SHIFRAT/ Beqaj: Ditën e premte u arrit rekordi i rasteve të reja me Covid-19 në të gjithë botën

20 Qershor 2020, 14:47Sociale TEMA

Deputeti Ilir Beqaj përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ditën e djeshme u arrit një numër rekord i rasteve të reja me Covid-19

“Dje, e premte, 19 qershor në të gjithë botën u arrit rekordi i rasteve të reja me Covid 19. 181 mijë raste të reja në ditë.

Që prej fillimit të pandemisë, dje:

Brazili kapërceu pragun e 1 milion të prekur;

Mbretëria e Bashkuar kapërceu pragun e 300 mijë të prekur;

Irani kapërceu pragun e 200 mijë raste të prekur; Kanadaja kapërceu pragun e 100 mijë të prekur.” – shkruan Beqaj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje