"Baba, pse nuk u bëre pragmatist si të tjerët?"- Fjalimi prekës i djalit të Moikom Zeqos, ndërsa përcolli të atin

20 Qershor 2020, 19:04Sociale TEMA

Djali i Moikom Zeqos, Epidami ka mbajtur një eulogji prekëse për të atin përpara përcjelljes për në banesën e fundit pas homazheve te Muzeu Kombëtar.

Kjo nuk është një eulogji standarte. Im atë është një figurë unike, sui generis, pra aspak standarte (edhe pse i thjesht dhe i kuptueshëm). Sa më mungon o babi! Ku je tani babi? Si ike kështu në mënyrë të pakthyeshme? 

Po Pandorës të vogël c’farë ti them unë tani, ku ti them iku gjyshi që ajo e ka pikë të dobët dhe e ka shumë xhan xhan? Tani e thërras gocën BABI; ke uri babi; të lexojmë librat e gjyshit babi vogël? Kam veshur sot të njëjtin kostum që kisha në dasmën time në vitin 2015.

Kur erdhe në Londër për dasmën dukej që ishe i sëmur – kishe leucemi kronike. Luftove për pesë vite si askush – sa krenar jam për ty o ba! 

Ti Moikom je këtu me ne përjetësisht! Ne të gjithë duhet t’ia përciellim gjeneratës së re këtë dritëuri për të shpëtuar Shqipërinë nga gjëndja toksike në të cilën ndodhet. Moikomi veshi shumë kapele profesionale (edhe kapele republike) gjatë jetës së tij: nga notar – peshkatar – punëtor hekurudhor – shkrimtar – redaktor – mësues – arkeolog – arkeologu i parë nënujor shqiptar – Ministrër i Kulturës – Deputet – piktor – Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Por karriera e tij profesionale, ndryshe nga ajo letrare dhe publicistike, ishte shumë e shkurtër në krahasim me karrieren e të tjerëve që i këndojë politikës ose e mbajnë gojën mbyllur.

Ai meritonte shumë më tepër! Ah, sa shumë meritonte Moikomi kur ishte akoma gjalle! Sa dritëshkurtër politika! Mendoni se një komb mund të ndërtohet ose të mbahet i bashkuar pa idealizëm? Pa De Radën e Naimin dhe pa Migjeni e Moikomin? Pragmatizmi është zgjidhja e vetme, thoni ju? 

Kujdes! Mos harroni se duhet një gjeneratë për të unifikuar një komb, dhe dy gjenerata për t’a zhdukur atë. Moikom punoi vetëm për të mirën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, dhe jo për interesat e tij personale apo edhe familjare. 

Misioni i tij ishte të ndikonte tek njerëzit përmes dijes. Moikomi i mrekullueshëm gjithnjë ofronte një perspektivë unike në çdo debat për cdo temë: nga gjuhësia dhe arti deri tek ekonomia dhe gjeologjia. 

Eshtë e vërtetë që një komb mund të kuptohet si agregat i miliona njerëzve. Por një komb në fakt përkufizohet vetëm nga një group i vogël individësh. Im atë është më i frytshmi midis tyre.

Pse Moikom nuk u bërë pragmatik si ne të tjerët? Pse e ktheve familjen në Shqipëri në vitin 1997 nga SH.B.A. kur të gjithë po largoheshin nga Shqipëria? 

Mendove se do të shpëtoje këtë vend? Sa ide naive por e mrekullueshme dhe kuptim-plotë në të njejtën kohë. Sa shpresëdhënëse por shpresëmarrëse. 

Po unë, Epidamn Zeqo? Ndoqa ëndrrat e mia vetëm për t’u zgjuar në një makth. Mora Green Kartën Amerikane – realizova ëndrrën e të gjithëve – por humba tim atë! Oh mërgim, si e ndave çdo familje shqiptare! Sa shumë dramë shkaton, sa shumë dhimbje, dhe sa shumë pishmane.

Duhet të përqendrohemi tek gjërat që kanë vërtetë rëndësi si familja e shëndeti dhe natyra e dritëuria. A do të lexohet vepra e Moikomit nga brezi i ri? 

Familja ime dhe mbështetësit e shumtë të Moikomit do të sigurojmë që kjo të ndodhë. Të rijntë dhe të vjetrit duhet të bëhen më të mirë në mënyrë që Shqipëria të shërohet. 

Duke lexuar Moikomin forcohet vetëdija kombëtare dhe njerëzore. Ku është tani Moikomi? Ku je babi im? Në parajsën e mbushur me re të bardha? Jo, Moikomi është duke punuar cdo ditë si përherë – Moikomi është Ministri i Përjetshëm i Kulturës Shqiptare, Europiane, dhe Botërore. Ai është kujdestari fisnik i Bibliotekës Njerëzore. Amen“.

15 komente në ““Baba, pse nuk u bëre pragmatist si të tjerët?”- Fjalimi prekës i djalit të Moikom Zeqos, ndërsa përcolli të atin”

  1. fierza says:

    Moikom Zeqo R.I.P
    nese babai i juaj do te degjonte duke i folur fjalet e zemers nga telefoni
    do te ishte quditur
    Per babain moikom fjalet duhet ti formuloje pa telefon
    nejse te rroni e ta kujtoni te madhin Moikom

    1. Totololi says:

      Mojkomi ndjese paste, po ky i biri shume i fryre e derr-derr me duket. Pak me teper thjeshtesi nuk do qe keq. Vleresimin dhe respektin per vepren e Mojkomit nuk mund ta reklamoj dhe imponoj i biri. Ajo nese eshte e madhe dhe vlefshme e vendos historia e jo i biri.

