do ktheje parate mbrapsh. Edhe kete e di qeveria. Po kush edhte qeveria…? Edi Rama. Dhe kush do e levize Edi Ramen nga qeverisja..? Luli Basha? I ziu ai popull qe do vuaj me dekada per te lare “parate e qeverise”, qe nuk jane gje tjeter vecse borxhe dhe borxhe.?
Si puna e asaj thenies s famshme,kam pa qutet pa belevard,po bulevard pa qutet vec tash e shof.
Ishte koha kur ndertohej bulevardi musolini n tiranen e zogollit.
Tash ka qutete pa aeroport.po aeroport pa qytet vec n kuksini ka.
Cilet jane keto zogj kurvash qe rrugen me strategjike,me jetesore,qe lidh mes per mes kombin shqiptar e “vleresojne” jo “ekonomike”?!…’
U qan zemra per vellezerit kineze dhe ruse me siguri!!!
Neper Europe gjen raste kur,per te cuar rruge ne nje shtepi te vetmuar ne maje te malit,jane ndertuar vepra te infrastruktures si ne rrugen e Kombit!!!
Nuk ka vdekur internacionalizmi proletar eneverist!!!
Ushqehet nga gazetat e partise….
Keni harruar muhaxhedinet e Rames,qe mund te vijne me shumice ne xhamite qe i kane ngritur aty.
Shteti Rama,vec kesaj ka shpenzuar shuma marremendese,per qendra qytetesh te vogla aty dhe lokalitetesh,etj.aspak aktuale nga ana ekonomike dhe funksionale shume shume per nje te ardhme.
Ja tani dhe super teatri,ne nje vilajet ku funksionojne nje mizeri kafe-teater dhe ku nje dimensioni te tille nuk gjendet as ne shtetet me kulture te spikatur perendimore,
Te gjitha keto,ndjehen si monumente per Ramen ne te ardhmen,packa se sot faturen po e paguan ky vend,qe i ka dale bytha ne diell,kurse ata qe e miratojne dhe i duartokasin keto shpenzime te denueshme,jane vec lakenj te ushqyer shume mire nga grazhdi i buxhetit te shtetit,qe nuk duan te rrezikojne humbjen e biberonit.
ky financohet nga arabet qe kur ishte lufta e kosoves dhe ky nuk i sherben askujt sepse nuk ka udhetare qe ta mbajne gjalle aeroportin aq me teper me kaq numer te vogel popullsie qe ka shqiperia,por ishalla marrin ndonje leke banoret e zones nese nuk ja jep rama edhe kete turqeve ta ndertojn,se parat e tjera i merr edushka per te blere votat zgjedhjet e ardheshme,nga tropoja ne prishtine iken per 2 ore aeroporti i madh dhe me shume destinacione,me ik ne kukes rruga nuk eshte aq e mire kur kalon neper has ose duhet te ikesh ne kukes nepermjet kosoves kalon 2 here doganen,keshtu qe as dibra nuk besoj se e kan me afer kukesin se tirane,sa popullsi ka hasi e kukesi shum pak tjeter kush nuk udheton aty,keto jane broçkullat e edushkes per fushate
Ky qe e ka shkruajtur kete artikull eshte injorant.Me vjen keq dhe per disa ketu qe shkruajne dhe thoni kush e beri ,pse e beri?Te sqarohemi Shqipe,se tani ska ngele shqiptar pa dale jashte.Si thoni qe e kemi nje ne Tirane dhe cna duhen te tjere.Jemi ne 2020 Shqipe,eshte nje ide e mrekullueshne qe Shqiperia te kete ate te Tiranes qe dihet tashme,nje ne krahinen e veriut,qe po behet ne Kukes,dhe nje ne Vlore.Aeroportet i japin frymmarrje ekonomise,turizmi do hece ku e ku me perpara,njerezit qe jane nga Veriu vine drejt dhe ne shpi,ato te jugut po ashtu.N.Q.S eshte idea personale e Edi Rames i ngre kapelen se tregon qe eshte largpames dhe i zgjuar.E fundit eshte qe Shqiperia ne sy te botes tregon qe eshte shtet qe ka 3 aeroporte nderkombetare,qe sjane pak per nje vend me 28000 km qe eshte Shqiperia.Shpresoj te mbarojne me aeroportet dhe te merren me Portet ne Shqiperi.Me shume porte ,me shume biznes.Shqiperia po hecen djema,mjaft me pse kshu ,po ashtu?.Edi nuk eshte Sal kafsha,vetem per vete dhe familjen mafioze Berisha-Meta.Perpara Shqiper,turizmi eshte gjithshka per kete vend te bekuar nga Zoti.
Qysh se u ngrit ky aeroport , njerezit u habiten , sepse cdo investim behet me llogari , qe te dalesh me fitim dhe jo me humje ! Ndaj nuk ka asnje dyshim qe , ky eshte aerodrom , qe do ti sherbeje SHBA-se ne rast nevoje dhe Natos , por jo ekonomise shqiptare .
Do perdoret qe te niset droga e veriut dhe Kosoves drejt destinacionit te tyre me kosto minimale dhe shpejtesi maksimale. Pastaj ai i Vlores do perdoret per “Lazaratet” e jugut…derisa te nise turizmi tamam
Nje budalla hedh nje gur ne dete dhe 100 te mencur mbuten per ta nxjerre!
Budallai eshte gazetari qe harron nje gje kryesore: parate dhe investimi eshte privat.
Qeveria Shqiptare nuk ka investuar dhe humbur asnje gje, ekonomija shqiptare dhe Kukesianet vetem fitojne nga kjo gje, edhe pse mund te jete nje aeroport me 2-3 avione ne dite ose te perdoret vetem per avione sportive
Mendoj qe eshte i domosdoshem. Verioret duan shume kohe te shkojne ne Tirane, po u duhet te rrine edhe ne hotele. Keshtuqe Kukesi do ju krijoj kushte per banoret e zones veriore dhe emigrantet… Pse e injoroni zhvillimin e asaj zone??? Dhe aty ka turizem, madje shume bukur eshte andej!
padrejtesi, aeroporti duhej ndertuar ne vicidoll