COVID-19: Nesër përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, por mund të shtyhet vetëm në zonat bregdetare

22 Qershor 2020, 09:27Sociale TEMA

 Nesër më 23 qershor përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, e cila u shpall për shkak të pandemisë së COVID-19.

Që prej muajit mars vendi ka qenë nën masa të rrepta sigurie, të cilat u shoqëruan me kufizim të liri-daljes, mbylljen e kufijve,  mbylljen e  bizneseve, shkollave dhe transportit publik.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall më 24 mars, ku në vend u shënuan edhe viktimat e para nga COVID-19. Teksa numri i viktimave dhe të infektuarve rritej, Kuvendi vendosi  shtyrjen e saj me dy muaj, deri më 23 qershor.

Ndërkohë, vendimi për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore u kundërshtua nga opozita. Kjo e fundit e quajti një plan djallëzor të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, për të vijuar me tenderat sekret dhe për të kontrolluar qytetarët.

Por, muajin e fundit qeveria ka lehtësuar masat për COVID-19. I vetmi sektor që është ende i mbyllur është transnport publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje