Thaçi fton shqiptarët e Luginës së Preshevës: Votoni për listën e përbashkët të partive shqiptare

20 Qershor 2020, 15:55Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar shqiptarët në Luginë të Preshevës, që të dalin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të votojnë për listën e përbashkët të shqiptarëve.

Sipas Thaçit, shqiptarët në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – vetëm të bashkuar, mund të mbrojnë të drejtat e tyre.

“Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.

Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.

Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë”– shkruan Thaçi

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, pesë parti shqiptare nga Lugina e Preshevës, do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, më herët kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se synojnë të fitojnë tri ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Ndërkaq, qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, do të mund të votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit. Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që më 21 qershor, do të bëjë grumbullimin e votave për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

4 komente në “Thaçi fton shqiptarët e Luginës së Preshevës: Votoni për listën e përbashkët të partive shqiptare”

  1. Baliu says:

    Pronto Haram is back.

  2. Laku says:

    BENI TE KUNDERTEN QE JU THONE PLEHRAT E KOMBIT THACI,RAMA META DHE SALIU.

  3. Presheva says:

    Thirrje me vend si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria për një bashkim të t’gjitha partive në Luginë.
    Besoj është koha edhe për ne të bashkohemi s’iç bëjnë komunitetet tjera në ballkan.
    T’shpresojmë që ky bashkimë i sivjetëm të shërbej në t’mirë të komunitetit tonë ku përfitojmë besoj 3 deputet në parlamentin e ardhshëm.
    Kemi nevojë në një përfaqsim dinjitoz dhe natyrisht kërkesa konkrete për tu bërë sa i përket punësimit.
    Ka me qindra e mijëra investime gjithandej nëpër sërbi viteve të fundit, investitor të huaj ku për koinçidencë as edhe një e vetme në Luginë.
    Natyrisht nuk mundë ti fajsojmë serbët se kjo është strategji e tyre kombëtare për shpopullimin e Luginës, mirpo ne duhet të vedisohemi vetë dhe të votojmë për më t’mirët dhe jo për ata që manipulojnë popullatën në 3 dekadat e fundit.
    Vetëm të bashkuarë do ja dalim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje