Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, Manastirliu paralajmëron: Më e keqja s'do vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes

21 Qershor 2020, 12:53Sociale TEMA

Me rritjen e rasteve të Covid-19 në vendin tone, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar qytetarët se më e keqja nga koronavirusi nuk do të vijë vetëm nëse tregohet kujdes në përditshmëri nga të gjithë.

Sipas Manastirliut, të gjithë qytetarët duhet të ruajnë distancën 1.5 metër, të mbajnë maskë, të lajnë duart shpesh dhe të dezinfektojnë ambientet.

“Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!

Respektoni Rregullat

Ruani distancën 1.5 metër

Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca

Lani shpesh duart

Dezinfektoni ambientet

Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!

Ruani Shëndetin

#BASHKË #TëShpëtojmëSisteminShëndetësor”– shkruan Manastirliu teksa poston në rrjetet sociale një video ndërgjegjësuese. (TemA)

5 komente në “Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, Manastirliu paralajmëron: Më e keqja s’do vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes”

  1. Loran says:

    Tamam paralerim prej ministreje ahahhahahahaha lat nam

  2. art says:

    Te gjitha keto masat ne fakt jane p*rdha me rigon

  3. Zhanini says:

    E nderuar zj ministre, ju lutemi kontrollojeni edhe njehere ate distancen 1.5m qe rekomandoni. Me sa di une, ketej nga Amerika e Veriut eshte 2m minimumi nese nuk perdoret masksa.

    1. Kevin says:

      Ik or zhabe e indoktrinuar.

  4. Robert says:

    Po ministrat, deputetet dhe kryetaret e bashkive perqafohen be ekrane me njerezit te tjere, me femije e pleqe. As nje prej tyre nuk vesh maske. Atehere cfare kerkon ti nga populli kur ju nuk jepni shembullin tuaj. Mos Miami deklarata koti por vendosni regulla dhe aplikoni masa adminstrative nese njerezit nuk I zbatojne ato. Te vjen keq qe gjithe sakrificat qe bene njerezit per dy muaj po shkojne kot per disa jave. Fatalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje