"Mero Baze bën kurbën e infeksioneve", gazetari ironizon emisionin e Zhejit: Ja dhe Turi i vërtetë, një zë autentik nga Klinika nr.5

19 Qershor 2020, 12:14Sociale TEMA

Gazetari Mero Baze ka ironizuar deklaratat e bëra në emisionin e Artur Zhejit, ku krahas teorive të shumta konspirative, ishte edhe ajo se kurbën e infektimeve në vend e drejton botuesi i gazetës “TemA”.

“Si mund të rrinë njerëzit të mbyllur në shtëpi kur kurbën e drejton Mero Baze. Ta them unë me përgjegjësi të plotë, e bën Mero Baze”, tha Kastriot Myftaraj

Duke përcjellë hipotezën e ngritur, me doza të forta ironie Baze shkruan “Ja dhe Turi i vërtetë, një zë autentik nga Klinika nr 5”.

Ashtu siç do mbrëmje të enjte, edhe ditën e djeshme niveli i konspiracionit në këtë program arriti majat e fantazisë, ku të ftuarit deklaruan se kishin zbuluar se koronavirusi është Luftë e 3 Botërore, dhe pas pandemisë do të vendoset një rend i ri botëror, me një bankë qendrore, një monedhë të përbashkët dhe me një polici botërore.

Ndërsa vaksina që po prodhohet kundër koronavirusit, do na bëjë sterilë dhe do të na vdesë. (TemA)

 

 

2 komente në ““Mero Baze bën kurbën e infeksioneve”, gazetari ironizon emisionin e Zhejit: Ja dhe Turi i vërtetë, një zë autentik nga Klinika nr.5”

  1. shqip says:

    Këta ushqehen me hashash . Po nuk e dimë akoma, a e kemi prekur kurben e idiitizmit si shoqëri .? Virusi vjen e ikën , po këta që i kemi këtu një jetë, këta janë hall i madh. Sinqerisht kur lexoj, shikoj diskutime kaq makabre për trurin e njeriut, një mendje më thotë që këta janë hibridë. Si ka mundësi të helmohen njerëzit me të tillë emisione e me të tillë opinione nga më banalet ?

  2. Zigur Qarri says:

    NJERI ME IDIOT DHE RROTE CARI SE KY DALLKAUKU ZHEJI NUK GJEN NE DYNJA.
    NJE EMISION ME IDIOTE QE I DREJTOHET NGA NJE KRYEIDIOT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje