Dy vellezer jane arrestuar nga policia e Kukesit, pasi akuzohen se kane abuzuar seksualisht me nje vajze 20-vjecare nga Kosova.
Policia e Kukësit bën të ditur se në pranga u vunë vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç banues në fshatin Lojme të Kukësit.
“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj“, thuhet në njoftimin e policisë”- ben me dije policia.
Sipas saj, materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.