Presidenti amerikan, Donald Trump hapi portën për një takim me homologun venezuelian, Nicolas Maduro, duke minimizuar peshën e kundërshtarit të tij, Juan Guaido, sipas një interviste të publikuar në faqen informative Axios.
Venezuela po përballet që prej 23 janarit 2019 me një luftë për pushtet me Juan Guaido, president i Asamblesë Kombëtare që u vetëshpall në atë kohë president i përkohshëm në përpjekje për të rrëzuar Maduron, në një kohë kur presidenti socialist fitoi një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita dhe dënuar nga komuniteti ndërkombëtar si zgjedhje të parregullta.
Rreth 60 vende, të udhëhequra nga SHBA-ja e njohën Guaidon, por Kina dhe Rusia e mbështetën Maduron, regjimi i të cilit është subjekt i sanksioneve nga Uashingtoni.
Megjithatë, Trump theksoi se ishte ishte i hapur për një takim.
“Ndoshta unë mund të mendoja për këtë (…), Maduro do të donte që ne të takoheshim. Dhe unë kurrë nuk jam kundër takimeve – ju e dini, unë rrallë i kundërshtoj takimet”, theksoi ai.
Ky u takua dy here edhe me Kim’in e Korese se Veriut ! Po rezultati (?!) Qytetari