Sondazhi i UNDP: Bashkia e Shijakut, në 10 bashkitë më të mira për cilësinë e qeverisjes vendore

19 Qershor 2020, 20:54Sociale TEMA

“Bashkia e Shijakut ka tregues shumë të mirë sa i takon shërbimeve vendore 2020”.
Ky ka qenë një ndër rezultatet që ka konkluduar nga një sondazh mbarëkombëtar i UNDP-së, në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mbi perceptimin e qytetarëve për cilësinë e qeverisjes vendore.

Referuar raportit të publikuar, rezulton se qytetarët e Shijakut janë ndër më të kënaqurit në vend me shërbimet që ofron pushteti vendor.

Lidhur me këto përfundime, kryebashkiaku Elton Arbana tregon se si bashkia e Shijakut ka sjellë lehtësime në disa aspekte të cilat sipas tij ka shtuar kënaqësinë te qytetarët.

Shërbimet publike elektronike përmes E-Albania janë bërë më të aksesueshme për qytetarët.

Bashkëpunimi me “Bashki të forta, për më shumë transparencë.

Një kordinim të mirë mes departamenteve.

Bashkëpunim mes Këshillit Bashkiak për çështje që lidhen drejtpërdrejtë me komunitetin”, nënvizon Arbana ndër të tjera.

Kjo anketë u realizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara, që realizoi në muajt e parë të vitit 2020 me qëllim testimin se si reforma administrative ka ndikuar në shërbimet komunitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje