Arben Meçaj ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe pjestar shumë aktiv i Lëvizjes së Dhjetorit 1990.
Madje ka qenë pjesë e takimit të famshëm të studentëve dhe pedagogëve më presidentin e asaj kohe Ramiz Alia.
Teksa ka marrë një mesazh nga një militant demokrat ai e falënderon që ky i fundit e kujton ende themeluesin e PD në Pogradec ka një përgjigje epike ndaj tij.
Përmes një postimi në rrjetin tij social Facebook Mecaj i kthen përgjigje militantit Klement Vesho teksa i kujton se 16 nga 19 anëtare të kryesisë së PD ishin sigurimsa në vitin 1994.
“Përgjigje e sinqertë ndaj një militanti të mirë PD-ist.
Kliment Vesho
Përshendetje Kliment! Të mirëkuptoj sa shpreh. Po me 6 Janar 1991 Unë së bashku me Ju çamë diktaturën në Pogradec. Nga ajo ditë askush nuk ka fol për atë Akt.
PD Pogradec 30 vjet ka festuar 6 Janarin, ke qenë dhe ti besoj, Por Arben Meçaj JOOOO.!!?? Përse. Ti s’ke pyetur ndonjëherë.
E nëse do një përgjigje, sa për nxehje. Në 1994 nga 19 anëtare të kryesisë PD Pogradec 16 ishin Baskëpunëtorë.
Nëse do më të jap dhe sa ishin në Kryesinë e PD Tiranë. Dhe këta monstra shpërbënë atë që ne bashkë realizuam në 6 Janar 1991.
Rrofsh që më kujtove, dhe që me frymëzove që ka njerëz që mbajnë mend Themeluesin e PD Pogradec”, shkruan Mecaj.
…sa mire e kujtove themelimin e pd ne pg po te kishe treguar edhe per djegiet dhe zjarret qe vute, ti e Azemi nga mokra e poshteme e deri sa dolet ne pg ku themeluat edhe te famshmen pd tuajen. Flisni edhe per keto, mund te mos kesh qene spiun por iu bashkove pa hezitim zjarrvenieve, tani dukesh i penduar qe u bere edge ti shpellar; por prape me mire vone se kurre, ke pjekurine e nevojeshme dhe nuk mund te bashkejetosh me rrumpallen shpellare e anarkine haxhiqamiliste. Ke vlera per kete.
Sali Berisha ishte nje komunist fanatik qe te bente gjemen.Kishte gjithe ato privilegje.Gramoz Pashko Genc Pollo ishin nga familje te privilegjuare.Mjere komunistet e ndershem qe jetuan gjithe jeten me modesti dhe moren gjithe barren e pislliqeve qe kishin bere komunistet e tipit Berisha.
Partia demokratike ( marksist – leniniste) me ne krye
“Penicilinen” , komunistin 24 karat Sali Ram Sheqere Berisha edhe sot eshte tumllas me ish baskepuntore te sigurimit te shtetit.
Po ti o Mece kur e paske ditur se ishin te tille pse rrije me ata?Ju bashkove llumit qe ishin bashkepuntore te sigurimit per servilizem dhe nga frika po qe i sherbyen serbit dhe grekut se dogjet Shqiperine.