Shikoni Vjosa Osmanin për të kuptuar Edin dhe Lulin

22 Qershor 2020, 13:37Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Nëse doni të dini paraprakisht se çfarë efekti kanë listat e hapura për shoqërinë, nuk ka nevojë të lodheni shumë.

Shikoni Vjosa Osmanin në Kosovë dhe e keni marrë përgjigjen.
Më shumë se tek meritat ndividuale apo konteksti politik, fuqia e saj qëndron tek mundësia që të jep sistemi zgjedhor për të qenë në garë. Është pikërisht kjo arsyeja se pse ajo e ka pritur me aq shkujdesje lajmin për shkarkimin prej të gjitha funksioneve politike nga partia e saj.

Këtu gjendet edhe shpjegimi i atij rezultati që praktikisht e ka ndarë LDK-në në dy gjysma, gjë që është e papërfytyryeshme të ndodhi në secilën prej partive politike në Shqipëri.
Nuk ka ndodhur ndonjë magji në Prishtinë dhe as kosovarët nuk kanë ndonjë dhunti demokratike më shumë se shqiptarët e këndej kufirit.

Thjesht Vjosa Osmani ka pasur mundësi të tregojë se vlen në zgjedhjet e fundit dhe se askush nuk e ndalon atë që ta bëjë të njëjtin ushtrim, sa herë të ketë votime në Kosovë.

Ndaj edhe asaj nuk i bën fare përshtypje humori i Isa Mustafës, i cili një ditë e kandidon për kryeministre në emër të LDK-së, kurse ditën tjetër dëshiron që ajo të mos jetë as anëtare partie fare.

Sepse Vjosa Osmanin e mbron fakti që mund ta ketë emrin e vet në fletën e votimit, sa herë të dëshirojë, në çdo rast që ka zgjedhje në Kosovë. Gjë që në Shqipëri nuk ndodh, për shkakun e vetëm se zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama duan ta mbajnë peng gjithë Shqipërinë përmes listave të mbyllura, në funksion të pushtetit të tyre personal.

2 komente në “Shikoni Vjosa Osmanin për të kuptuar Edin dhe Lulin”

  1. ppa says:

    Shume mire, por ke folur per veten, nderkohe qe Ti nuk je apo ishe fryme e re ne PD, sepse ke qene figure me rendesi ne strukturen e PD. Te deboje Luli. E megjithate edhe kjo me fryme te re, duhej te provohej ne qeverisje. Ke bere analogji krejt jashte kontekstit.

  2. Ago Hazizaj says:

    Po Vjosen Isa e prezantoi si kryeministre e ardheshme, prandaj mori vota, por kur te dali e pavarur do ta shikoi sa vota do mari.
    Jane ujqer te vjeter keta furbot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje