Restaurohet shkolla e parë shqipe, Rama publikon videon: Mësonjëtorja objekt i veçantë i trashëgimisë kulturore

21 Qershor 2020, 10:19Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke postuar një video nga restaurimi i shkollës së parë shqipe në Korçë.

Kryeministri shprehet se aty fillimisht mësuan djemtë, por falë rilindasve edhe vajzat, ndërkohë që shumë shpejt do të hapë dyert për vizitorët.

Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë u hap më 7 mars të vitit 1887.MIRËMËNGJES me shkollën e parë shqipe, aty ku mësuan fillimisht djemtë por falë rilindasve edhe vajzat; të krishterë e myslimanë, të gjithë si forca e arsyes që me dije shkohet para.

Sot Mësonjëtorja është restauruar, si një objekt i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe së shpejti do të hapë dyert për vizitorët,”-shkruan Rama.

5 komente në “Restaurohet shkolla e parë shqipe, Rama publikon videon: Mësonjëtorja objekt i veçantë i trashëgimisë kulturore”

  1. fred says:

    aja nuk asht shkolla epare shqipe ,mor ,shems teatrash.

  2. Na kane futur djajte ketu e 30 vjet ne sherre politike dhe nuk merremi me gjera thelbesore says:

    Shkolla e pare shqipe duhet te datoje me heret, nga koha e Skenderbeut e sigurt. Deri
    sa gjuha shqipe flitej, patjeter qe edhe duhet te jete shkruar. Deri sa ka nje Meshar te shkruar, ka patur edhe vatra arsimore, te cilat mund te merren si data per fillesat a asrimit
    shqiptar.

  3. Artisti says:

    Pse nuk e restaurove Teatrin?!

  4. Patrioti says:

    Shqiperia ka nje histori te dhimbshme. Ajo na meson se si hamzate ia kane ngulur pas shpine thiken, vetem per nje perfitim te vogel personal. Te gjithe panelistet neper ekrane, qe bejne sikur iu pre barku per Shqiperine, pas mllefit te tyre fshihen ambiciet e frustruara, te cilat perpiqen te na i paraqesin si fatkeqesi kombetare.
    Kjo shtepi na ben shume krenare.
    https://m.youtube.com/watch?v=dMvnJ19Bj9Q

  5. Sul Korriku says:

    A e mbani mend nje koqe,krytar bashkije i PD, qe i leu blu guret dhe simbolet ne oborin e shkolles ?! Këtë gjë ata e quanin rikonstruksion !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje