Nga Ylli Pata
Me rrëzimin e komunizmit, Shqipëria nuk pati institucione që do të rregullonin veprimin e medias së lirë dhe me opinione të ndryshme.
Pa asnjë ligj apo ndihmë nga institucionet, mediat shqiptare private, në atë kohë përgjithësisht nisma gazetarësh dhe botuesish-gazetarë vendosën të praktikonin disa mënyra vetërregullimi, ku kishte disa korniza që respektoheshin në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Fjala vjen, nëse një gazetë publikonte një opinion që i binte ndesh dikujt, atëherë ishte një rregull i pashkruar, por i zbatuar gjithmonë, që të botohej në të njëjtën hapësirë dhe formë, përgjigja e personit të prekur.
Gazetat kishin një linjë direkte me lexuesin nëpërmjet postës, ku shqyrtohej përgjithësisht lidhja me publikun, që gazetarët i kishin edhe si burim apo indicie të investigimeve.
Ky rregull u përdor më pas edhe nga televizionet, ku baza e gjithë rregullimit të medias ishte profesionalizmi i pranueshëm, nëpërmjet raportimit korrekt, të balancuar.
Por me daljen e mediave online në vend, shpërtheu një valangë e madhe shkrimesh apo njoftimesh ku u prishën disa rregulla bazë që krijuan traditë tek ne.
Siҫ ishin raportimi, etika, mos përdorimi i një gjuhe agresive, respektimi i të drejtës së autorit etj.
Pa asnjë skrupuj merren shkrime, bëhen copy paste, edhe kur janë autor, pra që përgatiten nga gazetari-prodhim, duke dëmtuar punën e tjetrit, por edhe përdoren njoftime, raportime që shkelin të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave, dhunohen edhe njëherë viktimat, duke i përgojuar nëpërmjet gjysmë gënjeshtrave etj. Ndërkaq, nuk ka munguar praktikimi i rregullt i lajmit të rremë, apo shpifjes.
Drejtësia shqiptare nuk ka traditë fare, apo ka një traditë të keqe të trajtimit nëpërmjet dhomës civile, të problemeve që lindin në këtë fushë, por tani ky institucion ndodhet i paralizuar edhe si pasojë e ristrukturimit.
Megjithatë, qeveria e përdori këtë defekt të pushtetit të katërt në vend për të bërë një ligj të keq, i cili merret kryesisht me faktorët e ndjekjes dhe e dënimit të fajtorëve, por jo duke e trajtuar në thelb.
AMA, një institucion që ka një traditë për rregullimin e medias audiovizive, u caktua që të ndjekë edhe shpifjen në median online. Kjo shkaktoi një zinxhir kundërshtimesh e protestash, deri edhe të organizatave ndërkombëtare të Medias.
Komisioni i Venecias, dërgoi një sërë rekomandimesh për të zgjidhur këtë ҫështje, por që kërkoi që të mos lejohet pa u trajtuar ndalimi i shpifjeve dhe mungesës së skrupujve nga portalet në vend.
Komisioni i Venecias ka kërkuar që AMA të funksionojë si një organ i pavarur dh eta trajtojë këtë ҫështje jo në mënyrë “policore” por ligjore dhe profesionale.
Komisioni rekomandon të bëhet një nivel gjobash i arsyeshëm dhe të trajtohet profesionalisht dhe të mos trajtohen si media blogerët personalë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend të enjten se mazhoranca do të trajtojë rekomandimet për t’i kthyer në ligj, por realisht nuk mund të bëhet një ligj për një fushë, pa të pyetur apo diskutuar mbi ata që operojnë në këtë lëmi, aq më shumë kur bëhet fjalë për një “pushtet” siҫ është media. Por atë realen, atë që ka kontribuar me vite në Shqipëri, duke qenë në një nivel ndërgjegjësimi më të lartë sesa politika, pasi ka pasur publikun, shikuesin apo lexuesin si referim.
Një media është publike jo vetëm kur është shtetërore, madje në Shqipëri është e kundërta, media private si për shembull Top Channel e të tjerë, janë kthyer në referenca morale e frymëzim shoqëror pasi kanë respektuar ekzigjencat e njerëzve.
Nuk mund të bashkohen bashkë uji i pastër me të pistin, rëndësi ka që të ndalohet kjo kulturë e frikshme mungesë skrupujsh që po e vret raportimin apo edhe opinionin e lirë mediatik në Shqipëri.(Shqip)
Titulli i shkrimit është kontradiktor. Nga viti 1991, fjala e lirë nuk është masakruar, veçse atëhere kur Berisha me SHIK-un të thyenin kokën dhe digjnin gazetat kur shkruhej kundër tyre. Me rritjen e mediave bythëlëpirëse të Berishës të cilat janë ende sot ato që vendosin për tregun e të gjithë mediave (të shkruara, vizive, online, social media etj), fjala e lirë nuk është penguar, përkundrazi është manipuluar dhe vazhdon të trullosë kokat e shqiptarëve me shpifje dhe denigrim. Prandaj, në Shqipëri nuk ka masakrim të fjalës së lirë, po ka masakrim të edukatës dhe detyrimet e shtypit kundrejt popullit. Për të mos harruar dhe çpërfytyrimin e gjuhës shqipe dhe edukatës qytetare. Duhet të vijë koha që ky perversitet politik dhe imoral të vihet nën kontroll.
Nje Media qe na servir:
Silikonin si Bukuri,
Nuditetin si mjet per te bere Fame,
Politiken si mjet per te bere Karriere, dhe
Vjedhjen si mjet per tu Pasuruar,
…. nuk i hyn ne pune as dreqit!
Kjo kopertine me keto foto, ne kujtesen tone na tregon se keto jane te paret qe e duan te shpifin per te tjeret dhe nuk pranojne per veten e tyre te shpifin. Nje kopertine shpifesash te ndyre ku kane perfituar dhe perfitojne nga paguesit e shpifjeve. Ytttt ndyresira. Plera.
Analize e percipte nga nje gazetar qe une e vleresoj dhe i jap te drejte ta trajtoje kete ceshtje; ndryshe nga shume te tjere, qe nuk e meritojne ta trajtojne kete ceshtje. Ne kete kuader edhe nje pseudoshoqate -Unioni Gazetarve, eshte kryeturpi i moralit te medias. Them qe eshte analize e percipte, sepse flitet sikur eshte fjala vetem per median online, nderkohe qe problemi kryesor eshte me mediat TV, ku emisione te caktuara, te zonja per te vjedhur sigla te huaja si 360 grade , Tempora , apo Opinion etj, jane turpi i gazetarise. Nje analize e plote ka nevoje per te dhena mbi besueshmerine apo moralin e emisioneve / moderatorve permes sondazheve. Nuk ka asnje te tille nga Unioni Gazetarve apo staticiene te vecante. Autori ka harruar te permend, qe ne vitet e para te shtypit/medias se lire, funksiononin edhe Bordet e Etikes ; asnje fjale edhe per veterregullimin e medias….Gjithcka ne dore te “oligarkeve” qe financojne keto media. Jane dhe disa emisione te mengjezit, ne frymen e “zerit te masave”, ku cilido debil mund te vjell dhe shaje pa asnje kufizim. C’te thuash me shume ?
Lerini te lir mer amon te shpifin genjejn sajojn dhe te ofendojn te tjeret kta mostrat pa moral te gazetaris dhe tv ve , se nuk rrin dot pa shar sajuar shpifur e denigruar kta plera ky llumi llumit , me kte stil kan 30 vjet qe han buk ne kto tv muti dhe gazetari muti ku marin pjes .
shpifja nuk ka te beje me fjalen e lire
Per mua eshte e e çuditshem se, disa njerez te medias (sidomos ata te djathtet e Saliut),pranojn shpifjen sikur te jet nje gje e ligjshem.Shpifja eshte shpifje ku bazohet ne nje te pavertete dhe kjo e pavertete duhet te denohet se, nuk paraqet realitetin.Llafezanet,dhe te korruptuaret e mediave, qe mbrojn te korruptuarit politike,duan te lejohet shpifja, qe ata me shpifjet e tyre te rrezojn qeverine.Por kjo rendon te vet ata se krijojn mosbesim.Posht shpifje.! Lart e verteta!
4 plehrat e gazetarise shqiptare.
Me mire se tani ska per te qene fjala e lire,,,,ketu kemi qene edhe me pare,,,,duhet ligj i forte kunder maskarenjeve mashtruesve dhe genjeshtareve
Vetem Top-Chanel eshte serioz dhe profesionist qe punon paster dhe per ceshtje kombetare kur kanalet “sqolla”merren me kush cift u nda dhe kush aktor tradheton dashnoren.
Nuk kemi nevoje per nje ligj qe te ndale masakren e “Fjales se Lire”, por kemi nevoje per nje ligj qe te ndali “Masakren e genjeshtres ndaj njerezve te lire”.