      1. Tutu says:

        Te vjen keq por duken si personazhet e Cajupit…sa shume e llastoni veten si familje… po gruaja e Miokomit nje personazh i korrupsionit makaber Durresak ( apo nuk e dinte Moikomi)…. po ty more djale bashke me motrat me ç’para ua pagoi shkollen jashte shtetit Moikomi….respektoje ikjen e tyteti…kjo sic behet per cdo baba tjeter…Moikomi jetoi sipas parimit Urte e bute e plot tiganin…u prehte ne paqe shpirti i atij burri…. po i dalte rakia egos te ketij karabushi te vogel …

    2. Erl Haxhilutaj says:

      Ore po keta Zeqot qenkan te gjithe idiote?! Se pari ky Moikomi dikur quhej Molotov Zeqo dhe theritej shkurt Tovi. Me shume finese e kishte perkufizuar z. Ilir Meta kur e kishte cilesuar se ne cdo periudhe historike Molotovi mbajti anen e duhur. Ne kohen e PPSH, u ngrit kunder kishave e xhamijave dhe I shkaterroi me themel, dhe per meritat u shperblye deri sa u be edhe sekretar I Komitetit te Partise ne Durres. Megalloman, mburracak dhe shume ziliqar, keto ishin tiparet e kohes se pare te Molotovit. Pas vitit 1990, e shfrytezoi, edhe talli njeherazi, Ramiz Alia dhe e beri deputet e minister. Meqe kishat filluan te ngrihen, edhe Molua, ju fut kalave e muzeve dhe I beri shoshe. E di muzeu kombetar cfare ka hequr nga Tovi. Bukur e vleresonte edhe Neritan Ceka, fliste per poezine e Molotovit dhe NUL opinione per te si arkeolog, se vetem arkeolog nuk ishte. Te birit mos I bini ne qafe, ku di ai cfare ka vjedhur Lida dhe sa ka thyer ajo, as sa ka grabitur Tovi dhe sa kisha e xhami ka perdhunuar ky Molotovi ne kohen kur qe djale me gjuhe por pa tru. I biri edhe ai megalloman, duket se cfare malli eshte. Uroj te mos e kete emrin Xhon, apo Farudin, apo edhe Ramazan, se per koqe, koqe ishte.

  2. Arian starova says:

    Me ne fund, po degjoj publikisht nje djale te ri shume te mencur. Vazhfo, ec ne rrugen e babait! Qendroji fort idealizmit tend megjithse jane kohe tejet te veshtira!
    Te lutem pranoji ngushellimet e mia per babain tend shume te nderuar!

  3. Tonini says:

    Respekt dhe vetem respekt,per Moikom Zeqon

  4. Populli says:

    …ai babai yt , nuk ishte gje tjater veçse nje idiot shkrimtar apo arkeolog me çi gjasme , po mamaja jote pse nuk mbante llagapin Zeqo por Miraj , dhe kur drejtoi urbanistiken ajo , nje arkitekte teper e pa afte ne kohen e Miri Hotit kryetar bashkie , sa “varfer” u bo ato 4 vjet ne Bashki Durres

    1. Xeni says:

      Ti ngjanë të jesh idioti dhe muti me i madhi i Shqipërisë. Ty dhe njerëzve si puna jote duhet jo vetëm me iu dhier në gojë por edhe me ua shkerdhyer të gjithë çfarë keni të gjallë dhe të vdekur.

  5. Doktoresha says:

    Te lumte! Babai yt meriton edhe shume me shume te thuhen per te! Sigurisht nuk ka problem te lexosh nga tel sepse emocionet bejne te harrosh , por sigurisht ndjenjat e juaja jane edhe me te forta se fjalet! U prefsh ne paqe Moikom!

  6. Stalker says:

    Boll me tam-tamet per Mojkomin, çfar megalomanie!!!

  7. Berti says:

    Ja pra nje tjeter çudi shqiptare me kete eulogji euforike .

  8. Tata says:

    I ndjeri kishte nje problem te vogel qe e eklipsonte vete ate: ‘Doni me per Belulin?’.
    Kaq.

  9. Gazetarja says:

    Popull Llafazan ! Ashtu si koha qe ka ardhur ….
    Respekte per Z. Starova. Zoteria eshte i njejte ne te gjitha situatat dhe per te gjithe qe vlejne e ne cdo kohe ! I nderuar qofshi dhe ju zoteri ! R.I.P. per Moikom Zeqo !

  10. Ardian says:

    Nejse ky vdiq por nik ka qene nje njeri i mire sepse po te ishte do kishte ardhur ndonjehere per te degjuar per ata femi qe i lane pa nene ky dhe ish shoferi i tij ne 1991 ne balldren te lezhes e shtypi shoferi i tij nenen time dhe veç shoferi i tij me familje paten ardhur prapa ngharjes disa here fillimisht por ky person edhe pse ka mbajtur poste te rendesishme kurre nuk ka denjuar te vije e te shohe se çu be me ata femije ne ate kohe dhe sot burra .Gjithsesi ndergjegja e tij eshte e piset keshtu qe nuk mund te gjej paqe as atje

  11. bojaxhi rilindas says:

    Nga Molotovi tek Epidamni dhe Pandora. Hajde te keqen se cfare megallomanie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje