Ministrja Manastirliu: Nuk do kthehemi në izolim, por do shtohen rregullat dhe kontrollet

20 Qershor 2020, 19:38Sociale TEMA

Dhjetëra mjekë, infermierë dhe pacientë u infektuan me koronavirus brenda mjediseve të qendrës spitalore universitare Nënë Tereza nga një infermierë.

Referuar kësaj situate ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, ka pohuar se ky fenomen nuk është i pazakontë:

Duke qenë spitalet vende të ekspozuara është një fenomen e ka ndodhur dhe në vende të tjera ku ka lindur një infeksion i cili më pas për arsye të hetimit epidemiologjik dhe masave që janë marrë  është ndërprerë në kohë”.

Ministria kërkon nga bluzat e bardha në mënyrë kategorike të përdorin masat mbrojtëse gjatë ofrimit të shërbimit:

Mjekët, infermierët i disponojnë të gjithë materialet e mbrojtjes personale….ajo çfarë duhet është vetëm zbatimi i protokolleve të sigurisë në këto spitale”

Qendra spitalore universitare Nënë Tereza ashtu si edhe 42 spitalet e vendit do të vijojnë të japin shërbim për  çdo pacient, ndërsa testit për koronavirus do t’i nënshtrohen vetëm ata që kanë simptoma:

Kur një pacient kërkon të marr një shërbim shëndetësor por ka simptoma dhe është i dyshuar për Covid-19, atëherë atij i merret tamponi, vendoset në një dhomë të  izoluar me një staf të dedikuar i cili është i veshur dhe më pas, pas përgjigjes se tamponit vijohet me shërbimet e tjera. 

Në një epidemi çdo rast që të vjen përballë duhet menduar që mund të jetë rast që mund të mbart infeksionin e Covid-19, ndaj përgjigja ndaj këtij infeksioni është masat e mbrojtjes personale”.

Kthimi në izolim është një opsion që nuk mendohet nga komiteti teknik, por forcimi i rregullave dhe shtimi i kontrolleve po:

Kthim pas nuk do të ketë, por do të ketë një kontroll  të shtuar në të gjitha nivelet. Duke shtuar inspektimet në terren nga gjithë task forca anti-covid dhe gjithashtu dhe në spitalet tona për të mos ulur në asnjë moment vigjilencën”.

Për ministren e Shëndetësisë shtimi i rasteve menjëherë pas heqjes se kufizimeve lidhet me mos respektimin e  masave anti-covid, ndaj edhe apelon që të gjithë të jenë më të kujdesshëm.

1 komente në “Ministrja Manastirliu: Nuk do kthehemi në izolim, por do shtohen rregullat dhe kontrollet”

  1. Edlira says:

    Sa karagjoze dhe te pafytyre jeni!!! ?

    Ketej gjoja kerkoni respektim masash dhe distancim duke i lene njerezit pa transport publik,ketej keni hapur klubet e nates ku njerezit mblidhen me qindra afer njeri-tjetrit!

    Hajdeni ne Vlore o rilindas dhe shihini…mire ja beni ketij populli-dele!?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje