Ndërron jetë kreu i Partisë Demokratike Krujë, ka drejtuar disa mandate me radhë

21 Qershor 2020, 13:05Sociale TEMA

Kreu i Partisë Demokratike në Krujë Reshit Melika ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt kardiak.

Mësohet se Melika ka mbyllur sytë në moshën 61-vjeçare.

Melika ka mbajtur postin e kryetarit të PD të kësaj bashkie për disa mandate me radhë, ndërsa më vonë ka qenë edhe nënkryetar për 2 mandate.

Ai ka pasur disa funksione në kryesinë e Partisë Demokratike të Krujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje