FOTOT: Fundjavë në Berat Turistët bjellorusë vizitojnë muzeun “Onufri”

22 Qershor 2020, 12:15Turizëm TEMA
FOTOT: Fundjavë në Berat Turistët bjellorusë vizitojnë

Një grup turistësh bjellorusë por dhe shumë vizitorë vendas dhe të huaj vizituan të dielën Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, në Berat.

Ata zgjodhën të kalojnë fundjavën në Berat, i cili vijon të mbetet destinacion i rëndësishëm edhe në këtë periudhë.

Shqipëria ishte destinacioni i parë për këtë sezon i 189 turistëve bjellorusë, të cilët mbërritën nga Minsku, në 12 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Turistët po shijojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri, duke frekuentuar plazhet e jugut si dhe duke vizituar monumentet e kulturës.

Bregdeti i mrekullueshëm, temperaturat e larta, peizazhet e larmishme natyrore, natyra e virgjër, kulinaria…etj, janë vetëm disa nga atraksionet turistike të vendit tonë, që kanë joshur 189 vizitorët nga Bjellorusia të udhëtojnë drejt vendit tonë.

Çarteri turistik erdhi me kompaninë “Belavia”, linja ajrore kombëtare e Bjellorusisë. Me çeljen e sezonit turistik, pritet që Boeing 737-800 të realizoj udhëtime të tilla turistike dy herë në javë, të martë dhe të premte.

2 komente në “FOTOT: Fundjavë në Berat Turistët bjellorusë vizitojnë muzeun “Onufri””

  1. Poko says:

    Keto bjelloruskat me kujtokan ato vite kur nuk kishim buke por hanim simite.

  2. Eagle says:

    Krypidh jane keto femrat e republikave te ish bashkimit sovjetik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje